Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: PRAPASKENAT! Si u sajua vrasja e një politikani të njohur shqiptar për të zbuluar spiunin
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > PRAPASKENAT! Si u sajua vrasja e një politikani të njohur shqiptar për të zbuluar spiunin
Aktualitet

PRAPASKENAT! Si u sajua vrasja e një politikani të njohur shqiptar për të zbuluar spiunin

Last updated: December 5, 2021 17:39
7 Min Read
SHARE
Banner

Një grup kriminal në Belgjikë që operonte në kultivimin dhe shitjen e lëndëve narkotike përdori një anëtar me origjinë shqiptare për të zbuluar informatorin e policisë, duke sajuar një “plan” për vrasjen e një politikani shqiptar në Bruksel, që rezultoi të ishte i rremë.

Hetimi i një informacioni të përcjellë nga Antiterrori në praverën e vitit 2018 pranë ish-Prokurorisë për Krime të Rënda, ku ngriheshin dyshime për planifikimin e ekzekutimit të një politikani shqiptar gjatë një vizite të tij në Bruksel, zbuloi se gjithçka ishte një sajesë e disa trafikantëve për identifikuar informatorin e policisë belge brenda grupit të tyre.

Megjithëse kjo ‘taktikë’ u ka dhënë sukses, pasi informatori është dekonspiruar, por anëtarët e grupit që kultivonin dhe shisnin lëndë narkotike në Belgjikë, janë zbuluar nga autoritetet vendase.

Në kërkesën për pushim të procedimit penal të regjistruar në dhjetor të vitit 2019 që Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka dërguar në gjykatën respektive, sqarohet se hetimi i kryer për një informacion për planifikimin e një atentati ndaj një politikani shqiptar ka qenë “karremi” për të mbërritur tek bashkëpunëtori i policisë që ishte infiltruar brenda një grupi kriminal që kultivonte dhe shiste lëndë narkotike.

Shërbimet e Antiterrorit në Drejtorinë e Policisë së Shtetit Tiranë, i kanë dërguar më 21 maj të vitit 2018 ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda informacionin në lidhje me planifikimin e vrasjes së një politikani shqiptar. Sipas informacionit, personi që po planifikonte këtë ngjarje kriminale ishte shtetas belg, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë të dhënë rreth identitetit të politikanit shqiptar.

“Konkretisht, shërbimet e policisë gjyqësore kanë informuar se personi me emrin A.D, lindur më 12.02.1978, me shtetësi belge dhe mbajtës i pasaportës së shtetit të Belgjikës, me Nr.xxxx, i parregjistruar në rregjistrin kombëtar të gjëndjes civile në Shqipëri, është shprehur se, në fund të muajit maj 2018 do të realizojë vrasjen e një politikani shqiptar në Bruksel”, citohej në informacionin e mbërritur të prokurori.

BIRN siguroi një kopje të kërkesës për pushimin hetimeve nga SPAK, pas një kërkese për të drejtën informimi drejtuar Prokurorisë Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Shtetasi belg me origjinë shqiptare është shprehur se do të paguhej në shumën 200 mijë euro për kryerjen e kësaj vrasje. Antiterrori ka ngritur dyshimet se A.D. mund të ishte në rolin e ndërmjetësit dhe se porositësi i atentatit mund të ishte në Shqipëri.

“[…]Sulmi mund të kryhej ndaj politikanëve shqiptar duke përfshirë edhe deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, i cili do të shkonte në Bruksel në datën 18.05.2018”, citohej në informacion mbi bazën e të cilit është rregjistruar proçedimi penal për kryerjen e veprave penale “vepra me qëllim terroriste” dhe “organizata terroriste”. Ndërkohë, procedimi nuk është regjistruar për ndonjë emër konkret.

Nga hetimi i kryer ka rezultuar se shtetasi A.D nuk ka pasur shtetësi shqiptare, por vetëm shtetësinë belge. Prindërit e tij rezulton se kanë banuar në zonën e Matit dhe në vitet 1960 janë arratisur nga Shqipëria duke fituar azil pas tetë vitesh në Belgjikë.

Pasi oficerët e Antiterrorit kanë komunikuar me oficerin ndërlidhës së policisë belge në Tiranë, kanë mësuar se po në maj të vitit 2018, pak ditë pas sigurimit të informacionit, është zhvilluar një operacion për goditjen e një grupi kriminal në Belgjikë, ku bënte pjesë edhe A.D.. Gjatë kontrolleve të kryera nga policia belge janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri si dhe një parcelë me bimë narkotike të llojit cannabis sativa.

Në lidhje me informacionin për panifikimin e vrasjes së një politikani shqiptar, është sqaruar se ka qënë një sajesë që është bërë nga një anëtare e grupit kriminal me qëllim për të mësuar se kush ka qënë informatori i policisë belge në këtë grup. Gjithashtu, oficeri ndërlidhës i policisë belge ka informuar se në këtë rast informatori ishte dekonspiruar.

Bazuar në këtë informacion, SPAK ka konkluduar se nuk ka pasur asnjë rrezik për sulme ndaj politikanëve shqiptarë nga A.D. dhe anëtarët e tjerë të kërij grupi kriminal, aktiviteti të cilëve ka qenë në drejtimin e prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike, si dhe në grabitje të lëndëve narkotike.

Shërbimet e Antiterrorit kanë kryer edhe një vlerësim mbi informacionet për planifikimin e atentatit, por gjithçka ka rezultuar e rreme.

“[…]fakti i pretenduar në momentin e fillimit të hetimeve paraprake se shtetasi A.D, me shtetësi belge, ka planifikuar vrasjen e një politikani shqiptar në Bruksel që do të kryhej në muajin maj të vitit 2018, kundrejt marrjes së një shume monetare, është i pavërtetë dhe nuk ekziston”, konkludon SPAK dhe ka vendosur të kërkojë pushimin e çështjes pas një viti hetimesh, në dhjetor të 2020-ës.

Kjo nuk është hera e parë që në organi akuzës heton informacione për vrasjen e një politikani shqiptar. Në mars vitin 2015, ish-deputeti Tom Doshi deklaroi publikisht se kishte marrë informacion nga kolegu i tij Mark Frroku për një tentativë për vrasje ndaj tij dhe një deputeti të Partisë Demokratike, Mhill Fufi. Sipas Doshit, porositësi i atentatit ishte Presidenti Ilir Meta. Meta mohon akuzat.

Megjithatë, edhe në rastin e “Doshit” akuzat rezultuan të rreme. Pas hetimit 3-javor mbi deklaratat publike të zotit Doshi, ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda urdhëroi arrestimin e tij dhe të ish-deputeti Mark Frroku. Pas hekurave përfundoi dhe Durim Bami, një personazh me të shkuar kriminale nga Fushë Kruja. Në vitin 2018, Frroku dhe Bami u dënuan për kallëzim të rremë, ndërsa Doshi u shpall i pafajshëm. /Birn

 

Rekord në historinë e Aeroportit të Tiranës, mbi 60 mijë pasagjerë në 24 orë
Zjarri në hotelin “Brooklyn” në Vlorë, ndërron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie në 85% të trupit
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
“Jam Bashkim Ulaj, më sill 100 mijë euro”, të rinjtë mashtrojnë kambistin përmes AI
Mbi 31% interesi i kredisë, por IUTE ankohet se mediat po i largojnë klientët
TAGGED:vrasje

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Çfarë sinjali priste Donaldi? Zbulohet e vërteta e “mesazhit” që do t’i dërgonte Bora Zemani(FOTO)
Next Article Atdheu flet për raportin Bora-Donald: Do lidhen kur të dali jashtë, para dashurisë asnjë femër s’është e fortë

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Dj Gimbo në zi, humb personin e shtrenjtë të familjes
Të famshëm
September 2, 2026
Beatrix Ramosaj ngre alarmin për përndjekësit: Mbi 200 profile false më ndjekin prej vitesh
Të famshëm
September 2, 2026
Kida i jep fund beqarisë, kurorëzon dashurinë në një ceremoni në Romë
Të famshëm
September 2, 2026
Parashikimi i motit për sot, ja sa do të jenë temperaturat
Moti
September 2, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

Iute Albania fitime kolosale në Shqipëri, nuk do i besoni shifrat

August 23, 2026
Aktualitet

‘Ishim 7 veta, dikush na u afrua dhe ofendoi njërin nga nëna’, dëshmia e shokut të portugezit të vrarë në Ksamil

August 22, 2026
Aktualitet

U godit nga helika e gomones, përcillet sot për në banesën e fundit 22-vjeçari shkodran

August 22, 2026
Ekonomi

Kredo.al 11-fishoi brenda vitit shpenzimet për TIK, dyshime për një skemë të ngjashme me rastet Bankers dhe AKSHI

August 22, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?