Christina Ricci është martuar me Mark Hampton. Aktorja njoftoi se i kishin dhënë fund beqarisë vetëm pak kohë pasi konfirmoi se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Aktorja 41-vjeçare ndau disa fotografi nga ceremonia, teksa pozonin në një sfond me trëndafila.
Ricci, e cila tashmë është nënë e djalit 7-vjeçar Freddie me ish-in e saj, James Heerdegen, zbuloi se po priste fëmijën e saj të dytë në Gusht. Ajo ndau lajmin përmes një postimi në Instagram, teksa shkruante:”Jeta vazhdon të përmirësohet.”
Dasma vjen pak më shumë se një vit pasi aktorja paraqiti kërkesën për divorc nga Heerdegen, pas shtatë vitesh martesë.
Në dokumentet e gjykatës, thuhet se arsyeja e ndarjes ishin “dallimet e papajtueshme”.