Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Puthjet dhe përqafimet me Bardhin në “Big Brother VIP”, zbulohet lidhja që Sara Gjordeni la jashtë shtëpisë
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Puthjet dhe përqafimet me Bardhin në “Big Brother VIP”, zbulohet lidhja që Sara Gjordeni la jashtë shtëpisë
Të famshëm

Puthjet dhe përqafimet me Bardhin në “Big Brother VIP”, zbulohet lidhja që Sara Gjordeni la jashtë shtëpisë

Last updated: February 3, 2024 16:17
7 Min Read
SHARE
Banner

Sara Gjordeni dhe reperi nga Kumanova, Bardhi, duken më të afërt se kurrë në “Big Brother”. Dyshja ka shfaqur tashmë hapur pëlqimin për njëri-tjetrin, ndonëse mes tyre nuk ka ndodhur ende puthja.

Vetëm modelja e ka pranuar pëlqimin për reperin, por është shprehur se ka ende nevojë për kohë, për ta njohur më mirë. Megjithatë, ky afrimitet mes të dyve, është dukur si i shtirur nga shumë banorë të tjerë të shtëpisë. Të shumtë kanë qenë ata që madje ia kanë shprehur Bardhit, se në fakt Sara është duke e përdorur për lojë.

Nga ana tjetër, vetë reperi, duket i pandikuar nga këto fjalë, duke vijuar afërsinë me modelen. E teksa flirti mes tyre duket se po shtohet ditaditës, jashtë, kanë nisur të dalin në dritë, detajet e para të jetës private të modeles. Duket se jashtë, Sara ka lënë një raport, madje një raport ky që dihej nga shumë.

Lexo edhe:

“Kjo nuk është lamtumirë”, Stresi paralajmëron për një tërheqje nga muzika
“Vjen nga bota e muzikës”, Bojken Lako flet për herë të parë për partneren
U shfaqën bashkë në dasmën e Kidës, Alessio flet për herë të parë për marrëdhënien me Jonida Maliqin
A e ndihmoi Rogerti të fitonte çmimin? Selin i përgjigjet ish-finalistit të Big Brother Vip Albania

Në rrjetet e saj sociale, vetë Sara ka publikuar një foto, duke i mbajtur dorën një mashkulli. Të shumtë kanë qenë ata që kanë shprehur se Sara ka një të dashur të famshëm, i cili është boksier dhe një fakt i tillë, dihet thuajse nga të gjithë. Këto dyshime janë komentuar edhe nga opinionisti Ronaldo Sharka, në “Fun Club”, i cili u shpreh se shpreson që Sara të jetë e vërtetë dhe mos e përdorë Bardhin.

“E kam parë këtë lajmin dhe kam lexuar komentet që thonin ‘la boksierin për rreperin’. Unë kaq pashë dhe kaq lexova, uroj të jetë “fair” me veten e vet, uroj mos ta shohë Bardhin vetëm si K, si K Instagrami, pra mos shohë se sa ‘follower’-sa dhe se sa miliona ka Bardhi. Jam shumë spektik për këtë marrëdhënie”, tha Ronaldo. Nga ana tjetër, vetë Sara, ka folur për jetën e saj private, por është shprehur se tashmë është ndarë dhe se në “Big Brother” ka hyrë “single”.

Gjatë një bisede të zhvilluar me aktorin Olsi Bylyku, banorja Sara Gjordeni, ka rrëfyer lidhur me ish partnerin. Olsi e pyeti Sarën se si e mendon jetën me Bardhin, me të cilin ka shprehur pëlqim brenda këtij “reality show”, ndërsa Sara tha se e ka një eksperiencë me një artist nga Kosova. Ndonëse nuk dha më shumë detaje, bukuroshja shqiptare shtoi se ka qenë në lidhje me një artist të suksesshëm.

“Kam qenë me dikë, kam pasur një lidhje të gjatë por kam qenë shumë e re. Ishte shumë i suksesshëm. Ka qenë shqiptar i Kosovës. Ka qenë diçka shumë e qetë. Unë jam shumë besnike në lidhje, nuk e kam problem distancën. Gjithçka vendoset në fillim”, është shprehur Sara, duke mos zbuluar detaje të tjera, nëse lidhja ishte e kohëve të fundit.

Ndërkohë në rrjetet e saj sociale, të shumtë janë komentuesit që ia përmendin edhe emrin partnerit të Sarës, duke dashur që të bëhet transparencë, por këto komente janë fshirë nga personat që menaxhojnë profilin e saj. Ndërkohë që Sara ishte e eliminuara javën e shkuar nga loja, por një biletë kthimi, bëri që ajo t’i rikthehej sërish lojës.

Që pas futjes së saj për së dyti në shtëpinë e Big Brother, ajo u shfaq edhe më e afërt me Bardhin, duke zgjedhur që ta shijojë këtë histori, por pse jo të marrë edhe vëmendjen e publikut. Në shtëpi, banorët e tjerë vijojnë të jenë spektik rreth vërtetësisë së ndjenjave që ajo ka ndaj reperit.

Afrimiteti i dyshes ka nxitur aludimet e banorëve se banorja mund të jetë duke e përdorur këngëtarin vetëm që ti shpëtojë eleminimit. Një fakt të tillë, e ka vënë në dukje edhe Rikja, teksa po bisedonte me Julin u shpreh se para disa ditësh Sara i ka thënë që nuk dëshiron të lidhet në “Big Brother VIP”, pasi dëshiron që publiku ta njohin vetem në këtë rrugëtim. Megjithatë, akoma nuk dihet nëse në të vërtetë ka nisur diçka mes Sarës dhe Bardhit, apo dyshja po e bëjnë për t’i shpëtuar eleminimit.

Nga ana tjetër, edhe Bardhi është përfolur shpesh për një lidhje me vajza të famshme të ekranit. Edhe pse përpiqet që jetën e tij private ta mbajë larg syrit të publikut, shpesh herë ai është bërë kryefjala e mediave rozë, duke u përfolur për romanca me personazhe të njohura të shoëbizzit.

Pak kohë më parë, Bardhi ka ngritur dyshimet e publikut që është në një lidhje, teksa ka postuar një foto në profilin e tij. Ai ka publikuar në InstaStory një foto të një nga vajzat më të tërheqëse të ekranit shqiptar, Lei Kraja, ndërsa krahas saj, Bardhi ka vendosur një “emoj” me zemra.

Ky postim i tij ka shtuar aludimet e publikut se dyshja mund të jenë në një lidhje dashurie me njëri-tjetrin. Megjithatë nuk dihet nëse bëhej fjalë një romancë, apo moderatorja do të jetë pjesë e ndonjë projekti muzikor të këngëtarit.

Kujtojmë që muaj më parë gjatë një interviste për “AfterParty” këngëtari i hitit “Malli” ka deklaruar se nuk është në një lidhje, duke treguar se ai është i hapur për njohje të reja. “Momentalisht ‘single’”, ka thënë Bardhi.

Megjithatë, që kur Bardhi është bërë pjesë e shtëpisë, ka preferuar që most ë flasë për jetën e tij private, duke zgjedhur mos të ndajë asnjë detaje me banorët apo me publikun. E gjithë loja e tij, tashmë duket se është fokusuar tek Sara, duke preferuar që të gjithë vëmendjen ta ketë tek raporti që po krijon me modelen dy të rinjtë janë shfaqur shumë pranë njëri-tjetrit, ku puthjet, përqafimet e nxehta nuk kanë munguar.

Megjithatë, ende nuk ka ardhur puthja në buzë, çfarë do të formalizonte nisjen e një çifti të dytë në shtëpinë e “Big Brother”. Me shumë kuriozitet pritet sesi do të reagojë Sara kur të dalë nga shtëpi, dhe të pyetet rreth historisë që ka lënë pezull jashtë lojës, por mbi të gjitha kush është boksieri që ka qenë në një lidhje.

Selin Bollati së shpejti moderatore në “Goca dhe gra”, zbulon surprizën romantike nga Gimbo
EKSKLUZIVE/ Nevina Shtylla në pritje të ëmbël
Albano Bogdo lë Vizion Plus për Top Channel, rikthehet në Portokalli
Kujt do i merrte këshilla? Heidi Baci zgjedh moderatoren e preferuar të Për’puthen
Pas sherrit me Joz Markun, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Jeta e trazuar sentimentale e Rike Roçit, si po e mban banorja e BBV sekret partnerin e ri pas ndarjes nga boksieri
Next Article Blero Muharremi reagon pas përplasjes fizike me rojet e sigurisë në festën e “BBVK”

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Paraditja e nxehtë, pasdite nisin vranësirat! Si do të jenë temperaturat
Moti
September 11, 2026
Nga marsi 2027, nisin fluturimet direkte mes Tiranës dhe Luksemburgut
Vip Travel
September 10, 2026
Ja 5 shenjat e horoskopit që nuk japin mundësi të dyta pas tradhtisë…
Horoskopi
September 10, 2026
Qeveria numëron PPP-të, administrata numëron dosjet!
Politikë
September 9, 2026

Lexo edhe:

Të famshëm

“Fëmijë jashtë martese”/ Trondit Eni Çobani në Grida Duma Podkast, kush është çifti i njohur që puthen e përqafohen në publik, por…

September 6, 2026
Të famshëm

FOTO/ Mijëra euro po “derdhen” për dëmtimin e Joz Markut, dalin pagesat dhe…

September 6, 2026
Të famshëm

Policia e arrestoi, Hati bën veprimin për Joz Markun, zbulohet lidhja e tyre e papritur

September 6, 2026
Tv Shows

Sara Hoxha tregon arsyen e ndryshimeve të reja në programet e Top Channel

September 5, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?