Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka lëshuar masë sigurie “arrest shtëpie” si dhe pezullim nga detyra për Vlora Hysenin, drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit.
Në kuadër të të njëjtit aksion, me urdhër të GJKKO-së, SPAK po zhvillon kontrolle në banesën e Ilir Prodës, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Sipas burimeve, hetimi ku është përfshirë edhe emri i Prodës ka çuar në vendimin për kontrollin e banesës së tij, si dhe kontroll personal.
Detaje të tjera mbi hetimin priten të bëhen publike në vijim.
