Sindi Loci kishte pak ditë që nuk kishte bërë biseda virtuale me ndjekësit e saj, ashtu siç ajo e ka zakon në rrjetet sociale. Por ditën e sotme, ish-konkurrentja e “Për’puthen” u ka dhënë hapësirë fansave që t’i bëjnë pyetjet që ata dëshirojnë.
E teksa u kthen përgjigje pyetjeve kurioze të ndjekësve, Sindi nuk nguron që të postojë edhe kritikat apo edhe sharjet që disa prej tyre i bëjnë në rrjetet sociale.
Biseda e Sindit me ndjekësit:
Je shumë acaruese se di pse
Se ta përplas në fytyrë të vërtetën
Të lutem behu një person më i mirë… Po gënjen veten kot duke bërë si dikush që s’je
Unë se kuptoj njëherë se ku e gjete ti që unë s’jam njeri i mirë apo që jam duke bërë si dikush që nuk jam.
Të mori fama për mirë apo për keq, mund t’na thuash
Kam të njëjtën shoqëri si para dhe mbas fame, përveç disave që i kam njohur gjatë rrugëtimit tim… Ata që më njohin prej vitesh nuk më kanë thënë që kam ndryshuar, kështu që mendoj se më ka marrë fama për mirë.