Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi:  “Veshur me traditë”, eleganca e kostumeve shqiptare, që do të sjell freskinë, gjatë të nxehtit të verës
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Sociale >  “Veshur me traditë”, eleganca e kostumeve shqiptare, që do të sjell freskinë, gjatë të nxehtit të verës
Sociale

 “Veshur me traditë”, eleganca e kostumeve shqiptare, që do të sjell freskinë, gjatë të nxehtit të verës

Last updated: July 2, 2026 15:08
3 Min Read
SHARE
Banner

Ka disa gjëra që koha nuk i zbeh kurrë: rrënjët, tradita dhe kujtesa mbi vlerat, që një komb mbart. Shqipëria ka shumë për të treguar nga historia dhe traditat e saj, e cila ruhet tek monumuntet e kulturës, tek qytetet e vjetra, tek zakonet e po aq edhe tek kostumet popullore, të krahinave të ndryshme.

Një pjesë e mirë e këtyre kostumeve, këtë verë, po vijnë në vëmendje të njerëzve, përmes një fushate shumë interesante e unike: “Veshur me traditë”, që ka si qëllim pikërisht rikthimin tek vlerat e tek bukuritë e traditës shqiptare.

Nëse një vit më parë kjo rikujtesë u bë përmes historisë e bukurisë së qyteteve të bukura shqiptare, këtë vit Lufra ka zgjedhur të flasë përmes produkteve të saj, për kostumet e bukura popullore shqiptare.

Lexo edhe:

Megi Pojani largohet nga ‘Përputhen’ pas tre vitesh
Ish-bashkëshorti i Hueyda El Saied gjen sërish dashurinë, por djali i saj çdo moment pranë tij
“Shikimi që më vodhi zemrën…”/Mateo poston foton me dedikimin romantik për Brikenën
Bora Zemani largohet nga ekrani i Top Channel?

Në bashkëpunim me Institutin e Antropologjisë, Lufra po sjell një përzgjedhje të pasur të veshjeve tradicionale nga treva të ndryshme shqiptare, duke ndërtuar një urë mes së shkuarës dhe së tashmes.

Nga Gjirokastra me elegancën e fustanellës dhe çitjaneve të qëndisura me fije ari, tek Lunxhëria ku ndihen qartë ndikimet qytetare në xhybet dhe mantot festive, çdo veshje mbart historinë dhe stilin e jetës së komuniteteve shqiptare ndër shekuj.

Në Përmet, veshjet dallohen për finesën dhe përdorimin e materialeve cilësore si mëndafshi dhe atllasi, ndërsa në Elbasan spikat “veshja shqiptarçe” me dimi dhe xhybe karakteristike, që pasqyron traditën orientale të Shqipërisë së Mesme.

Po aq të veçanta janë edhe veshjet e Malësisë së Tiranës, Zadrimës dhe Malësisë së Madhe, ku elementë si brekushet, koretë dhe sidomos Xhubleta dëshmojnë mjeshtërinë artizanale dhe trashëgiminë e pasur kulturore. Xhubleta, tashmë pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO, mbetet një nga simbolet më të rëndësishme të identitetit shqiptar.

Fushata përfshin gjithashtu veshjet çame dhe ato të Rrafshit të Dukagjinit në Kosovë, duke treguar se kultura shqiptare shtrihet përtej kufijve administrativë dhe ruan një unitet të fortë në larmi.

Kjo fushatë u lançua në ambjentet e “Albania Night”, mes ritmeve të këngëve dhe valleve popullore, artistëve të veshur e stolisuar me kostumet tradicionale, mes sofrave të shtruara me ushqimet karakteristike të zonave të ndryshme, e në prezencën e personazheve të njohur publik, që u bënë pjesë e kësaj eksperience motivuese.

“Veshur me traditë” është vazhdimësia e një rrugëtimi që Lufra po vijon, për promovimin e identitetit shqiptar, për edukimin e të rinjve me historinë e vlerat që të parët tanë na kanë lënë trashëgimi, për përcjelljen e kësaj tradite tek turistët që zgjedhin Shqipërinë, pikërisht për bukuritë dhe historinë.

“Veshur me traditë” është një tjetër kujtesë se rrënjët tona janë gjithmonë aty.

 

Pushuesit hidhen nga ballkoni i hotel Brooklyn në Vlorë për t’u shpëtuar flakëve
Prapaskenat e dasmës së Cristiano Ronaldos, detaje nga kontrata
“S’dua ta zbuloj…”, Nora Istrefi dhe Roberti me pushime së bashku? Këngëtarja befason me përgjigjen
Ina e “Përputhen”, në romancë të re pas ndarjes nga Kejsi?
Kiara dhe Luizi në pritje të fëmijës së dytë? Përgjigjet moderatorja
TAGGED:KryesoreLufra

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Duart pranë njëri-tjetrit, a është ky partneri i ri i Ilnisa Agollit?
Next Article Sara dhe Bardhi zbulojnë gjininë e bebit numër dy

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Këto janë 5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para
Horoskopi
August 16, 2026
Qeveria hungareze vë zyrtarisht nën hetim pronarin e One Albania
Aktualitet
August 16, 2026
Si kaloi një ish-zyrtar i Hipotekës në ndërtues kullash dhjetëra milionë Euro?!
Aktualitet
August 16, 2026
“I gjithë kati i parë ishte në flakë”, zjarrfikësi rrëfen momentet e tmerrit në hotelin e Vlorës: Pushuesit u detyruan të hidhen nga ballkoni
Aktualitet
August 16, 2026

Lexo edhe:

Profili i Vipave

Vesa Vllasaliu i kthen përgjigje ironike ndjekëses për mungesën e fotove me Mirlind Dakun

August 14, 2026
Të famshëm

Kthesë e papritur në karrierën e Nora Istrefit!

August 13, 2026
Tv Shows

Alaudin Hamiti nxjerr detaje për një nga banorët e edicionit të ri të Big Brother Vip Kosova

August 12, 2026
Të famshëm

“Nuk e di si do vazhdoj pa ty”, Messi thyen heshtjen pas humbjes së babait: Do i rris fëmijët siç bëre ti me mua, të dua!

August 12, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?