Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Rrëfimi drithërues i Rifanit, nga aksidenti i rëndë, tek i burgosuri që i shpëtoi jetën
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Rrëfimi drithërues i Rifanit, nga aksidenti i rëndë, tek i burgosuri që i shpëtoi jetën
Aktualitet

Rrëfimi drithërues i Rifanit, nga aksidenti i rëndë, tek i burgosuri që i shpëtoi jetën

Last updated: July 24, 2020 20:11
11 Min Read
SHARE

Nga Klara Murra

Sa shumë që flitej për atë qytet, çdo ditë edhe më shumë. Për fatin e keq ato që thuheshin nuk ishin fort të bukura dhe kisha nevojë të flisja me dikë, dikush i cili e kishte ndjerë nga pranë.

Duke ecur nëpër rrugicat e ngushta të të ashtuquajturit Qyteti i Ri në Bulqizë, të cilat kufizoheshin mrekullisht nga e gjelbra e malluar, përpara m’u shfaq një shtëpi e gurtë, dykatëshe, e cila ishte prone private e Rifanit.

Lexo edhe:

Nderimi i Lasgush Poradecit në Vjenë ndez polemika, e bija denoncon përjashtimin nga ceremonia zyrtare
Ndërron jetë aktori i njohur Fitim Makashi, babai i Redon Makashit
Shiste veshje me logo false, arrestohet ish-konkurrenti i Për’puthen
Tërhiqet nga tregu qumështi “Aptamil”, që përdoret për foshnja! Është toksik

Dallonte nga të tjerat, ishte e veçuar, e sistemuar dhe se ç’më jepte ndjesinë e një shtëpie krenare, nga ato që shikon nëpër filmat e vjetër shqiptarë.

Demo

Iu afrova pragut të derës së drunjtë, vende-vende dukej si e kalbur, thua që kishte shekuj që qëndronte ashtu në këmbë. Trokita e duke drejtuar trupin, prita që dikush të më hapte portën e kaftë.

Nuk vonoi shumë dhe para meje u shfaq një burrë që mendova se i kaluar me siguri të 60-tat. Ishte ‘heroi i heshtur’ i galerive të minierave të Bulqizës, Rifan Melani.

Nëse e shikon nga larg, duket një burrë i mbajtur dhe shumë fisnik, thua që ka punuar gjithë jetën në zyrat e shtetit. Me bark të madh dhe i gjatë rreth 1.70 cm.

Më zgjati dorën dhe me një gjest që më la të kuptohej se po më ftonte të bujtja, hyra brenda.

Aty pa u ulur mirë në një karrige të drunjtë, që me shumë siguri i përkiste periudhës së komunizmit, një zë i plotë dhe kumbues u dëgjua: ‘Mirëserdhe o trim’ – si për faktin që një burrë tradicional dhe krenar dibran mund ta pranojë pak me vështirësi që interlokutor në bisedë të ketë një femër, apo ndoshta si një dëshirë e fshehur në subkoshiencën e tij për të pasur përballë djalin që nuk e pati kurrë.

Teksa edhe ai u rehatua dhe u zhyt në kolltukun e tij, sytë më shkuan në tavolinën që qëndronte aty midis nesh. Bishta duhani të dredhur vetë, një kafe, telekomanda e televizorit dhe një palë tespihe.

‘Ç’e mirë të solli në shtëpinë time?’. E ashtu ngadalë fillova t’i tregoja se ndodhesha aty për të dëgjuar mbi historinë e tij. ‘Po rruga si të shkoi’?, – më pyeti.

E ndërsa po i përshkruaja për udhëtimin deri në shtëpinë e tij, sytë më nguliteshin te fytyra e minatorit. Ishte i shëndetshëm por me shenjat e jetës në fytyrë, pasi lëkura doemos nuk mund t’i shpëtonte peshës së viteve që minatori kishte mbajtur mbi supe.

‘Kam punuar 23 vjet në minierë, thuajse gjysmën e jetës. Nuk jam i pishmanit për asnjë ditë pune. Gjer në vetëmohim punonim.

Fundja ashtu ishte koha’ – e aty ndërpreu atë çka po thoshte duke i kërkuar ‘plakës’, ashtu siç ai e quante që të vinte dhe të më takonte. Pa vonuar, ashtu nxitimthi hyri brenda. Ishte e shoqja, Nazmija, një grua e fisme, që siç më tregoi punonte sanitare. Ata nuk kanë fëmijë. Rifani ka vetëm gruan dhe miqtë e tij, të cilët e trajtojnë atë sikur të ishte vëllai i tyre.

‘Puna në minierë shkon në afërsi të vetëmohimit, në atë punë norma ishte kryefjala e gjithçkaje. Kurrë nuk e kam pasur frikë vdekjen, derisa duke punuar në minierë më mori uji dhe më përplasi pas shkëmbinjve të galerisë’ – nisi të më thoshte pasi po dridhte një fletë cigare të tejmbushur me duhan, aq sa po plaste letra e cila e mbështillte.

‘Ishte 22 shtatori i vitit 1973. Ndodhesha në Pusin numër 2, Unaza e Pusit 3. Ishim një grup minatorësh dhe po punonim me makineri suedeze ‘Dimak’. Na kishin lënë si detyrë që të bënim një pus më përmasa 1 metër e gjysmë me një metër e gjysmë.

Por në momentin që gërmohet nuk mund ta llogarisësh kurrë sesa do të shkojnë përmasat sepse gurët çahen e në këtë mënyrë u gjetëm në një situatë shumë të rrezikshme.

Na kishin lënë si detyrë që të nxirrnim jashtë 10 vagonë me krom. Pasi mbushëm 5 të tillë, s’kishim ku ta merrnim pjesën tjetër, e në këtë mënyrë filluam të gjuanim me gurë në tavan që të binte material nga lart. Pasi gjuajtëm disa herë, shpërthen një sasi aq e madhe uji, sa mua më largoi 145 m nga vendi i punës, ndërsa mikun tim Latif Kurtagën, më thanë se e kishin zënë gurët, nuk e pashë më kurrë’.

Teksa Rifani vijonte të fliste, hije imagjinate ma rrëmbenin vëmendjen e nisja të zhytesha në ato çka kisha dëgjuar për minierën. Fundja Bulqiza të ofron histori që s’janë dëgjuar kurrë më parë, ka histori që do të vdesin bashkë me personin që i ka përjetuar.

Me syzet vënë, Rifani më tregon se e gjithë jeta e tij ka qenë një luftë. Zoti nuk i dha fëmijë por ai është kujdesur për bashkëshorten sikur të ishte gjëja e tij më e çmuar dhe tregon se asaj nuk i ka munguar kurrë asgjë. ‘Sinjali i alarmit kishte rënë. Kolegët po më kërkonin për të më nxjerrë në sipërfaqe.

Kisha marrë plagë të rënda në fytyrë dhe në të gjithë trupin. Isha i vetëdijshëm, por e ndieja veten të rëndë, mezi merrja frymë’.
Kur Rifani transportohet në Spitalin e Bulqizës, aty nuk ndodhej asnjë nga kuadrot, pasi ata ishin në zbor. Nën mbikëqyrjen e infermieres Shqipe Lika dhe Kadrie Abedini, merret nga burgu i Burrelit një i burgosur i cili kishte punuar si mjek por nuk dihej arsyeja se pse ishte në burg.

Ai quhej Xhelal Dizhgiu. ‘Njërin sy e kisha të hapur pasi tjetri më ishte copëtuar nga përplasja. Shoh një burrë më trup të mesëm, i cili ishte i veshur me rroba ngjyrë kafe. Vetëm nga ngjyra e kuptova që ishte një i burgosur dhe pyesja veten çfarë po kërkonte ai në sallën e operacionit. Infermiere Lika më tha që është i burgosur me profesion doktor.

Aty për një çast mendova se ndoshta s’do dilja më gjallë nga salla e operacionit’.
Aksidenti e ka lënë Rifanin më pasoja shumë të rënda në mushkëri. Gjatë përplasjes ai ka rënë me bark në gurë dhe ka pasur hemorragji të brendshme, pasoja që reflektohen edhe sot. ‘Kam qëndruar 10 ditë në spital, me komplikacione dhe dëmtime shumë të mëdha në mushkëri dhe në kokë.’

Aksidenti i Rifanit dhe mikut të tij të ndjerë ndodhi nga pakujdesia dhe detyrimi për të kryer normën. Siç tregojnë edhe punëtorë të tjerë që kanë punuar gjatë diktaturës, shpërthimet nuk bëheshin më eksplozivë por me mjete primitive. Nuk kanë qenë as kushtet e përshtatshme për të punuar.

Minatorët ecnin 160 metra duke u kapur nëpër tuba, ndërkohë që poshtë këmbëve të tyre nuk dukej asgjë, veç errësirës.
Pas aksidentit, Rifani duhej të rrinte në shtëpi dhe mos futej më në galeri. Asokohe ai ishte 24 vjeç. Edhe pse mori 2 muaj raport dhe mjeku e këshilloi mos punonte më kurrë dhe të merrte oksigjen me pompë 3 herë në ditë, Rifani hyri sërish në galeri sepse kjo ishte e vetmja mënyrë që ai të siguronte të ardhura për të jetuar.

Punoi deri në vitin 2004 dhe gjatë kësaj kohe bëri dhe një tjetër aksident në Pusin e Thellë, kur ishte brigadier. Sot merr pension të plotë. ‘Ishte fati im që shpëtova më aq. Atëherë ishte më ndryshe. Sot i shfrytëzojnë në maksimum njerëzit e shkretë. Shteti hesht se ka dorë në gjithçka, i kanë kthyer minierat private, nuk i zbulojnë rastet e aksidenteve.

Para disa kohësh gjetën një të aksidentuar në minierë, e morën për ta mbytur vetëm që mos merrej vesh. Ai që e mori detyrën përsipër, kur e nxori në sipërfaqe e pa që ishte fisi i tij dhe nuk e mbyti dot. Di gjë media për këtë? Flet shteti për këtë? JO!’
‘Minator në diktaturë, minator në demokraci’, vazhdoi të thoshte plogësht ‘heroi i heshtur i minierës’, Rifani.

Nuk e vazhdoi më gjatë. Mendoj se e ndërpreu shikimi i përqendruar në dritaren e cila e kishte pamjen buzë rrugës ku po luanin disa fëmijë. Kishte kaluar goxha kohë, ora kishte ecur pa e kuptuar e terri i mbrëmjes po përhapej dalëngadalë mbi qytet.

Teksa më përcillte, ashtu me zërin e ulët, gati të mekur nisi të më thoshte: ‘Mirë ne, se ashtu ishte koha, iu bëmë haram jetës, por shpresoj të jetë më mirë për këta të rinjtë e fëmijët e sotëm… Keq, më vjen shumë keq që tashmë, edhe pse kanë kaluar dy sisteme, ndiej të njëjtat dhimbje në plagët që kam marrë në minierë’, e mbylli fjalinë ‘heroi i heshtur dhe krenar’ Rifan Melani, tashmë 70 vjeç.

Zgjidhni mësuesin më të mirë vitit, tre vendet e para do të marrin me vete nga një çmim nga fondacioni “Mirash Ivanaj”
Policia tha se 14-vjeçari qëlloi efektivët me gurë/ Reagojnë prindërit e të miturit: E dhunuan, ai po shikonte për kanaçe te koshat
DETAJE të TRISHTA, si ndërroi jetë vajza e mitur e futbollistit të Tiranës: Ra nga krevati…
Kursi i këmbimit/ Sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja?
Skandali kriminal/ Raiffeisen Bank fshehu paratë e Bankers, që shteti të mos mblidhte dot detyrimet
TAGGED:Bulqizehistori

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Orinda hyri mes Xhemit e Arbanës dhe plasi xhelozia mes mikeshave(FOTO)
Next Article Kthjellime dhe vranësira, si do të ndryshojnë temperaturat ditën sotme
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

As në të 20-at, as në të 50-at – Kjo është mosha kur jemi vërtet të lumtur
Kuriozitete
February 1, 2026
Debati me Rogertin pasi i kujtoi vëllanë e ndjerë të Gjestit, ja cili ishte reagimi i Gimbos
Të famshëm
February 1, 2026
“Do sigurohem ta lëshoj para se..”/ Selin dhe Miri ndajnë ‘rrugët’? Përballja e fortë me banorët pas shfaqjes së klipit
Të famshëm
February 1, 2026
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
Moti
February 1, 2026

Lexo edhe:

Sociale

Ndryshon taksa e makinave, ja kush përjashtohet nga pagesa sipas udhëzimit të ri

January 23, 2026
Aktualitet

A i është sekuestruar telefoni kryepolicit Ilir Proda? Reagon për herë të parë SPAK

January 23, 2026
Aktualitet

Dosja e hakerimit të SPAK/ Kush janë zyrtarët në grupin e WhatsApp-it që shpërndanin materialet

January 23, 2026
Aktualitet

Elektriçisti hero që rrezikoi jetën mes stuhisë dhe reshjeve të dendura të dëborë!

January 22, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?