Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Të suksesshëm në biznese, por të ‘pafat’ në ekrane dhe jetën private/ Ku janë sot fituesit e 9 Big Brother-ave
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Të suksesshëm në biznese, por të ‘pafat’ në ekrane dhe jetën private/ Ku janë sot fituesit e 9 Big Brother-ave
Të famshëm

Të suksesshëm në biznese, por të ‘pafat’ në ekrane dhe jetën private/ Ku janë sot fituesit e 9 Big Brother-ave

Last updated: February 3, 2022 23:24
11 Min Read
SHARE
Banner

Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë. Ndër vite personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra. Pas 4 vitesh mungesë, këtë sezon Big Brother u rikthye me personazhe të famshëm. Vite më parë, qëllimi i këtij reality ishte pikërisht ky, të prodhonte personazhe.

Por duket se jo gjithmonë ia ka dal. Të gjithë kujtojmë historitë e bukura të dashurisë, sherret, konfrontimet e ashpra, ndarjet, tradhëtitë, puthje. Por jemi të sigurt që jo të gjithë i kujtojmë fituesit e dalë nga ky format. E ndërsa disa kanë ditur ta përdorin famën, ndonëse nuk arritën të merrnin çmimin e madh, ka nga ata që e nisën dhe e mbyllin ciklin në Big Brother, veç me fitoren e çekut të majmë. Le të kujtojmë edhe njëherë së bashku se kush janë fituesit ndër vite dhe si ka vijuar jeta e tyre sot.

Lexo edhe:

Katy Perry nuk vjen vetëm në Sunny Hill, e shoqëron ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau
Si po shkon jeta nën një çati? Selin Bollati zbulon detaje për lidhjen me DJ Gimbon
Selin kritikon moderimin e Brikenës: Minimalja që duhet të bësh është të studiosh televizionin
“Ti je paqja dhe shtëpia ime”, urimi emocionues i Dafina Zeqirit për ditëlindjen e partnerit

Big Brother 1

Arbër Çepani

Fituesi i parë i Big Brother ishte pikërisht Arbri, djali që premtoi dhe realizoi se paratë e fituara do të shkonin për Gërdecin. Ai ia doli që në finale të mposhtë Olsin, një personazh të dashur për shumicën. Por duket se ky çmim i shërbeu jo pak Arbrit. Që nga ajo ditë Arbri nuk iu nda më medias. Për vite ai ka provuar të jetë moderator në ekrane të ndryshme. Por suksesin e vërtetë ai e provoi si biznesmen. Aktualisht Arbri drejton një nga lokalet më me stil dhe të njohur në vendin tonë. Duket se ky biznes i ka ecur aq mirë, sa e ka hapur në disa qytete të Shqipërisë. Ndërkaq jeta e tij private ka qenë disi e komplikuar ndër vite. Shpesh e kemi parë në krah të femrave të ndryshme, madje duke folur edhe për martesë. Por këtë herë më në fund duket se ai ka gjetur dashurinë. Arbri vetëm pak kohë më parë zyrtarizo lidhjen e tij me Miss-in Arnita Beqiraj.

Big Brother 2

Qetsor Ferunaj

Djali nga Dukati i Vlorës ra menjëherë në sy për mprehtësinë e tij dhe batutat shpesh herë edhe tipike vlonjate. Megjithatë pak e mendonin si fitues përballë Adelës dhe historisë së saj, që vijon të mbetet edhe sot ndër historitë më të spikatura të Big Brother. Duket se edhe vetë Qetësori u çudit kur dëgjoi se emri i tij ishte ai fituesi. Ashtu si më herët kishte thënë, paratë e fituara ai do t’i përdorte për të paguar borxhet. E duket se kështu ndodhi. Fill pas Big Brother, Qetsori u zhduk për disa kohë nga media, për t’u rikthyer kohë më pas në një eksperiencë të shkurtër televizive. Megjithatë ‘divorci’ me ekranin ndodhi shpejt dhe ai iu rikthyer jetës së mëparshme në Vlorë, pranë familjes së tij.

Big Brother 3

Jetmir Salaj

Një tjetër vlonjat mundi të rrëmbente çmimin e parë edhe në Big Brother 3. Të gjithë e kujtojmë Jetmir Salajn, djali nga Vlora që shpesh shfaqej në publik si prepotent dhe arrogant. Por mesa duket kjo formulë u pëlqye nga publiku, duke i sjellë atij fitoren. Jetmiri arriti të merrte çmimin e parë dhe për të gjithë dukej një personazh shumë premtues. Por idetë e tij ishit të qarta dhe larg ekranit. Pak kohë pas Big Brother, Jetmiri vendosi t’i hynte politikës. Ish-banori u pa për disa kohë pranë partisë së Shpëtim Idrizit, duke u angazhuar në qytetin e Vlorës, por në politikë ai nuk pati fatin e Big Brother dhe shpejt u tërhoq nga angazhimi i tij. Aktualisht ai vijon jetën e përditshme me angazhimet larg vëmendjen publike.

Big Brother 4

Ermela Mezuraj

Do të duhej Big Brother i katërt, që çekun ta merrte një femër. Bjondja simpatike, Ermela Mezuraj arriti të fitonte përballë konkurentëve të tjerë dhe dëshira e saj më e madhe ishte televizioni. Menjëherë pas Big-ut ajo u shfaq në media për disa kohë duke shijuar famën. Por edhe udhëtimi i saj zgjati pak. Për vite me rradhë ajo u zhduk nga mediat, duke u fokusuar tek puna e përditshme në zyrat e një hoteli të njohur në Tiranë. Megjithatë, shpesh kur debati për Big Brother ndizet, Ermela rikthehet në fokus të mediave, për të rrëfyer edhe njëherë eksperiencën e saj. Ndërkohë nga jeta e saj private asgjë nga ndryshuar. Ajo vijon të jetë bjondja simpatike që të gjithë njohëm, por ende pa një lidhje të konfirmuar.

Big Brother 5

Arbër Zeka

Një kosovar mundi të fitonte Big Brother 5. Flasim për Arbrin, djalin fjalëpak që ia doli të mposhtë lojtarët e tjerë për të çuar çmimin e parë në Kosovë. Mesa duket kjo fitore i shërbeu jo pak Arbrit që famën ka ditur ta ruaj. Aktualisht ai është ende pjesë e mediave, ku shpesh herë e shohim nëpër studio. Ndërkohë në Kosovë ai vijon punën si gazetar, pas disa eksperiencave të ndryshme televizive. Ndërkohë këtë Big Brother është përmendur shumë emri i tij për shkak të mbështetjes që ai po i jep Donaldit, por edhe deklaratave të forta në media.

Big Brother 6

Anaid Kaloti

Besojmë se Anaidin të gjithë e mbajmë mend. Për lidhjen brenda, për lidhjet jashtë, historitë e tij, deklaratat e bëra, batutat dhe gjithçka tjetër që i solli në Big Brother 6. E duket se ishin të gjitha këto që i sollën fitoren Anaidit, që ende sot është një emër i lakuar në media. Fill pas Big Brother ai u angazhua në disa biznese, por më së shumti në media u përfol për lidhjen e tij 3-vjeçare me Oriola Marashin. Aktualisht Anaidi është një personazh shumë i ndjekur në rrjetet sociale ku nuk i kursen edhe batutat apo ‘teoritë konspirative’ për Big Brother Vip. Nuk e dimë sesi i ka shërbyer Anaidit Big Brotherit në jetën private, sepse sapo e shikojmë çift, shpejt vjen edhe lajmi se ish-banori vijon single.

Big Brother 7

Nevila Omeri

Pak e mbajnë mend Nevilën, fituesen e Big Brother 7. Ajo që mund t’ju kujtohet prej saj është historia e dhimbshme e saj, rritur në Shtëpinë e Fëmijës, pa prindër dhe me probleme ekonomike. Por nga këtu, tek fitorja e saj u deshën 100 ditë dhe shumë çudi kur Arbana përmendi emrin e saj. Për publikun u duk si një fitore e pamerituar, pasi të shumtë ishin ata që preferonin të tjerë banorë, që duhet thënë ishin më aktiv në shtëpi. Por nëse banorët e tjerë janë përpjekur ‘të çajnë’ në rrugën e famës, Nevila nuk është përpjekur kurrë. Sapo fitoi Big-un ajo u zhduk nga jeta publiku. Fama nuk ishte në interes të sajin dhe ajo vendosi mos të ishte më në studio as si e ftuar. Jeta e saj vijon sot pak a shumë si ishtë para Big Brother. Ende beqare, me një punë të thjeshtë dhe po me flokët e shkurtër, Nevila duket larg vajzës që arriti të fitonte një nga Big Brother më të shikuar.

Big Brother 8

Vesel Kurtishaj

Veseli hyri në Big Brother thuajse në mesin e lojës, ndaj askujt nuk i shkoi në mendje se ai do t’ja dilte të fitonte. Megjithatë banori simpatik ia doli të çojë për herë të dytë çmimin në Kosovë. Ashtu si pritej, djaloshi do të provonte menjëherë televizionin dhe disa eksperienca i ka patur. Por duket se tregu mediatik nuk e ka ‘trajtuar’ aq mirë sa Big Brother dhe aktualisht Veseli mjaftohet me ftesa në emisione të ndryshme. Nga ana tjetër ai drejton një biznes celularësh në Kosovë. Ditët e fundit e kemi parë shumë aktiv në rrjetet sociale, duke komentuar Big Brother Vip. Duhet thënë se për ish-banorët, vetëm komentet e këtij edicioni i ka rikthyer edhe njëherë tek fama.

Big Brother 9

Danjel Dedndreaj & Fotini Derxho

Kush nuk e kujton Big Brotherin e dashurisë, ku konkurentët ishin çift me njëri-tjetrin dhe fitues do të shpalleshin të tillë. E kush nuk e kujton dasmën e Danjelit dhe Fotinisë brenda shtëpisë së Big Brother, që duket se i ‘ndihmoi’ të merrnin çmimin e madh. Por çifti nuk e dëgjoi këshillën që Erion Veliaj i dha kur i celebroi: “Mendohuni mirë, sepse martesa kushton 3 mijë lekë, divorci 800 mijë lekë”. Pasi qëndruan së bashku për më shumë 3 vite si burrë e grua, dyshja u divorcua. Fotinia jeton jetën e saj mes Tiranës dhe Greqisë, duke u angazhuar si make-up artist. Nga ana tjetër pas ndarjes Danjeli është larguar nga Shqipëria për të nisur një jetë të re në Spanjë. Të dy asnjëherë nuk tentuan famën televizive, por shijuan raportin e tyre për disa vite./ Gazeta Shqiptare/

“Mua nuk më bën artiste Ardit Gjebrea”, Albërije Hadërgjonaj flet për përplasjen me moderatorin
Mateo surprizon Brikenën me gjestin romantik në mes të emisionit
“Ju dua, por më kuptoni”/ Gjesti ngre shqetësimin ndaj fansave, ja çfarë i kërkoi këngëtari atyre
Santiana Maloku konfirmon ndarjen nga Patrisi: Gjithçka ka marrë fund
Julian Deda prek me dedikimin për babain e ndjerë Zef Deda: Më mungon pa fund, je më i miri Babo
TAGGED:Big Brother

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article “Egzona kishte pëlqim për Donaldin dhe iu qep”, deklarata befasuese e ish-banorit të “BBV”
Next Article Rihanna konfirmoi shtatzëninë, por Drake i habiti të gjithë me veprimin që bëri

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Turistët me rroba banjo në qytet, si e kanë zgjidhur shtetet e huaja
Vip Travel
August 2, 2026
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Ekonomi
August 2, 2026
Italia në alarm të kuq, 25 qytete përballen me temperatura ekstreme
Moti
August 2, 2026
I nxehti afrikan ‘mberthen’ Shqipërinë, sa do të shkojnë temperaturat
Moti
August 2, 2026

Lexo edhe:

Të famshëm

Koncertet e verës, Sara Gjordeni ka një ‘këshillë’ për vajzat në instagram

July 25, 2026
Të famshëm

Kur do të publikohet kënga e saj? Pas Mateos, edhe Brikena nis rrugëtimin e saj në muzikë

July 24, 2026
Tv Shows

Benita zbulon çfarë ka ndodhur me Klodin pas Big Brother

July 23, 2026
Profili i Vipave

Gjesti dhe DJ Gimbo i japin fund zërave për konflikt/ Shfaqen sërish bashkë para fansave

July 23, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?