Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Skandali me hemodializën e Allajbeut, KLSH: Janë paguar dy herë shërbime për të njëjtin pacient
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Skandali me hemodializën e Allajbeut, KLSH: Janë paguar dy herë shërbime për të njëjtin pacient
Aktualitet

Skandali me hemodializën e Allajbeut, KLSH: Janë paguar dy herë shërbime për të njëjtin pacient

Last updated: December 5, 2025 08:06
3 Min Read
SHARE
Banner

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar shkelje dhe abuzime deri në pagesa të dyfishta në shërbimin e hemodializës, e cila është dhënë me koncesion nga shteti për pacientët me probleme renale në 5 qendra si Shkodër, Vlorë, Lezhë, Elbasan e Korçë.

Të pesta qendrat i janë dhënë me koncesion kompanisë Dia Vita në pronësi të biznesmenit Klodian Allajbeu, pronar edhe i spitalit privat Amerikan, i cili sipas auditit të ushtruar nga KLSH ka marrë pagesa nga shteti edhe kur nuk ka ofruar shërbim dialize.

KLSH ka publikuar rastin e një qytetari, i cili kryente seanca dialize në qendrën e koncesionit në Lezhë.

Lexo edhe:

‘Premium Beach Hotel’ në Golem servir djath me baktere për turistët, AKU zbarkon në hotel pas helmimit
PAMJET/ E shau në shkallët e avionit, Rama kap për qafe të riun dhe ia dorëzon policisë italiane
Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!
Daja i Zegjine Çaushit shpallet në kërkim, bën veprimin e rëndë ndaj ish-vjehrrit

Pacienti rezulton se kishte ndryshuar vendbanim dhe shërbimin e dializës e ka marrë në një spital jo publik, i cili ka kontratë me Fondin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe paguhet për këtë.

Por nga ana tjetër Fondi ka paguar edhe qendrën e Lezhës, ku qytetari e merrte më parë këtë shërbim. Auditi ka konstatuar se raportimet nga koncesionari për seancat e dializës janë bërë në bazë të projektimeve dhe jo seancave faktike të dializës që kanë kryer pacientët, duke bërë që në arkën e Allajbeut të depozitohen para nga buxheti i shtetit, edhe për shërbime të paofruara.

Në qendrat e hemodializës të koncesionarit auditi i KLSH ka konstatuar se nuk kishte të punësuar mjek nefrolog, me kohë të plotë të domosdosshëm për pacientët me probleme renale, por me kohë të pjesshme.

Po kështu nuk kishin një dietolog për ushqimin që duhet të konsumojnë pacientë në dializë.

Nga ana tjetër qendrat e hemodializës së koncesionarit nuk pranojnë pacientë me probleme renale akute, të cilët kanë nevojë për seanca dialize urgjente, por ata dërgohen njëherë në shërbimin e nefrologjisë në QSUT, duke shkaktuar sorollatje të pacientëve edhe në rastet kur kanë urgjencë.

Koncesioni i hemo-dializës, i cili u vlerësua nga shteti me vlerë fillestare 86 milion dollar, në 10 vjet ka të përcaktuar se në 4 vitet e fundit kompania koncesionare, në këtë rast Dia Vita duhet të investojë për blerjen e aparaturave të reja të hemodializës, që i mbeten si pasuri spitaleve publike në përfundim të kontratës.

Sipas raportit të KLSH ky investim as që ka nisur ndërkohë që kontrata përfundon në mars të vitit 2026.

KLSH raporton se qendrat e dializës së koncesionarit nuk janë monitoruar as për kostot dhe as për cilësinë e shërbimit që kanë ofruar.

Dhe kur kanë mbetur edhe pak muaj nga përfundimi i këtij koncesioni nuk ka një raport mbi kosto eficensën e tij./TCH

“Dil jashtë!”/ Egla Ceno rrëfen përplasjen me Ramën në Berat, qytetarët braktisin mbledhjen në shenjë proteste
Elton Ilirjani sjell magjinë e Parashqevi Simakut në pasarelën botërore
“Pesë orë që m’u dukën një jetë”, gazetarja Bora Shahini denoncon përvojën e rëndë në Pediatri
Qytetari denoncon: Çfarë më bëri fsheurazi IUTE Credit, pse nuk veprojnë institucionet?
Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit, 12 shtator 2026
TAGGED:klodian allajbeu

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Zbulohet çifti i prezantuesve të Festivalit të RTSH-së
Next Article Braçe i ashpër me ministrat: Duhet të largohen nga detyra ata që…

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Një javë me surpriza për këto shenja të horoskopit, por me disa paralajmërime: Data kur duhet treguar kujdes
Horoskopi
September 14, 2026
Parashikimi i motit për sot, 13 shtator 2026/ Rikthehen temperaturat deri në 31°C
Moti
September 14, 2026
Horoskopi 14 shtator 2026, çfarë parashikojnë yjet për ju
Horoskopi
September 14, 2026
Romir Zalla lë të hapur rikthimin në “Portokalli”: “Nëse më ftojnë…”
Të famshëm
September 13, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

September 11, 2026
Politikë

Qeveria numëron PPP-të, administrata numëron dosjet!

September 9, 2026
Aktualitet

Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht! Është serioze

September 9, 2026
Aktualitet

Përplasja me Eduard Kuçin, Gjykata jep vendimin për Jozin!

September 9, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?