Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Tufa me lekë plot nëpër tavolina, policia bastis disa biznese në Tiranë, arrestohen 5 persona
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Tufa me lekë plot nëpër tavolina, policia bastis disa biznese në Tiranë, arrestohen 5 persona
Aktualitet

Tufa me lekë plot nëpër tavolina, policia bastis disa biznese në Tiranë, arrestohen 5 persona

Last updated: November 13, 2021 13:52
4 Min Read
SHARE

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e pesë personave gjatë operacionit policor “Fati i lojërave”. Vihen në pranga 5 shtetas, procedohen 2 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sekuestrohen shuma të konsiderueshme parash 11 njësi kompjuterike, lëndë narkotike kanabis, 10 aparate celular dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Lexo edhe:

Dita e 39-të e protestës, kritika nga protestuesit për 4 milionë eurot për koncertin e Kanye West
SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë, urimi i ambasadës amerikane në Tiranë!
 “Veshur me traditë”, eleganca e kostumeve shqiptare, që do të sjell freskinë, gjatë të nxehtit të verës
Një muaj protesta, sot mbahet tubimi i 30-të para Kryeministrisë

Në zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, si dhe bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për ushtrimin dhe organizmin e lotarive dhe basteve sportive pa leje, vënien në dispozicion të lokaleve për lojëra fati dhe fshehjen e të ardhurave, Strukturat e DVP Tiranë dhe Komisariatet në varësi kanë vijuar kontrollet e vazhdueshme në lokale dhe ambiente të ndryshme.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, në vijim dhe të operacionit “Fati i lojërave”, shërbimet e Policisë kanë goditur 6 raste të tjera, në vende dhe kohë të ndryshme, konkretisht:

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

•F. K, 36 vjeç dhe J. M, 23 vjeç, pasi në rrugën “Xhanfizo Keko” në lokalin në administrim të shtetasit F. K, sherbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin J. M, duke ushtruar aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit nëpërmjet celularit. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike kanabis, shuma prej 99.600 lekë të rinj, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundërligjshme) dhe sende të tjera të kundraligjshme;

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

•B. H, 30 vjeç dhe u shpall në kërkim M. N, 29 vjeç(qeramarrësi i lokalit), pasi në rrugën “Nikolla Tupe” në lokalin në përdorim nga shtetasi B. H, dyshohet se ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit, i cili nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të hapur derën. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të lokalit u gjetën e sekuestruan 11 njësi kompjuterike, 6 aparate celular, 4 tavolina pokeri, 3 valixhe me fisha (çipsa) dhe sende të tjera të kundraligjshme;

•E. B, 26 vjeç, pasi në rrugën “Muhedin Llagami” në lokal, ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit. Në brendësi të lokalit në një tavolinë të përshtatuar për lojra me çipsa, u konstatuan disa klient.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin e shtetasit U. S, 40 vjeç, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit nëpërmjet celularit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua aparati celular dhe një shumë parash (të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundërligjshme).

Gjithashtu, nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.3 dhe nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.4 u proceduan në gjendje të lirë shtetasit L. G, 46 vjeç dhe L. B, 27 vjeç, pasi në lokalit e tyre përkatëse, u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit nëpërmjet celularit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Aksion blic/ Tufa me lekë plot nëpër tavolina, policia bastis

Aksion blic/ Tufa me lekë plot nëpër tavolina, policia bastis

Temperaturat e larta, apeli i mjekëve: Shmangni daljet në orët e pikut! Konsumoni sa më shumë ujë
Fondacioni Domi gëzon fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë
Gazetarja denoncon Vodafone dhe One: Bëjnë ç’të duan me çmimet, edhe muajin e kanë bërë 25 ditë
Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale që synon të dëgjojë 1 milion shqiptarë
Matura Shtetërore/ Publikohen notat e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë
TAGGED:arrestimpolicia

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article A do të dalë në një takim romantik me një nga banoret e “Big Brother VIP”? Si përgjigjet Donald Veshaj
Next Article Nënë e një vajze, s’do ta besoni si duket sot Noçja e famshme e “Big Brother 1” (FOTO)

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Pritjes së ëmbël i erdhi fundi! Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër
Të famshëm
July 10, 2026
“Të dua ba”/ Aktori i njohur shqiptar humb të atin, ja dedikimi prekës në lamtumirën e fundit
Të famshëm
July 10, 2026
Policia publikon masat për koncertin e Kanye West: Ja rrugët që bllokohen
Të famshëm
July 10, 2026
Njihuni me motrën e Selin Bollatit, Agnes flet për eksperiencën e balerinës në BBVIP
Të famshëm
July 10, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

Protestat në Tiranë, Parlamenti Europian: Ndaloni investimet në zonat e mbrojtura

June 17, 2026
Aktualitet

Temperaturat e larta, ndryshon orari i protestës

June 17, 2026
Sociale

Doktor Edi, mjeku që shëronte zemrat e prindërve

June 16, 2026
Aktualitet

Publikohet intinerari dhe rregullat e marshimit të protestuesve, ja rrugët që do përshkohen sot

June 15, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?