Tiranë, 3 tetor 2026 – Sot në kryeqytetin shqiptar u zhvillua Kongresi i Forza Italia për Ballkanin, një ngjarje e rëndësishme që shënon një hap të ri në organizimin e kësaj force politike në rajon.Në kongres morën pjesë, përmes lidhjes online, eurodeputeti Salvatore De Meo, si dhe deputetët italianë Alessandro Battilocchio, Erica Mazzetti dhe Francesco Battistoni.
Gjatë punimeve, Lorenzo Grassini Francioli u zgjodh kryetar i Forza Italia për Ballkanin. Në postet e zëvendëskryetarëve u zgjodhën Bardhok Doda dhe Nicoletta Cardin.Ndërsa si nënkryetarë u zgjodhën Lindita Bimi, Dritan Beqiri, Baftjar Kondi dhe Cesare Labianca.
Kongresi u karakterizua nga një atmosferë bashkëpunimi dhe angazhimi për forrimin e strukturave të Forza Italia në Ballkan.






