Monday, December 23, 2024

Ishulli i Lezhës, mrekullia natyrore në “100 fshatrat”

Nga: Sebastjana Leci dhe Erjona Smaçi

Është quajtur “ishull” për shkak të sistemit lagunor që afrohet deri pranë qytetit të Lezhës. Janë sisteme ujore që kanë ndërprerë komunikimin e kënetës me Lezhën dhe tokat e saj duke formuar një ishull, por në të vërtetë, sot ai lidhet normalisht me superstradën. Kjo zonë përmbledh një sistem ligatinash, ku përfshihen laguna e këneta, ujëra detare dhe toka nën nivelin e detit, me pyje tipike bregdetare, shkurre mesdhetare, rrjedhje ujore dhe toka bujqësore e kullota.

Është një fshat që ushtron dhe aktivitetin bujqësor, por kryesisht prioritet ka aktivitetin turistik. Ky fshat përmendet që prej shekullit të XV, pasi ishte streha e banorëve të Lezhës ndërsa qyteti u pushtua nga osmanët në 1478. Ishte edhe një formë porti në këtë fshat, pasi pikërisht këtu zbriti me trupat e tij Skënderbeu i Ri, nipi i Gjergj Kastrioti, me 5 mars 1501. Për 23 vite me radhë, Ishull Lezha ishte i vetmi vend në bregdetin e Shqipërisë së veriut që ishte i lirë dhe i vetëadministruar.

Njihet si një nga destinacionet turistike më të vizitueshme në veriun e Shqipërisë për natyrën e bukur, për turizmin e vëzhgimit të shpendëve ujorë, për gastronomin, por edhe për kuriozitetin kulturor që mbart. Një rezidencë e ndërtuar si një shtëpizë gjuetie gjatë pushtimit Italian nga Kont Galeazzo Ciano, Ministri Italian i Punëve të Jashtme dhe dhëndri i Benito Mussolini që u vizitua nga elita e kohës dhe më pas si një rezidencë për udhëheqjen komuniste ku flitet për histori të ndryshme, janë elementë që shoqërojnë vizitën dhe kuriozitetin tuaj në zonë.

Ky fshat ka një hapësirë të zgjeruar dhe vizitorët e kureshtarët kanë mundësi ta vizitojnë atë deri në bregdet. Është një hapësirë e gjerë me bukuri të rrallë, ku laguna ujore gërshetohet me mjedisin përreth me shkurre e drurë të lartë.

Fshati i vogël me 300 banorë është i njohur për restorantet dhe numrin e lartë të këtyre restoranteve, rreth 30, dhe ku sherbehet kryesisht produkte deti por nuk mungojnë prodhimet e ndryshme lokale. Ky është quajtur ndryshe edhe “Ishulli i Restoranteve” dhe vijon të tërheqë shumë vizitorë.

Ku ndodhet?

Ndodhet 1 km nga superstrada dhe 3 km larg qytetit të Lezhës në anën e majtë të lumit Drin. Një zonë shumë pranë kryeqytetit, rrugëve kombëtare dhe pikave doganore, me pak fjalë e arritshme lehtësisht nga të gjithë. Kjo është një zonë me histori të lashtë që vjen që prej Ilirisë, kulturë të hershme, një sistem lagunor shumë interesant dhe destinacion turistik.

Zonat e mbrojtura: Laguna e Kune-Vainit është një sistem ligatinash, ku përfshihen laguna e këneta, ujëra detare dhe bregdet, toka nën nivelin e detit dhe pyje tipike bregdetare, shkurre mesdhetare, rrjedhje ujore dhe toka bujqësore e kullota. Ishulli i Kunes është një zonë e mbrojtur e veçantë, shumë i rëndësishëm për zogjtë IBA (Zonë e rëndësishme zogjsh) në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Speciet kryesore që i japin këtë status janë Ardeidet and Phalocrocoridet.

Gjithashtu dhe speciet e kërcënuara globalisht si rosat e egra (Phalacrocorax carbo), breshkat e detit (Caretta caretta), dhe foka mesdhetare (Monachus monachus) janë parë më rrallë në këto zonë. Kurse pelikani (Pelecanus crispus), në këtë zonë, konsiderohet fare i rastit ose “i zhdukur”. Prova e fundit e shfaqjes së tij është viti 1993.

Laguna ka qenë një zonë e veçantë apo rezervë gjuetie ndër më të pasurat në vend, me rosa të egra uji, me fazanë, disa lloje kafshësh, disa lloje peshqish. Në Vain, ka vegjetuar fuqishëm flora dhe është rritur një faunë shumë e pasur. Veçohen grumbujt pyjorë me vidh, frashër, rrënjë, etj. Ndër kafshët veçohen vjedulla, dhelpra, lepuri, disa brejtës, lundërza, etj. Po ashtu, laguna ka qenë e rëndësishme për peshkim, si veprimtari e organizuar, thuajse tërësisht shtetërore.

Në vitin 1978, afër repartit ushtarak u ndërtua një fazaneri moderne për kohën, ku rriteshin për eksport dhe për vend raca të caktuara fazanësh. Këta lloj zogjsh u sollën nga Kina. Përveçse për eksport, fazanët u përdorën për popullimin e lirë në pyjet e zonës për gjueti ose ushqim në restorante. Në Vain u eksperimentua në vitin 1980 shumimi dhe rritja e rosës egër, si objekt gjuetie dhe për eksport, çka nuk i pati ato rezultate të fazanit.

Plazhi Vain: Ky plazh gjendet pranë lagunës së Vainit dhe rruga kalon ndërmjet lagunës dhe lumit Drin. Zona ofron mundësi për të eksploruar natyrën, pastërtinë e ujit dhe rërës dhe të qëndrosh në qetësinë e saj duke dëgjuar vetëm zhurmën e dallgëve dhe këngën e zogjve.

Në Ishull-Lezhë do të kesh edhe disa element mjaft interesantë për tu vëzhguar dhe parë si  Flora dhe fauna e pasur, shpellën e Ujit në Lujs, Kënetën e Kashtës dhe Rivat e Drinit. Peshkimi sportive me grep, vrojtimi përmes kullave të ngritura në lagunë, potenciali i bimëve medicionale, ecje në natyrë duke eksploruar krejt zonën apo shëtitjet me varkë përveç asaj më biçikletë, janë një mundësi e mirë për argëtim ndërsa do të vizitoni fshatin turistik të Ishull – Lezhës.

spot_img

Te fundit

112,000FansaPëlqeje
189,000NdjekësitNdjek
18,000NdjekësitNdjek
66,000AbonentëAbonohu
spot_img

Related articles

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu