Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Si kaloi një ish-zyrtar i Hipotekës në ndërtues kullash dhjetëra milionë Euro?!
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Si kaloi një ish-zyrtar i Hipotekës në ndërtues kullash dhjetëra milionë Euro?!
Aktualitet

Si kaloi një ish-zyrtar i Hipotekës në ndërtues kullash dhjetëra milionë Euro?!

Last updated: August 16, 2026 14:49
5 Min Read
SHARE
Banner

Ish-numri dy i Hipotekës së Tiranës, Shkëlzen Betaj, është shndërruar brenda pak vitesh në një nga emrat që shfaqet pas projekteve të mëdha të ndërtimit në kryeqytet. Nga zyrat ku dikur kalonin dosjet e pronave, sot Betaj ka kaluar te kullat shumëkatëshe, kompanitë e ndërtimit dhe investimet që kërkojnë miliona euro.

Kompanitë e lidhura me Betajn janë relativisht të reja, kapitalet e regjistruara janë modeste, ndërsa projektet ku ato shfaqen kanë një përmasë të madhe financiare.

Shkëlzen Betaj ka mbajtur postin e zëvendësdrejtorit të Hipotekës së Tiranës, një institucion që për vite me radhë ka qenë në qendër të tregut të pronave në kryeqytet. Në atë detyrë ai kishte njohje të drejtpërdrejtë me sistemin e regjistrimit të pasurive, pronarët e mëdhenj të tokave dhe zhvillimet urbane në Tiranë.

Lexo edhe:

Dy gratë ishin te videot erotike, Olti Curri tregon vendimin e rëndë! Thirrja urgjente
Pas vetëvrasjes së Xhuana Nikollit, ish-bashkëshorti dorëzohet në polici
Përplasja me Edi Kuçin, gjykata merr tjetër vendim për Jozin
Zjarri shkrumbon dy banesa në Laprakë, nëna me katër fëmijë mbetet në qiell të hapur

Pas largimit nga administrata, Betaj nuk u zhduk nga tregu i pronave. Përkundrazi, emri i tij nisi të shfaqej në krahun tjetër të tij, te kompanitë që ndërtojnë.

Një nga projektet më të mëdha ku ai rezulton i përfshirë është një kullë 25-katëshe që do të ngrihet mes Rrugës së Kavajës dhe Rrugës së Durrësit, në zonën e bllokut të ambasadave.

Vendndodhja është ndër më të shtrenjtat në Tiranë. Projekti parashikon ambiente tregtare, zyra, hotel dhe apartamente, duke e kthyer atë në një investim që kërkon financim të konsiderueshëm.

Pas projektit shfaqen kompanitë “Ultra Tek” sh.p.k., e lidhur me vëllezërit Sinanaj, dhe “Lunor” sh.p.k., e Shkëlzen Betajt.

Pikërisht “Lunor” ngre pikëpyetjet më të mëdha. Shoqëria është krijuar vetëm pak vite më parë, ndërsa shfaqet tashmë në një projekt që për nga volumi i ndërtimit dhe vlera e tregut hyn në kategorinë e investimeve miliona euro.

Si kaloi një ish-zyrtar i Hipotekës në ndërtues kullash
Kulla në bllokun e Ambasadave

Dhe kjo nuk është e vetmja kullë. Një tjetër projekt në zonën e Ali Demit nxjerr në skenë një skemë të ngjashme kompanish dhe ortakësh.

Në qershor të vitit 2025 u regjistrua shoqëria “EL&EL Construction”, në pronësi të Elda Betajt, bashkëshortes së Shkëlzen Betajt, dhe Elis Sinanit, bashkëshortes së Andi Sinanajt.

Vetëm disa muaj më vonë, më 17 tetor 2025, kuotat e kompanisë kaluan te Gjoka Ndërtim dhe G88 sh.p.k e Daniel Garunjës, ish-kandidat për deputet i Partisë Socialdemokrate.

Në dokumentet e transaksionit, Shkëlzen Betaj dhe Andi Sinanaj shfaqen si persona që japin pëlqimin.

Si kaloi një ish-zyrtar i Hipotekës në ndërtues kullash
Kulla në zonën e Ali Demit

Në tetor 2024, Shkëlzen Betaj dhe Andi Sinanaj krijuan “SIAN BUILDINGS ALBANIA” me një kapital prej vetëm 100 mijë lekësh, një shifër që mezi mjafton për të paguar një ekspertizë teknike, por brenda një viti e gjysmë kjo kompani shfaqet si zhvilluese e tre projekteve gjigante.

Projekti i parë i SIAN është një godinë polifunksionale 26, 31 dhe 35 kate në Tiranë, e futur në KKTU në prill 2025, projekti i dytë ngrihet në rrugën “Mustafa Xhabrahimi” me 3-8 kate, ndërsa i treti është një kompleks 18-katësh në Velipojë me pishinë dhe infrastrukturë turistike, futur në KKTU më 17 prill 2026.

Brenda një periudhe relativisht të shkurtër, një ish-zyrtar shtetëror është futur në projekte ndërtimi që kërkojnë miliona euro dhe po krijon një portofol pronash që nuk mund të shpjegohet vetëm me të ardhurat që ai mund të ketë pasur gjatë karrierës në administratë.

Për një person që ka mbajtur një pozicion të rëndësishëm publik dhe që sot shfaqet në investime të kësaj përmase, ngre alarmin për organet monitoruese dhe ligjzbatuese në vend.

Këtu duhet të nisë verifikimi serioz i pasurisë dhe aktivitetit ekonomik të Shkëlzen Betajt dhe kompanive që lidhen me të.

Si kaloi një ish-zyrtar i Hipotekës në ndërtues kullash

Sipas burimeve pranë Autoritetit të Pastrimit të Parave dhe Krimit Ekonomik, janë nisur verifikimet kundrejt pronave dhe dosjeve të regjistruara në ZVRPP Tiranë gjatë mandatit të Betajt dhe ortakët e tij të biznesit po futen tashmë në lupën e hetuesve./Marrë nga Pamfleti

 

Albatros Rexhaj befason me deklaratën: Bela do ta fitojë gjyqin
Tragjedia shqiptare në Athinë: Dy bashkëshortët që humbën jetën, në pritje të fëmijës së tyre të parë
Zhvillohet sot Tiranathlon, rrugët ku kufizohet qarkullimi i mjeteve dhe si do devijohen linjat e autobusëve
Publikohen emrat e 44 restoranteve që tregtuan djathin me bakterin e rrezikshëm “Listeria”
Në Shqipëri lindin më shumë djem, por në vend ka më shumë vajza
TAGGED:Lunor sh.p.kShkëlzen BetajUltra tek sh.p.k

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Ish-bashkëshorti i Hueyda El Saied gjen sërish dashurinë, por djali i saj çdo moment pranë tij
Next Article Qeveria hungareze vë zyrtarisht nën hetim pronarin e One Albania

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Moderatorja e Top Channel trondit vendin, kush fshihet pas videove të vajzave të showbizit
Të famshëm
September 30, 2026
Ja 8 zakone që tregojnë se keni nevojë për më shumë pushim dhe qetësi gjatë ditës
Kuriozitete
September 30, 2026
Skandali i videove në showbiz, Luiz Ejlli bën reagimin e beftë
Të famshëm
September 30, 2026
“BURG për këdo që i ka shpërndarë videot!” Personazhe të njohura PLASIN keq për rastin e Adrian Hilës
Të famshëm
September 30, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

Tragjedi për familjen shqiptare, motër e vëlla mes viktimave në Athinë

September 26, 2026
Aktualitet

Defekt i rëndë, Tirana prej 7 orësh pa energji elektrike

September 26, 2026
Sociale

Pediatria me pajisje të re për trajtimin e fëmijëve dhe mbrojtjen e personelit mjekësor

September 25, 2026
Aktualitet

Moda pulson art në London Fashion Week, Elton Ilirjani bëhet pjesë e skenës avant-garde

September 24, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?