Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: Si u bë “Big Brother VIP” molla e sherrit që i ktheu në armike brenda natës! Prapaskenat e konfliktit të ashpër mes Arbana Osmanit dhe Luana Vjollcës(FOTO)
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Profili i Vipave > Si u bë “Big Brother VIP” molla e sherrit që i ktheu në armike brenda natës! Prapaskenat e konfliktit të ashpër mes Arbana Osmanit dhe Luana Vjollcës(FOTO)
Profili i VipaveTë famshëm

Si u bë “Big Brother VIP” molla e sherrit që i ktheu në armike brenda natës! Prapaskenat e konfliktit të ashpër mes Arbana Osmanit dhe Luana Vjollcës(FOTO)

Last updated: September 6, 2021 09:29
8 Min Read
SHARE

Dikur ishin mike dhe rivale, ndërsa sot ndjekësit i konsiderojnë armike brenda natës. Fjala është për dy moderatoret e “Top Channel”, Arbana Osmanin dhe Luana Vjollcën, të cilat komentet komplimentuese për projektet e njëra-tjetrës, i kanë zëvendësuar me kunjat në distancë.  

Molla e sherrit ishte pikërisht projekti “Big Brother VIP”, që në fillim iu besua Luanës, dhe më pas iu dha përfundimisht Arbanës, duke lënë Luanën me hatërmbetje, aq sa thuhet se mund të jetë larguar nga “Top Channel”.

 

Lexo edhe:

Shpallet në kërkim Meriton Mjekiqi, zbulohet arsyeja e fortë
Egli puth Gjestin në koncert dhe turma elektrizohet (VIDEO)
Thashethemet për një romancë me Xhensila Myrtezajin, Ledri thyen heshtjen
“Mu deshën 40 vite për të pasur gjithçka që kam ëndërruar”/ Ja me kë po e feston ditëlindjen Luizi Ejlli (FOTO)

Ndërkohë, ajo ka prezantuar projektin e saj më të ri. Gjatë festës së 30-vjetorit, Luana vendosi të improvizonte “Shiko kush luan” dhe para se të thoshte disa fjalë, me humor thirri edhe kapitenët.

Luana zbuloi se atë që e quan “projekti i jetës” dhe se do titullohet “Thuaje”, ku do të ketë histori të vërteta.

 

Ky është projekti i saj personal, teksa gjatë fjalimit bëri edhe një batutë duke thënë: “Në cilin televizion do e shohim këtë Luanën?”

Mos ndoshta nëpërmjet këtij fjalimi konfirmoi zërat që kanë qarkulluar për largimin nga “Top Channel”?

Ndërkohë që Arbana ka nisur lancimet e “Big Brother VIp”, duke njoftuar ndjekësit se tashmë është gati për rikthimin në tetor në ekran, me formatin që nisi 13 vite më parë.

Në lidhje me rivalitetin e tyre, ishte e para Luana që me anë të një postimi u dha përgjigje këtyre lajmeve. “Nuk ka konkurrencë. Je vetem ti përballë teje”, thuhet në postimin e shpërndarë nga moderatorja.

Ndërsa Arbana e rezervoi përgjigjen e saj nga Prishina, pasi ishte e ftuar në Festivalin e Filmit Ndërkombëtar në Kosovë, Prifest 2021, ku shoqëronte partnerin e saj regjisor, Eduard Grishajn.

Osmani u ndal që të jepte një intervistë të shkurtër për mediat në Kosovë, ku një pyetje ngacmuese e gazetarit të ATV ishte edhe rreth raportit të saj me moderatoren Luana Vjollca.

Arbana vendosi t’i përgjigjet pyetjes së gazetarit shkurt duke zgjedhur të mos bënte reagime rreth lajmeve të shkruara, duke thënë: “Nuk merrem me përgënjeshtrime portalesh dhe me pohime portalesh sepse kam shumë punë të tjera për të bërë”, duke lënë të kuptojmë se diçka të vërtetë ndoshta edhe mund të ketë.

E gjithë kjo vjen pasi që javë parë në portalet online u fol se midis dy moderatoreve kishte një krisje dhe ato thumbonin njëratjetrën në distancë.

LEXO EDHE:

“Ajo më tradhtoi”, Dafina Zeqiri foli për lidhjen abuzive, zbulohet se ish-e dashuri që e dhunoi është partneri i Luana Vjollcës! Skandali i 10-viteve më parë ku u sulmua Ledri Vula

Në media u përfol se raporti mes tyre ishte përkeqësuar kur u tha se të dyja ishin pretendente për moderimin e “Big Brother VIP”.

Kujtojmë që disa ditë pasi drejtuesit e “Top Channel” i besuan Luana Vjollcës moderimin e “Big Brother VIP”, Arbana Osmani si në një lojë shahu bëri lëvizjen e momentit të fundit.

Ajo takoi trashëgimtaren Lori Hoxha, e cila do të jetë producentja, dhe rimori në duart e saj projektin e famshëm, që për herë të parë do të ketë protagonistë personazhe të famshëm.

Arbana Osmani ishte në studiot e televizionit ku nisi bisedimet me vajzat e familjes Hoxha, që zotërojnë “Top Channelin” dhe u vendos që përfundimisht do të ishte ajo drejtuesja e “Big Brother Albania VIP”.

Reality show, “Big Brother Albania VIP”, pritet që të fillojë transmetimin. “Big Brother” do të rikthehet në ekranin e “Top Channel” pas 4 vitesh, e si kurrë më parë, këtë herë banorët do të jenë personazhe të njohur VIP.

 

Disa ditë më parë televizioni njoftoi se do të nisë së shpejti “Big Brother”, por kësaj here vetëm me personazhe të njohura shqiptare, të cilat do të bashkëjetojnë për 100 ditë në kushte të zakonshme larg luksit.

 “Në udhëtimin e tyre banorët do t’u nënshtrohen kushteve të pazakonta, brenda një shtëpie që askush s’e kishte imagjinuar larg komoditeteve të jetës së përditshme”, shkruhet në njoftimin e organizatorëve.

Në lidhje me drejtimin e formatit hyn shumë emra në lojë. Në fillim u përmend Ledion Liço si moderatori i “reality show”-t, por më pas u fol se një luftë e vërtetë është bërë brenda televizionit mes prezantueses legjendare Arbana Osmani dhe Luana Vjollcës. Sipas burimeve brenda televizionit, Luana ia kishte rrëmbyer fillimisht këtë program Arbanës, për ta drejtuar ajo sezonin e ardhshëm.

Luana dhe trashëgimtarja e televizionit, Lori Hoxha, u takuan dhe postuan një foto ku kishin dalë bashkë si për të thënë se një projekt i ri po vinte.

Ndërsa direkt pas këtyre thashethemeve, ishte vetë Luana, e cila postoi një foto me tekstin “Luana Vjollca të vëzhgon”, duke konfirmuar kështu lajmet se do të ishte ajo prezantuesja, me moton e njohur të këtij “reality show”.

E pas kësaj situate nuk dihet çfarë ndodhi dhe ndërkohë që Luana fshiu foton ku jepte mesazh për “Big Brother VIP”, nga ana tjetër pranë Lorit po shihej Arbana. Vendimi ishte rishikuar dhe sapo ishte marrë vendimi i ri: “BBV” e merr në dorë Arbana!”

Le të shohim si do të jetë ky “Big Brother Vip” që nuk do të presë kësaj here “banorë të zakonshëm”, por personazhe publike, që ne i shohim shpesh në rrjetet sociale dhe televizion e të cilët do të sfidojnë veten dhe njëri-tjetrin, duke jetuar në izolim për 100 ditë.

Për vite me radhë “Big Brother” ka qenë ekskluzivitet i Arbanës, ndërkohë që shumë sukses pati Ledion Liço me drejtimin e atij formati. Mund të themi se që prej 2017-ës flitet që do të fillojë “Big Brother Vip”.

Në 2018-ën po ashtu u përfolën prezantues si Oriela Nebijaj, Luana Vjollca, Ledion Liço, Dojna Mema. etj. Pastaj u anulua e më pas u rikthye në 2019-ën, pastaj e përforcoi edhe Arbana faktin që s’ka gjasa të rikthehet në 2020-ën. Dhe një vit më vonë, sërish flitet për “Big Brother VIP”.

E përveç emrave të rinj dueli më i fortë u komentua ai mes Arbanës dhe Luanës. Vetë televizioni e publikoi spotin e këtij projekti para tre vitesh.

Ky spot zbuloi dhe filozofinë apo formulën e show-t, që pas një dekade eksperiencë me protagonistë njerëz të zakonshëm, për herë të parë do të ketë si banorë personazhe të famshëm të “showbiz”-it, që bëjnë karrierë në fusha të ndryshme.

Në spotin në fjalë kuptohej ideja e këtij formati nëpërmjet pyetjeve që ngrihen, e secila ka përfaqësuesin VIP që mbart një histori personale.

/Panoramaplus.al

Blero nuk heq dorë, nis lidhjen e re të dashurisë me vajzën nga Prishtina
Merr fund edhe zyrtarisht mes Romeos dhe Heidit
Shpat Kasapi foli për raportin me Selvijen, ajo i përgjigjet me një mesazh thumbues!
Ja kush janë VIP-at që mund të hyjnë në “Big Brother VIP Albania 5”
Noizy reagon pas lirimit nga autoritetet zvicerane: Autori do përballet me pasojat
TAGGED:Arbana osmaniluana vjollca

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article “Ronaldo mund të heqë dorë nga Georgina ashtu si bëri me mua”, befason modelja dhe zbulon historinë që pati me futbollistin
Next Article Çfarë i ndodhi? Përfundon në spital Ylli Limani, mjeku i qep plagën(FOTO)

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

E rëndë/ Të shtëna me armë zjarri pranë një aeroport, raportohet për të plagosur
Aktualitet
July 13, 2025
Katër shenjat e horoskopit që do të ‘korrin’ sukses gjatë javëve në vijim, ja ku duhet ë fokusoheni
Horoskopi
July 13, 2025
Parashikimi i motit, 13 korrik/ Ja si do jenë temperaturat përgjatë ditës
Moti
July 13, 2025
A po ju sëmur kondicioneri? Udhëzues se si të shpëtoni nga dhimbjet e qafës dhe shpinës
Shëndeti
July 13, 2025

Lexo edhe:

Të famshëm

Është ndarë nga bashkëshortja apo jo? Shpat Kasapi befason me përgjigjen

July 10, 2025
Të famshëm

Mevlan Shaba bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e vajzës

July 10, 2025
Të famshëm

Po fejohet?, Xheneta Fetahu ndan lajmin e befasishëm me ndjekësit

July 9, 2025
Të famshëm

Ermal Mamaqi rrëfen arsyen e largimit nga televizioni

July 9, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?