Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Si mund të jetë një valë e dytë e koronavirusit, çfarë thotë raporti i Forumit Ekonomik Global
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Rajoni & Bota > Botë > Si mund të jetë një valë e dytë e koronavirusit, çfarë thotë raporti i Forumit Ekonomik Global
Botë

Si mund të jetë një valë e dytë e koronavirusit, çfarë thotë raporti i Forumit Ekonomik Global

Last updated: July 5, 2020 06:17
5 Min Read
SHARE
Demo

Teksa koronavirusi po përhapej me shpejtësi në muajt shkurt dhe mars 2020, shumë qeveri vendosën masa të rrepta karantine. Përmes një përpjekjeje masive publike, këto vende kanë qenë të suksesshme në ngadalësimin e pandemisë, shkruan Forumi Ekonomik Global.

Duke kombinuar qasje të ndryshme të shëndetit publik, vende si Sllovenia dhe Zelanda e Re, e kanë zhdukur virusin brenda kufijve të tyre. Vende të tjera, përfshirë Britaninë e Madhe, kanë bërë një përparim të rëndësishëm në frenimin e përhapjes së sëmundjes. Megjithatë, karantinat kanë çuar në humbje të konsiderueshme ekonomike dhe sociale, në vendet ku janë aplikuar masa të rrepta për distancimin social. Si qeveritë ashtu edhe publiku, tani janë të prirë të fillojnë lehtësimin e kufizimeve dhe rikthimin e jetës normale.

Demo

Me zbutjen e rregullave të izolimit, kanë nisur edhe paralajmërimet për një rritje të mundshme të rasteve të COVID-19 – e quajtur valë e dytë. Vala e dytë e pandemisë së gripit spanjoll në vitet 1918-1920 ishte veçanërisht shkatërruese, siç ishte edhe vala e dytë e epidemisë H1N1 në vitet 2009-2010. Pra, çfarë mund të bëhet për të shmangur një valë të dytë të COVID-19?

Lexo edhe:

Vjedhja e shekullit e diamanteve në Luvër/ Dy hajdutët kapen teksa përpiqeshin të arratiseshin në Algjeri
Grabitja e shekullit! Çfarë ndodh nëse grabitësit e muzeut të Luvrit nuk kapen brenda 7 ditësh
Australia ndalon të gjitha mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç
Priten vonesa në aeroportet e Europës: Të dielën nis kontrolli me gjurmë gishtash të pasagjerëve

Që virusi të përhapet, ai ka nevojë për njerëz të infektuar dhe një transmetim të suksesshëm. Këta faktorë maten me lehtësi nga numri i riprodhimit R, që është numri mesatar i rasteve të reja të virusit të shkaktuara nga një individ i infektuar. Kur vlera e R është mbi një, kjo do të thotë se numri i rasteve është në rritje, ndërsa kur është nën një, do të thotë se rastet janë në rënie. Para bllokimit, vlera e R për koronavirusin ishte midis dy dhe katër.

Vende si Kina, Koreja e Jugut, Zelanda e Re, Mbretëria e Bashkuar dhe shumica e vendeve europiane, tani e kanë ulur këtë vlerë nën një. Në vende të tjera, si Suedia ose Rusia, vlera e R mbetet afër ose mbi një, duke reflektuar rritjen e numrit të rasteve. Marrëdhënia midis sjelljes së popullsisë dhe vlerës së R është e ndërlikuar, por ne sërish mund ta përdorim këtë koncept për të ilustruar se si mund të shfaqet vala e dytë.

Për sa kohë që ka njerëz të prekur dhe të infektuar në popullatë, virusi mund të përhapet. Po grumbullohen gjithnjë e më tepër prova që tregojnë se vala e parë e epidemisë rezultoi në një imunitet të kufizuar, nën nivelin e imunitetit në masë. Ekzistojnë gjithashtu grupe të popullsisë ku virusi jo vetëm që mbijeton, por po vazhdon të përhapet. Transmetimi në azile tani përbën një përqindje të madhe të rasteve në shumë vende.

Ndërkohë që masat e bllokimit lehtësohen, njerëzit kanë filluar të bashkëveprojnë më tepër. Kjo mund të rezultojë në rritjen e vlerës së R. Por është e rëndësishme që vlera e R të mbahet nën 1 ose e barabartë me 1, siç tregohet në diagramin më poshtë.

Por edhe një rritje relativisht modeste e R në 1.2 do të rezultonte në një shpërthim të madh të sëmundjes duke shkaktuar valën e dytë, që tregon sa i rëndësishëm është zbatimi i masave të sigurisë.

Përgjigjja ndaj valës së dytë kërkon përsëritjen e masave të bllokimit, siç tregohet më poshtë. Dhe pavarësisht se deri tani shoqëria është bindur ndaj kufizimeve, lodhja nga një karantinë e dytë mund ta bëjë më të vështirë rivendosjen e rregullave të tilla të rrepta.

Epidemia mund të vazhdojë në vjeshtë dhe në dimër kur mund të përhapet edhe gripi sezonal. Megjithëse duket se virusi SARS-CoV-2 nuk ndikohet shumë nga moti, sistemi i kujdesit shëndetësor mund të mbingarkohet nëse COVID-19 dhe gripi godasin në të njëjtën kohë. Nga ana tjetër, masat parandaluese kundër virusit SARS-CoV-2 (si maskat dhe larja e duarve) mund të zvogëlojnë përhapjen e virusit të gripit.

Si përfundim, virusi mund të pësojë edhe mutacion duke rezultuar në një infeksion edhe më të rëndë. Një mutacion i tillë mund të ketë bërë që vala e dytë e gripit spanjoll të ishte veçanërisht e rëndë. Nëse do të ndodhte diçka e ngjashme edhe me virusin SARS-CoV-2, epidemia që do të rezultonte, do t’ia kalonte përhapjes aktuale edhe sikur vlera e re e R të ishte vetëm katër, krahasuar me 10-12 për shytat ose 12-18 për fruthin. Parandalimi i përhapjes në masë të shytave dhe fruthit realizohet vetëm falë vaksinimit./Monitor

Zbulimi tronditës/ E torturuar për orë të tëra në bodrum nga vajza e adoptuar, çfarë i ndodhi kryebashkiakes në Gjermani
Tërmeti trondit jugun e vendit, ja sa ishte magnituda, paralajmërohet cunami
Çfarë ndodhi? Mbyllet përkohësisht një nga aeroportet kryesore në Evropë, mbi 6 mijë pasagjerë të prekur
Historike, një grua emërohet në krye të Kishës së Anglisë
TikTok kalon në duart e amerikanëve! Partneri tjetër nga Emiratet
TAGGED:Koronavirusi

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Dy aeroplanmbajtëse amerikane manovra ushtarake në Detin e Kinës Jugore
Next Article Rritet numri i viktimave, humbin jetën 2 pacientë me COVID-19
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mediat: Neda i jep fund martesës pas 10 vitesh, kërkon në Gjykatë divorcin nga vëllai i Belinda Ballukut
Të famshëm
November 3, 2025
Çifti i njohur i instagramit së shpejti në Big Brother Vip? Ja planet e tyre dhe kushti që kanë vendosur
Tv Shows
November 3, 2025
Enkileda Carja, kampione e trefishtë e Europës! Sako: Performancë fantastike!
Sport
November 3, 2025
“Droga më çmendi” Mandi i Nishtullës rekord në Shqipëri, nuk do e besoni dot sa fëmijë ka
Profili i Vipave
November 3, 2025

Lexo edhe:

Botë

TRADHTIA e dyfishtë që tronditi koncertin e “Coldplay”/ Kristin Cabot u kap mat me shefin, burri i saj…

September 24, 2025
Botë

Kuzhinierët e Mbretit Charles u përplasën me bodigardët e Donald Trump? Media britanike zbulon prapaskenat nga darka mbretërore

September 21, 2025
Botë

I lidhur me mafian shqiptare dhe kartelet e kokainës në Ekuador, arrestohet shefi i njohur i kuzhinës

September 21, 2025
BotëSociale

Suedia merr vendimin historik, hiqen telefonat në shkolla

September 16, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?