Thierry Grosjean, bashkëshorti i balerinës së ndjerë shqiptare Hueyda El Saied, duket se ka gjetur sërish dashurinë.
Thierry ka publikuar në rrjetet sociale fotografi me partneren e tij të re, teksa në udhëtimet dhe momentet e tyre familjare shfaqet shpesh edhe Gabrieli, djali i Hueydës.
Lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të Hueyda El Saied në nëntor të vitit 2021 tronditi botën e ekranit shqiptar. Balerina u nda nga jeta pas një beteje me një sëmundje të rëndë, duke lënë pas bashkëshortin dhe djalin e saj të vogël.
