Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Gjykata, jo maskave me detyrim në tubimin elektoral të Presidentit Trump
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Rajoni & Bota > Botë > Gjykata, jo maskave me detyrim në tubimin elektoral të Presidentit Trump
Botë

Gjykata, jo maskave me detyrim në tubimin elektoral të Presidentit Trump

Last updated: June 20, 2020 14:56
5 Min Read
SHARE
Banner

Gjykata e Lartë e Oklahomas kundërshtoi një kërkesë për të urdhëruar të gjithë të pranishmit në tubimin elektoral të Presidentit Donald Trump në Tulsa të shtunën të vishnin maska për fytyrën për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Gjykata e këtij shteti vendosi të premten se banorët vendas që bënë kërkesën që të gjithë pjesëmarrësit në tubim të mbanin maska për fytyrën nuk mund të përcaktonin se ata kishin një të drejtë të qartë ligjore për ta kërkuar një mandat të tillë.

Fushata Trump tha se organizatorët do të ofrojnë maska dhe dezinfektantë duarsh për të gjithë ata që do t’i dëshirojnë. Organizatorët do të kontrollojnë temperaturën e të gjithë të pranishmëve për tu mbrojtur nga përhapja e virusit. Fushata tha se po e merr “seriozisht sigurinë” pasi disa ekspertë të shëndetit kanë paralajmëruar se grumbullimi i madh mund të promovojë përhapjen e koronavirusit.

Lexo edhe:

“Do takoj dikë dhe do kthehem”, trupi i influenceres gjendet i djegur në vreshta
Eklipsi total i Diellit, sot spektakli astronomik që magjeps botën: Ja sa do të shihet në Tiranë
90 sekonda errësirë! Vendet ku mund të shihet eklipsi diellor i 12 gushtit
Ka përcjellë gjashtë kryeministra, macja e famshme Larry gati për të mirëpresë kreun e ri britanik dhe qenin e tij
Mbështetës të Presidentit Trump përpara Qendrës BOK, në Tulsa, Oklahoma (19 qershor 2020)
Mbështetës të Presidentit Trump përpara Qendrës BOK, në Tulsa, Oklahoma (19 qershor 2020)

Menaxherët e Qendrës Banka e Oklahomas (BOK), arena me mjedise të mbyllura në Tulsa ku do të zhvillohet tubimi, i kanë kërkuar fushatës së presidentit një plan me shkrim për shëndetin dhe sigurinë. Zyrtarët e Qendrës BOK thanë se ata e kërkuan planin sepse Tulsa po përjeton rishtazi një rritje të rasteve të koronavirusit.

Arena ka vend për 19’000 njerëz, dhe fushata Trump thotë se më shumë se një milion njerëz kanë kërkuar bileta.

Kryetari i Bashkisë së Tulsas, G.T. Bynum, thotë se pritet një grumbullim prej 100’000 njerëzish, ose më shumë, në zonën rreth tubimit.

Zoti Bynum shpalli gjendjen e emergjencës civile dhe caktoi një shtetrrethim gjatë orëve të natës për zonën përreth arenës, duke përmendur trazirat që pasuan disa nga protestat e fundit në të gjithë vendin kundër brutalitetit të policisë.

Sidoqoftë, Presidenti Trump shkruajti të premten në Twitter se ai foli me zotin Bynum dhe se nuk do të kishte shtetrrethim.

Zyra e kryebashkiakut fillimisht tha se ndalim-qarkullimi do të qëndronte në fuqi nga ora 10:00 e darkës të premten, deri në orën 6 të mëngjesit të shtunën dhe se përsëri do të ishte në fuqi natën e së shtunës.

Zoti Bynum thotë në urdhrin e tij se: “Kam marrë informacione nga Departamenti i Policisë së Tulsas dhe agjencive të tjera të zbatimit të ligjit që tregojnë se individë nga grupe të organizuara që kanë qenë të përfshirë në sjellje destruktive dhe të dhunshme në shtetet e tjera, po planifikojnë të udhëtojnë drejt Qytetit Tulsa me qëllim shkaktimin e trazirave brenda dhe përreth tubimit“. Zoti Bynum nuk identifikoi grupet të cilave u referohej.

Presidenti Trump shkruajti të premten në Twitter se: “Çdo protestues, anarkist, agjitator, plaçkitës apo huliganë që do të shkojnë në Oklahoma, ju lutemi kuptoni se nuk do të trajtoheni si në New York, Seattle ose Minneapolis. Do të jetë një skenë shumë më e ndryshme!“.

Një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, tha se Presidenti Trump po i referohej protestuesve të dhunshëm, jo atyre paqësorë.

Tubimi i Tulsas ishte planifikuar fillimisht për ditën e premte, por u shty me një ditë pas kritikave se qëlloi në Juneteenth, që shënon fundin e skllavërisë në Shtetet e Bashkuara, si dhe zhvillohet në një qytet ku ndodhën vrasje raciale në 1921 që morën jetët e disa qindra afrikano-amerikanëve.

Ky është aktiviteti i parë madhor për rizgjedhjen e Presidentit Trump që nga masat izoluese për koronavirusin në pjesën më të madhe të vendit dhe protestat e fundit mbarëkombëtare të nxitura nga vdekja e afrikano-amerikanit George Floyd ndërsa ishte ndaluar nga oficerët e bardhë të policisë në Minneapolis muajin e kaluar./VOA/

 

Greqia ndalon monopatinat elektrike për personat nën 18 vjeç, sigurim i detyrueshëm për ato me qira
El Niño rikthehet në maj/ Çfarë pritet të ndodhë me motin?
Izraeli do të organizojë festivalin me të madh të LGBTQ në Lindjen e Mesme
“Më shkatërrove jetën”, detaje të reja nga vrasja e trefishtë e shqiptarëve në Itali
Rritja e çmimeve të karburanteve, shoferët e transportit publik në Paris dalin në protestë
TAGGED:donald trump

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Lajmi i shumëpritur, MIE: Nga data 22 qershor nisin rregullisht fluturimet në Rinas
Next Article Mbesa e ish-presidentit shqiptar ‘çmend’ ndjekësit me foto nudo
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kida drejt altarit/ Këngëtarja pritet të martohet nesër, Roma destinacioni i ditës së madhe
Të famshëm
August 31, 2026
Harvardi në mbështetje të Faton Bislimit: Kosova ka nevojë për një lidership të ri
Rajon
August 31, 2026
Akuzat për fondet e ‘Startup Albania’, Ibrahimaj tallet me publikun! Aplikues shfaqet i lumtuar pse nuk ka fituar
Aktualitet
August 31, 2026
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Ekonomi
August 31, 2026

Lexo edhe:

Botë

I kishte borxh një pasagjereje 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

March 11, 2026
Botë

Askush s’shpëton, përveç tyre: Dy vendet e vetme “imune” ndaj bombës atomike

March 6, 2026
Botë

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktorja e njohur (Emri)

March 4, 2026
Botë

Zvicra në referendum për të përcaktuar një tavan për popullsinë: 10 milionë, jo më shumë

February 13, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?