Si fillim gatuajme patatet sepse duan me teper kohe per tu gatuar. Na duhen 3 patate te mesme, i presim ne copa jo shume te vogla, i marinojme me kripe, piper dhe vaj ulliri dhe i fusim ne furre per 30 min, ne temperature 200’C.
Nderkohe ne nje ene hedhim 80ml vaj ulliri, 2 thelpinj hudhre te grire imet, majdanoz dhe koper, 2 luge uthull balsamike, lengun e nje limoni, kripe, piper dhe i perzijme te gjitha bashke.
Pasi 30 min nxjerrim patatet dhe i veme ne nje tave, bashke me salmonin dhe brokolin. I hedhim salcen e pergatitur salmonit dhe brokolit, dhe i fusim ne furre(te ngrohur) per 15 min, ne 200’C. /My Kitchen/
View this post on Instagram