Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: Rrëfimi tronditës i nënës: Vajza është abuzuar seksualisht në shkollë dhe te “Zyber Hallulli”
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Rrëfimi tronditës i nënës: Vajza është abuzuar seksualisht në shkollë dhe te “Zyber Hallulli”
Aktualitet

Rrëfimi tronditës i nënës: Vajza është abuzuar seksualisht në shkollë dhe te “Zyber Hallulli”

Last updated: November 15, 2022 21:53
7 Min Read
SHARE

Ajo ka jetuar nëpër institucionet e përkujdesit shtetëror që 40-ditëshe dhe deri në moshën 12 vjeç. Për pak muaj e mitura mbush 16 vjeçe dhe bashkë me të jetojnë edhe 4 diagnoza të shëndetit mendor.

Identitetin e minorenen fatkeqe nuk do ta bëjmë publik për ta mbrojtur nga diskriminimi. Historia e trishtë ka nisur kur nëna e saj, në pamundësi për ta ushqyer e çoi në institucionin e kujdesit të jetimëve “Zyber Hallulli”. Një institucion që ashtu si streha të tjera, fsheh brenda mureve drama dhe keqtrajtime të jetimëve referuar raporteve zyrtare të institucioneve dhe organizatave.

“Kishim probleme të ndryshme; p.sh dënonin fëmijët për lekët e muajit, kishte abuzime; dmth ofendime nga shokët dhe shoqet. Sulm nga shokët dhe shoqet. Goditje. I drejtohesha, i dënonin për disa orë dhe e hiqnin dënimin. Sherre, më kanë rrahur, sharje, ofendime, më dënonin për lekët e muajit. Nga 10 mijë. Varej nga dënimi. Një muaj, dy muaj. Një herë nga nervat theva banjon” u shpreh, nëna e vajzës së mitur të dhunuar.

E vënë nën presion të vazhdueshëm, vajza thotë se ka qenë e detyruar të mos tregojë vuajtjet brenda institucionit. E ëma, ka dyshuar për mirëqënien e vajzës, por nuk ka patur fakte për të vërtetuar ferrin siç e përshkruan, brenda godinës ku presupozohej që duhej të kujdeseshin për fëmijët fatkeqë.

“Mund të them që kisha dyshuar. Ka pasur tre episode që unë dyshova sepse shkova për ta takuar , ishte verë dhe e gjej me shenja në trup në pjesën e krahut dhe parakrahut. Shenja të thithura dhe të pickuara.

Vajza ishte e trembur, por nuk më tregoi asgjë. Përderisa nuk kisha një fakt, një arsye, një deklaratë nga fëmija im, nuk mund të ngrija as zërin, as akuzat. Vetë stafi e justifikoi me një përleshje mes fëmijëve, gjë që për ta ishte mëse normale. Ndodhi tre herë në periudha të ndryshme kohore, por vetëm kaq” u shpreh, nëna e vajzës së mitur të dhunuar.

Në disa raste, nëna nuk ka mundur të takojë të bijën në institucion. Punonjësit e shtëpisë së fëmijës, janë justifikuar duke I thënë se vajza ka qenë në kamp bashkë me fëmijët e tjerë. Por, nëna thotë se më vonë, ka kuptuar se e vërteta ka qenë krejt tjetër. Refuzimi i takimeve fshihte një skandal.

“Më thoshin je në kamp. Ndërkohë që isha në spital, Për tentative vetvrasje. Nga mërzitja që më rrihnin dhe ofendonin fëmijët e tjerë. Shumë herë. Desha me I dhënë fund jetës’ u shpreh, vajza e mitur e dhunuar.

“Ka pasur periudha të ndryshme gjatë viteve kur shkoja ta takoja më thonin që ishte në kamp, por kampi i saj ishte psikiatria. Nuk më tregonte njeri. Mua më sugjeruan urgjent ta shtroja në psikiatri, u jap emër mbiemër, rezultoi që ishte shtrimi I tretë. Ishte bombë shpërthyese për mua, por stafi I institucionit nuk e pranoi. Ata thanë që kanë qenë thjesht konsulta, ndërkohë që quhet shtrim në bazë të dokumenatcionit të spitalit’ u shpreh, nëna e vajzës së mitur të dhunuar.

Pra, nëna përforcoi dyshimet në momentin kur fëmija, ishte shtruar në spital pa dijeninië e saj. Ajo luftoi që ta rimerrte në shtëpi të bijën. Pasi kaloi traumën psikologjike, vajza rrëfeu tek nëna dramën e madhe. Dhuna brenda shtëpisë së fëmijës ishte vetëm një pjesë e historisë. Vajza ka rrëfyer se ishte abuzuar seksualisht në mjediset e tualeteve të shkollës që frekuentonte “Osman Myderizi”.

Lexo edhe:

“Mu thafshin duart për atë votë”/ Banorja në Theth: Rama na tha kthejini djemtë, ndërtoni
Këmbimi valutor 11 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Burgu i Korçës si kabare/ Modelja e Kosovës hyri në takim “special” me Laert Haxhiun, i dënuar përjetë
Aksident i rëndë në Pogradec, automjeti del nga rruga dhe bie në liqen! Ndërron jetë shoferi 34-vjeçar

“Fëmija im është abuzuar seksualisht në moshën 9 vjeçare. Gjatë kësaj kohe qëndronte në isntitucion. E kam zbuluar pasi është shtruar për herë të parë në psikiatri, pasi ka bërë 7 tentativa vetvrasje. Kam qenë unë që e kam shpëtuar në të 7 rastet. Dhe mua në fund mu sos durimi dhe thashë, ok nëse ti do të vrasësh veten, mund ta bësh tani. Ose më trego çfarë ka ndodhur ose bëje tani sepse nuk mund të vazhdoja ashtu pafundësisht. Në ato momente më tha që ishte abuzuar” u shpreh, nëna e vajzës së mitur të dhunuar.

Nëna rrëfen se historia e vajzës së saj nuk është trajtuar nga institucionet. Ajo thotë se i është drejtuar programit “Inside Story” pasi askush nuk e ka dëgjuar. Akoma më keq, ajo pretendon se denoncimet e saj janë mbyllur që çështja të mos kthehej në skandal për institucionet publike dhe drejtuesit në fjalë.

“Vajza është dhunuar seksualisht në ambienetet e tualeteve të shkollës që frekuentonte nga një tjetër fëmijë vetëm një vit më I madh se fëmija im. Gjithçka ka ndodhur aty. Ka pasur hematoma në kofshë, në krahë dhe hemoragji. Si kundrapërgjigje ka marrë gjithmonë në bazë të rrëfimit të fëmijës, akuza, fajësime deri te heqja e kuotës mujore të fëmijës, është bërë ballafaqimi I shkollës me institucionin dhe është vendosur që çdo gjë të mbyllet aty duke e lënë gjithmonë fajtore fëmijën” u shpreh, nëna e vajzës së mitur të dhunuar.

Historia e minorenes është trajtuar në të paktën 2 deponime në Policinë e Tiranës. Po ashtu, minorenia i është nënshtruar edhe ekspertizës për të cilën nëna pretendon se është e manipuluar. Ajo dyshon se gjithçka është bërë për të mbrojtur institucionet dhe zyrtarët që kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë lënë fëmijët në mëshirë të fatit.

“Seanca gjyqësore jo, është dhënë dy herë deponimi në komisariat, janë dhënë dëshmi me video dhe audio të vajzës. Më vonë është bërë ekspertizë te IML. IML e ka nxjerrë të paprekur. Unë I jam drejtuar një gjenokologe private sepse vajza kishte dhimbje më tha që është shkatërruar. Kur mori vesh që ishte në isntitucion, u tërhoq. Vajza ka patur abuzime edhe më vonë në institucion përveçse në shkollë. Ma bën vizitën vetëm me një mjek IML. Kam bërë kërkesë për një analizë të dytë. Nuk kam marrë përgjigje. Sot pas 4 vitesh, nuk është bërë asgjë” u shpreh, nëna e vajzës së mitur të dhunuar

Shkrumbohet gjatë natës restoranti në qendër të Thethit, evakuohen turistët (FOTO)
U mbyt në ujërat e liqenit të Shkodrës ndërsa shpëtonte dy turistë, gjendet pas 48 orësh trupi i Kapitenit Arben Anamali
Gara për kreun e BKH-së, përfundon testi fizik për 7 kandidatët në repartin RENEA
Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera/ Ja këmbimi valutor sot
Qytetarët e Vlorës PUBLIKOJNË VIDEON dhe ankohen për një çift turistësh: Bëjnë s*ks në plazh tek çadrat e bashkisë!

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Sarah Berisha dhe DJ PM marrin hapin e madh, kjo foto i ‘vë vulën’ marrëdhënies së tyre
Next Article Raketat godasin Poloninë, Biden bisedë urgjente me presidentin polak, çfarë pritet të vendoset

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Katër shenjat e horoskopit që do të ‘korrin’ sukses gjatë javëve në vijim, ja ku duhet ë fokusoheni
Horoskopi
July 13, 2025
Blero nuk heq dorë, nis lidhjen e re të dashurisë me vajzën nga Prishtina
Të famshëm
July 13, 2025
Parashikimi i motit, 13 korrik/ Ja si do jenë temperaturat përgjatë ditës
Moti
July 13, 2025
A po ju sëmur kondicioneri? Udhëzues se si të shpëtoni nga dhimbjet e qafës dhe shpinës
Shëndeti
July 13, 2025

Lexo edhe:

Aktualitet

Rama iu dha ultimatum 48 orësh, bizneset në Lungomare mblidhen bashkë për të marrë vendimin ekstrem

July 8, 2025
Aktualitet

Kërkoi lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë jep vendimin për Erion Veliajn

July 8, 2025
Politikë

Ervin Salianji lirohet nga burgu, ja vendimi që mori gjykata për ish-deputetin

July 8, 2025
Aktualitet

E qëlluan, poshtëruan dhe e hodhën në ferra, nisin hetimet për 4 të miturat që dhunuan 16-vjeçaren në Fier (PAMJET E RËNDA)

July 8, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?