Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Shkencëtarët: Korriku 2023, muaji më i nxehtë i regjistruar në histori
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Rajoni & Bota > Botë > Shkencëtarët: Korriku 2023, muaji më i nxehtë i regjistruar në histori
Botë

Shkencëtarët: Korriku 2023, muaji më i nxehtë i regjistruar në histori

Last updated: August 12, 2023 16:55
3 Min Read
SHARE

Korriku ka qenë aq i nxehtë deri më tani, sa shkencëtarët llogarisin se ky muaj do të jetë më i nxehti në histori dhe ka të ngjarë më i ngrohti që ka përjetuar qytetërimi njerëzor, edhe pse kanë mbetur edhe disa ditë për të djersitur.

Organizata Botërore Meteorologjike dhe Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian, Copernicus, të enjten deklaruan se nxehtësia e korrikut është përtej thjesht thyerjeve të rekordeve. Ata thanë se temperatura e Tokës ka kaluar përkohësisht mbi një prag të rëndësishëm të ngrohjes: objektivi prej 1.5 gradë Celcius i pranuar ndërkombëtarisht për të kufizuar ngrohjen globale.

Temperaturat ishin 1.5 gradë më të larta se koha para-industriale për një rekord prej 16 ditësh këtë muaj, ndërsa marrëveshja e klimës së Parisit synon të mbajë rritjen e temperaturës mesatare globale për 20 apo 30-vjet në 1.5 gradë. Disa ditë tejkalimi i përkohshëm i këtij pragu ka ndodhur më parë, por asnjëherë në korrik.

Lexo edhe:

Greqia ndalon monopatinat elektrike për personat nën 18 vjeç, sigurim i detyrueshëm për ato me qira
El Niño rikthehet në maj/ Çfarë pritet të ndodhë me motin?
Izraeli do të organizojë festivalin me të madh të LGBTQ në Lindjen e Mesme
“Më shkatërrove jetën”, detaje të reja nga vrasja e trefishtë e shqiptarëve në Itali

Korriku ka qenë kaq i nxehtë në tre kontinente – Amerikën e Veriut, Evropën dhe Azinë – sa studiuesit thanë se një rekord ishte i pashmangshëm. Vala e të nxehtit në pjesën jugperëndimore të SHBA-së nuk po tregon shenja ngadalësimi, ndërsa po përhapet gjithashtu në pjesën më të madhe të pjesës perëndimore dhe lindore me më shumë se 128 milionë amerikanë që po këshillohen të qëndrojnë brenda.

“Nëse një epokë akullnajash nuk do të shfaqej krejt papritur , është e sigurt se do të thyejmë rekordin për korrikun më të ngrohtë të regjistruar dhe muajin më të ngrohtë në rekord”, tha për agjencinë Associated Press, drejtori i agjencisë Copernicus, Carlo Buontempo.

Shkencëtarët thonë se një thyerje e tillë e rekordeve të nxehtësisë është një sinjal për ndryshimet e ardhshme ndërsa planeti ngrohet. Këto ndryshime shkojnë përtej valëve të zgjatura të të nxehtit dhe përfshijnë më shumë përmbytje, zjarre dhe ngjarje ekstreme të motit që vënë shumë njerëz në rrezik.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres u kërkoi udhëheqësve botërorë, veçanërisht atyre të vendeve të pasura, të bëjnë më shumë për të pakësuar emetimet e gazeve që shkaktojnë efektin serrë. Pavarësisht viteshe negociatash ndërkombëtare për klimën dhe premtimeve të shumta nga shumë vende dhe kompani, emetimet e gazeve që shkaktojnë efektin serrë vazhdojnë të rriten.

“Ndryshimi i klimës është këtu. Është i frikshëm. Dhe është vetëm fillimi,” u tha zoti Guterres gazetarëve në një konferencë në Nju Jork. “Epoka e ngrohjes globale ka përfunduar; ka ardhur epoka e vlimit global”./VOA

Rritja e çmimeve të karburanteve, shoferët e transportit publik në Paris dalin në protestë
I kishte borxh një pasagjereje 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair
Askush s’shpëton, përveç tyre: Dy vendet e vetme “imune” ndaj bombës atomike
E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktorja e njohur (Emri)
Zvicra në referendum për të përcaktuar një tavan për popullsinë: 10 milionë, jo më shumë

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Beniada hyn në tregun muzikor, paralajmëron këngën e parë?
Next Article Horoskopi 13 Gusht, çfarë kanë parashikuar yjet për sot

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Single apo në një lidhje? Gjesti: Femra që të duan për interes ka, por…
Tv Shows
May 23, 2026
“Dal i qeshur para publikut, por jam i thyer në 2 mijë copa”, Gjesti përlotet për humbjen e të vëllait: Ai është kudo me mua
Të famshëm
May 23, 2026
Zbuloni parashikimin e motit për ditën e sotme, sa do shkojnë temperaturat
Moti
May 23, 2026
Horoskopi 23 maj 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
Horoskopi
May 23, 2026

Lexo edhe:

Botë

Influencerja 24-vjeçare gjendet e vdekur në banesën e saj

February 6, 2026
Botë

E pazakontë/ 4 dele regjistrohen në shkollë për të shmangur mbylljen e klasës

February 6, 2026
Botë

Franca synon ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën 15 vjeç deri në shtator

January 26, 2026
Botë

E frikshme! Udhëtonte për në Davos, “Air Force One” i Donald Trump pëson defekt gjatë fluturimit, lëvizje urgjente

January 21, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?