Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: Po mendoni të humbisni në peshë? 9 kombinime ushqimesh që mund t’i konsumoni në çdo vakt
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Shëndeti > Po mendoni të humbisni në peshë? 9 kombinime ushqimesh që mund t’i konsumoni në çdo vakt
Shëndeti

Po mendoni të humbisni në peshë? 9 kombinime ushqimesh që mund t’i konsumoni në çdo vakt

Last updated: May 10, 2023 08:08
7 Min Read
SHARE

Për shumë njerëz humbja e peshës nuk është aq e lehtë sa thuhet.

Mendimi se duhet të ndryshosh regjimin  ushqimor dhe të përmbahesh nga dëshira për të shijuar ëmbëlsirat e predefuara, mund të duket një arritje e pamundur. Të detyrosh veten për t’ju përmbajtur një plani të ngurtë diete për të humbur peshë nuk është një qasje e qëndrueshme! E kjo veçanërisht nëse qëllimi juaj është të keni një trup të dobët përgjithmonë.

Çelësi sipas këshillave të dietologëve është që regjimi juaj ushqimor të përmbajnë pije dhe ushqime të shijshme e të larmishme të cilat mbështesin më së miri qëllimin tuaj për humbje peshe.

Lexo edhe:

Pse nuk duhet të përdorni një peshqir për të fshirë fytyrën tuaj?
Ushqimet që do t’i mbajnë larg alergjitë e pranverës
Tensioni i syrit, shkaqet, shenjat dhe kur duhet të shkoni patjetër te mjeku
Pesë arsye pse nuk mund të flini edhe kur jeni të lodhur

Sipas ekspertëve, ekzisojnë disa kombinime që mund të optimizojnë potencialin tuaj për humbje peshe me të cilat AgroWeb.org ju jeh më poshtë.

Mëngjesi

Vezë, fruta pylli dhe një gotë qumësht

Kur bëhet fjalë për qumështin, jo vetëm që merrni 13 lëndë ushqyese të rëndësishme, por ai siguron proteina me cilësi të lartë.

Nga ana tjetër vezët janë gjithashtu një burim i mirë proteinash dhe ofrojnë yndyrnda të shëndetshme, si edhe lëndë ushqyese unike si kolina, luteina dhe zeaxanthin.

Ndërsa frutat e pyllit, cilat do qofshin ato, janë të pasura me fibra. Ky kombinim mund të quhet vërtetë një mëngjes kampionësh dhe sigurisht që do t’ju mbajë të ngopur dhe të ushqyer mirë, gjatë gjithë mëngjesit.

Drithëra integrale dhe qumësht

Drithërat dhe qumështi janë një kombinim klasik dhe kjo për një arsye të mirë. Drithërat e plota ofrojnë fibra, vitamina B dhe hekur, ndërsa qumështi ofron kalcium, vitaminë D dhe proteina.

Ky kombinim mund të ushqejë trupin me një mori lëndësh ushqyese të rëndësishme që nxisin humbjen e peshës.

Lëng portokalli i freskët dhe një vezë e zier fort

Vezët janë të mbushura me proteina dhe lëndë ushqyese të rëndësishme. Dhe lëngu i portokallit 100% i freksët, pa sheqerna të shtuar, mund të ndihmojë në humbjen e peshës.

Tërshërë me qumësht, fara kia, mollë dhe një filxhan çaj jeshil

Tërshëra është një burim i mirë fibrash, ajo ju ndihmon të ngopeni më shpejt dhe të qëndroni të ngopur më gjatë, si edhe përmirëson shëndetin e sistemit tretës dhe zemrës.

Farat kia jo vetëm që janë të pasura me fibra, por ato gjithashtu ofrojnë acide yndyrore omega-3 me bazë bimore dhe ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë!

Të dy këto përbërës mund të kenë si një bazë lidhëse qumështin, i cili siç u përmend edhe më lart ka vlera të shumta ushqyese. Për më tepër shije dhe fibra ju mund t’i shtoni kësaj përzierje edhe disa copëza molle.

Dhe nëse nuk dëshironi të konsumoni kafe në mëngjes, mund të provoni të konusmoni çaj jeshi.

Ai është nja nga pijet më të fuqishme për humbjen e peshës, antioksidantët e pranishëm në të mund të rrisin djegien e yndyrës dhe të rrisin punën e metabolizmit. Përveç kësaj, kafeina që gjendet në çajin jeshil ju ndihmon në rritjen e energjisë.

Dreka

Shoqëroni vaktin me çaj të zi

Studimet kanë treguar se polifenolet që gjenden në çajin e zi mund të nxisin humbjen e peshës duke reduktuar marrjen e kalorive, duke stimuluar ndarjen e yndyrës dhe duke nxitur rritjen e baktereve miqësore të zorrëve. Konsumi i tij pas një vakti të plotë dhe të pasur me fibra, proteina dhe yndyrna të shëndetshme mund të ndihmojë qëllimin tuaj.

Pije e freskët me kefir, pluhur proteinash, frutash pylli të ngrira, banane, gjalpë kikiriku dhe akull. Për një drekë të shpejtë, sidomos nëse keni shumë punë dhe jeni në lëvizje, ky opsion është i shkëlqyer.

Filloni me kefirin si bazën tuaj, pasi ai është i lartë në lëndë ushqyese dhe probiotikë, të rëndësishme për tretjen dhe shëndetin e zorrëve. Një filxhan kefir siguron rreth 8 gram proteina dhe pothuajse një të katërtën e nevojave tuaja ditore për kalcium.

Më pas përforconi fuqinë proteinike të pijes tuaj duke shtuar pluhur proteinash ose peptide kolagjeni, për të siguruar aminoacidet e nevojshme për ngopje.

Hidhni frutat e pyllit të ngrira dhe një banane të ngrirë për më shumë fibra,dhe  në fund shtoni gjalpin e kikirukut, për yndyrna të shëndetshme e për të nxitur ndjesinë e ngopjes.

Meze e lehtë

Ujë dhe një tost me gjalpë kikirku me banane

Mos i nënvlerësoni përfitimet e konsumit të një gote me ujë. Uji nuk ka kalori dhe mund t’i ndihmojë njerëzit të qëndrojnë të hidratuar. Për më tepër, disa të dhëna shkencore tregojnë se uji është një pjesë e rëndësishme e procesit të zbërthimit të yndyrës.

Një tost me gjalpë kikiriku dhe banane, i bërë me bukë me drithëra të plota, është një meze e ekuilibruar që përmban karbohidrate të shëndetshme, yndyrna të mira, fibra dhe proteina.

Darka

Sanduiç me mish viçi të bluar dhe lëng perimesh të freskëta

Nëse nuk mundeni t’i konsumoni të gjitha perimet më të mira, ju mund t’i bashkoni ato në një gotë me lëng.

Përzierja e perimeve në një lëng ju lejon të përfitoni nga fibrat, të cilat mund t’ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur më shpejt.

Më pas, kombinoni lëngun tuaj të perimeve me një sanduiç të preferuar ai ai që përmban mish viçi.

Shtoni në të edhe domate, fasule të zeza dhe disa kokrra misri për më teëpër fibra dhe lëndë ushqyese dhe përfundojeni me disa feta avokadoje për yndyrna të shëndetshme.

Salmon, spinaq, kinoa dhe çaji i xhenxherfilit

Shumë njerëz vuajnë nga dispepsia dhe refluksi gastrik pasi hanë darkë, veçanërisht nëse hanë vonë dhe shkojnë direkt në shtrat. Çaji i xhenxhefilit shpesh përdoret për të reduktuar këto simptoma.

Kombinojeni çajin me pak salmon, të pasur me omega-3 dhe proteina, spinaq të pasur me fibra dhe kinoa për të krijuar një vakt të plotë dhe ushqyes.

Dhimbja e kokës, 6 shenja që nuk duhet t’i injoroni sipas ekspertëve

Sa kafe mund të pijë një grua shtatzënë?

Zbuloni ushqimet që pastrojnë enët e gjakut, sipas stinës

Nga ngërçet muskulore te mpirja e gishtave, shenjat që tregojnë se keni mungesë kalciumi

Ju shqetëson celuliti? Ja disa ushqime përmes të cilave mund ta largoni

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Në dashuri vazhdojnë krizat e brendshme, në punë ju presin projekte të reja, parashikimi i horoskopit për sot
Next Article Butrinti vazhdon të kërkojë vëmendje pas martesës së Luizit dhe Kiarës, ja postimi i fundit i këngëtarit

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Emision i ngjashëm me “Big Brother”? Arbana Osmani drejt rikthimit në televizion, këtë herë në Top Channel!
Të famshëm
May 18, 2025
Ç’ndodhi mbrëmë në Goca & Gra? Jozi përplaset me Eglën
Të famshëm
May 18, 2025
Tërmet i fortë në Greqi, dalin detajet e para
Rajon
May 18, 2025
Xheneta tregon se e uroi Gjestin për ditëlindje, ja si reagoi ai
Të famshëm
May 18, 2025

Lexo edhe:

Shëndeti

Arrat dhe frutat e thata: Cila është koha më e mirë për t’i ngrënë sipas ekspertëve

April 13, 2025
Shëndeti

Tetë ushqime që lehtësojnë menjëherë kapsllëkun

April 12, 2025
Shëndeti

Cilat janë përfitimet e zgjimit herët në mëngjes?

April 10, 2025
Shëndeti

Shenjat më të zakonshme në trupin tuaj që tregojnë se po përjetoni stres

April 10, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?