Thursday, December 26, 2024

Sekretet në avionët privatë/ Rrëfehet stjuardesa që i ka parë të gjitha: Milionerët duke bërë s*ks me… (FOTO)

Kur Saskia Swann hyri në kabinën e shefit të saj, në avionin e tij luksoz për të shërbyer mëngjesin, e gjeti manjatin e pronës duke bërë seks me të dashurën balerinë.

Ajo doli nga aty pa thënë asnjë fjalë… sepse pasi kishte punuar për gati dy dekada si stjuardesë, kishte parë gjithçka. 45-vjeçarja ka qenë dëshmitare teksa një yll i “Hollywood”-it merrte drogë, i ka shërbyer shampanjë kryeministrit britanik për mëngjes dhe ishte fyer nga një këngëtar legjendar britanik, super i pasur.

Sekretet në avionët privatë/ Rrëfehet stjuardesa që i

Tani Saskia ka vendosur që të gjitha këto ngjarje t’i rrëfejë në një libër të ri. “Gjithë sa munda të shihja ishin këmbët e tij. Nuk munda që ta shihja fytyrën e tij, por vetëm kurrizin e saj të zhveshur. Ajo ishte e gjunjëzuar tek ai dhe rënkonte”, ka thënë ajo teksa komentonte  momentin kur zuri “mat” shefin e saj.

Swann ka treguar se për gjashtë vite ka punuar në linjat ajrore tregtare. Ishte 29 vjeçe kur në një takim të rastësishëm në një lokal në Londër, asaj iu ofrua mundësia që të bëhej stjuardesë në avionët privatë.

Saskia, e cila ende vijon fluturimet, është punësuar nga bankierë të pasur, baronë të naftës dhe princat sauditë. Si pasojë, ajo ka qenë dëshmitare e shumë skenave të ndryshme dhe i është dashur që të fshehë provat e dashnoreve.

Ajo ka thënë se janë të famshmit dhe personazhet e njohur, ata që janë më të ndërlikuarit për t’u marrë me ta, pavarësisht nga koha kur udhëtojnë.

Sekretet në avionët privatë/ Rrëfehet stjuardesa që i

“Ishte një kryeministër britanik që gjithmonë i pëlqente që t’i shërbeja shampanjë në mëngjes. Gjithashtu kam qenë dëshmitare e një ylli të “Hollywood”-it që nxori kokainë nga brezi i tij, para se të shkonte në dhomën private”, ka treguar Swann.

Kjo e fundit ka treguar edhe momentin kur ka qenë pjesë e një ekuipazhi që kujdesej për një legjendë britanike të pop-it, teksa ishte në një vizitë në Evropë. Sipas saj, pjesëmarrësit rregullisht merrnin bakshish prej 1000 paund, por ai i dha kapitenit të tyre një letër me 10 paund ku shkruante: “Sille ekuipazhin për të pirë për mua”.

Sekretet në avionët privatë/ Rrëfehet stjuardesa që i

Saskia ka rrëfyer se puna e saj e parë ka qenë me një miliarder rus. Asaj iu ofrua një pagë 40,000 £, uniformë projektuesi dhe bagazh, hotele me pesë yje, fluturime biznesi falas dhe të klasit të parë nëse fluturonte komercialist.

Gjithashtu iu ofrua edhe një kompensim ditor prej 80 paund dhe një kartë krediti të kompanisë. “Unë u ndjeva si grua e bekuar”, ka treguar ajo teksa kishte edhe një gardërobë rrobash.

Por ajo u tmerrua kur kolegët e saj të rinj, i thanë se shefit i pëlqente të flinte me ekuipazhin e tij të kabinës.

Saskia, emri i saj jo i vërtetë, duhej që të nënshkruante një marrëveshje konfidenciale. Asaj iu tha se klienti i saj do të udhëtonte me bashkëshorten dhe dy fëmijët.

Sapo hyri në bordin e avionit, i cili mund të mbante më shumë se 500 pasagjerë, ajo u trondit nga luksi.

“Në dhomën e tyre të gjumit, tavani kishte drita me fibra optike që imitonin yjet që vezullonin. Në shtratin mbretëror kishte mbulesa dhe jastëkë të fryrë, të gjitha të qëndisura me monogramin e familjes. Kishte një banjë me xhakuzi dhe çezma ari. Kopsat e rripave të sigurimit duhej që të lustroheshin, edhe pse jo shumë pasagjerë i vendosnin pasi rrudhnin rrobat”, tregon ajo.

spot_img

Te fundit

112,000FansaPëlqeje
189,000NdjekësitNdjek
18,000NdjekësitNdjek
66,000AbonentëAbonohu
spot_img

Related articles

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu