Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Fation Kuqari ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Explus”, në RTV Ora.
Ai u vu në siklet nga gazetari Ronaldo Sharka, i cili e pyeti nëse e kanë ngacmuar ndonjëherë meshkujt.
“Jo jo shyqyr Zotit jemi rehat nga kjo pjesë. King jam pra, por… Ndodh nuk po them qe nuk ndodh, por shyqyr s’ka ndodh. Bëjmë ndonjë muhabet tjetër? Ndodh realisht, të gjithëve por nuk është pyetje për mua, nuk më pëlqen të përgjigjem”, tha Fationi.
Gjatë intervistës ai sqaroi dhe marrëdhënien e përfolur me Fifin dhe Trejsi Sejdinin.
Fationi tha se i ka të dyja mikesha shumë të mira.