Që prej ditës së sotme, 14 VIP-at do të izolohen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Gjatë qëndrimit në shtëpi, nuk lejohet thyerja e rregullave por kushdo që e bën, Big Brother është kujdesur të përgatisë dhomën e dënimeve.
Dhoma e dënimeve është kthim pas në kohë, në vitet e errëta kur Shqipëria ishte në diktaturë, kur televizori ishte bardh e zi, tavolina modeste dhe për të ngrënë kishte pak, telefonatat nuk bëheshin me iPhone por me telefon fiks, dollapi ishte bosh dhe mezi hapej…