Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ka ndarë me fansat e tij pamje teksa ndodhej në një spital në Londër. Stresi thotë se është hera e parë që ka marrë guximin t’i drejtohet doktorit dhe ka bërë të gjitha analizat.
Këngëtari në videon e publikuar shihet duke bërë ekzaminimet, ndërsa ka shfrytëzuar rastin t’u bëjë thirrje fansave të tij që të mos konsumojnë duhan dhe alkool.
“Sot mbas 34 viteve dhe peër herë të parë mora iniciativën të shkoj tek nji ndër doktorat më të mirë në Londër, @drkristopapa, bëmë të gjitha analizat e përgjithshme.Stop 🛑 Duhanit 🛑 Alkolit te tjerat I kemi si me lind sot”, shkruan Stresi.