Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: “Për Palomën e Big Brother që e dhunonte burri dhe mitingun e Berishës në Kavajë pa asnjë grua në sallë”
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > “Për Palomën e Big Brother që e dhunonte burri dhe mitingun e Berishës në Kavajë pa asnjë grua në sallë”
Aktualitet

“Për Palomën e Big Brother që e dhunonte burri dhe mitingun e Berishës në Kavajë pa asnjë grua në sallë”

Last updated: October 28, 2021 15:47
5 Min Read
SHARE

Nga Mustafa Nano

Gjatë dy javëve të fundit, për pesë net, unë kam vendosur në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” një stand-up comedy me titullin “Dielli lind andej nga perëndon”. Ashtu siç sugjeron edhe titulli, unë jam përpjekur të nxjerr në pah, të qortoj e të kritikoj disa tipare të shoqërisë shqiptare; tipare që e largojnë dhe e ftohin shoqërinë tonë me botën perëndimore, të cilën ne dëshirojmë ta përqafojmë (të paktën në planin deklarativ).

Besoj se e mbani mend mantrën që ka dominuar në vitet ’90: “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa”. Mirëpo në harkun e tre dekadave të fundit, shoqëria shqiptare është bërë më patriarkale sesa ka qenë. Duket paradoksale, por është e vërtetë. Dhe nuk ka ditë që të mos ndodhi diçka për të cilën ne informohemi nëpërmjet medias tradicionale, por edhe rrjeteve sociale. Këto janë zhvillime që na e sjellin shoqërinë shqiptare me tiparin patriarkal.

Lexo edhe:

Stresi kandidon për postin e rëndësishëm në Partinë Demokratike
Fondacioni DOMI mbështet qindra familje në Shqipëri me rastin e Kurban Bajramit
Promovohet libri i akademikut Vasil S. Tole për Laver Bariun dhe trashëgiminë e sazeve
Euro dhe dollari ndryshojnë sërish, ja sa shkon kursi sot

Në Top-Channel ka filluar një reality show, nën titullin “Big Brother VIP”. Në këtë program, njëra nga konkurrentet është një gazetare që ka punuar për emisionin “Fiks fare”. Ajo quhet Paloma. Në një moment të caktuar, teksa kjo e fundit, gjatë lojës, po bisedonte me dikë, ajo i konfidon konkurrentes tjetër se jeta e saj ka qenë nën efektin e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti. Sipas saj, dhuna nuk ishte episodike, por një dhunë që ka përbërë refrenin e jetës së saj.

Madje, Paloma tregon në mënyrë të detajuar skena që e bëjnë me të vërtetë tragjike atë që ajo ka pësuar. Ajo rrëfen se bashkëshorti i saj vinte i dehur në shtëpi, e në momente të caktuara e tërhiqte zvarrë, e përplaste në dysheme, dhe ajo kishte frikë se koka do t’i ndahej në copa. Ky është rrëfimi i Palomës. Top-Channel e shfrytëzoi këtë rast dhe ftoi në të njëjtin program bashkëshortin e saj dhe krijoi mundësinë që ky i fundit të takohej me Palomën. Ata biseduan, dhe në bisedë e sipër burri i kërkon që të mos e ekzagjerojë situatën. Sipas tij këto janë gjëra që ndodhin.

LEXO EDHE:

E lidhur me Beartin apo me Erik Fullanin? Jasmina sqaron të vërtetën

Është për të ardhur keq që produksioni i këtij programi nuk u ndal në këtë moment, në mënyrë që ta denonconte fort, qartë dhe pa asnjë ekuivok, natyrën e dhunshme të burrit të Palomës. Ishte një gjë që duhej bërë patjetër. Publiku e priste këtë gjë. Megjithatë, me përjashtim të moderatores, që pati një reagim të zbehtë, askush nuk u ndal për ta denoncuar ashtu siç e kishte hak të denoncohej natyra e dhunshme e dikujt, brenda një programi që ka një audiencë maksimale. Kjo tregon edhe një herë se sa patriarkale është shoqëria jonë.

Por ka edhe një situatë tjetër. Ditën e martë, Sali Berisha, një nga njerëzit më patriarkal të shoqërisë shqiptare – ndoshta më patriarkali, pasi ai është përfaqësuesi më besnik i patriarkalizmit në Shqipëri (të paktën në opinionin tim) – ishte në Kavajë. Mesa duket ishte në vendin e duhur. Nëse shikoni fotografitë e bëra gjatë atij tubimi, në sallën ku gjendej Berisha është pothuajse e pamundur të shquash ndonjë imazh gruaje. Në total mund të bëhen vetëm dy silueta grash. Në masën 99%, pjesëmarrja është vetëm burra.

Dhe kjo nuk është hera e parë. Kudo ku shkon Berisha e presin vetëm burra, të cilët i thonë: “japim jetën për ty”, “vdesim për ty” etj., etj. Dhe kjo është një shpalosje spektakolare e patriarkalizmit në Shqipëri. Berisha nuk ka pasur kujdesin ta evitojë këtë gjë. Nëse nuk quajmë kujdes faktin se pas shpinës së tij janë katër vajza. Mesa duket është i persekutuar nga ideja se e presin vetëm burra, megjithatë ai nuk bën asgjë për ta ndryshuar këtë fakt. Ai thjesht mban pas vetes katër-pesë vajza vetëm për efekt televiziv. Ngado që ta kapësh këtë ngjarje, ajo mbetet një shpalosje spektakolare e natyrës patriarkale të shoqërisë shqiptare.

Gjej rastin që anë të këtij monologu ta denoncoj fuqimisht këtë fenomen.

Titulli origjinal i shkrimit: “Shoqëria shqiptare thellësisht patriarkale”

“Jam në rrugë nacionale, kam të drejtën time”/ Përplasi për vdekje 7-vjeçarin duke shkuar në shkollë, ja çfarë deklaroi producenti Bozo!
Turkut Veysel Sahin i bllokohen 500 mln USD, në Shqipëri operon në Call Centera dhe synon bastet online
“Rossmann & Lala” tërheq nga tregu biskotat gjermane “EnerBiO Dinkel Waffeln Natur”
Të fortët e burgjeve paguajnë deri në 1 mijë € për 5 orë ‘speciale’ me vajzat e “showbiz-it”
Dhunohet gazetari në Shkodër, u godit nga një biznesmen dhe dy persona të tjerë
TAGGED:mustafa nano

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Shtatzënë për herë të parë? Reagon partnerja e Olsi Bylykut
Next Article Prej ditësh në spital, Chiara Ferragni tregon gjendjen shëndetësore të së bijës (FOTO)

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Fundjavë e mirë për plazh, temperatura të larta në vend
Moti
May 30, 2026
Horoskopi 30 maj 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Horoskopi
May 30, 2026
“Soni e do Ilirin, është zemërthyer”, çfarë po ndodh në Ferma Vip?
Tv Shows
May 29, 2026
Për herë të parë, Soni Malaj zbulon arsyen e ndarjes me Flor Mumajesin
Të famshëm
May 29, 2026

Lexo edhe:

Sociale

Ola Foods tërheq vëmendjen në TuttoFood 2026, flet drejtori i eksporteve Z. Luis Palluqi

May 18, 2026
Ekonomi

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

May 18, 2026
Ekonomi

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

May 13, 2026
Aktualitet

“Me lekët e politikës bleu 2 hotele”, Shakohoxha: Historia e Rei Manajt nis me skafin kur ishte 2 vjeç në errësirë

May 11, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?