Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Plan MASASH për sigurinë/ KLGJ kërkon të kontrollojë LAJMET në media dhe policë nëpër gjykata!
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Plan MASASH për sigurinë/ KLGJ kërkon të kontrollojë LAJMET në media dhe policë nëpër gjykata!
Aktualitet

Plan MASASH për sigurinë/ KLGJ kërkon të kontrollojë LAJMET në media dhe policë nëpër gjykata!

Last updated: October 13, 2025 12:50
6 Min Read
SHARE

Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas mbledhjes urgjente me 260 gjyqtarë, ka ngritur një grup pune dhe ka hartuar një plan masash për sigurinë në gjykata.

Plani vjen pas alarmit që ngritën gjyqtarët për sigurinë në gjykata, pas vrasjes në sallën e gjyqit të gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja.

Në një deklaratë të ndarë për mediat, KLGJ thotë se do të analizojnë masat e marra dhe kërkesat e drejtuara KLGJ-së nga secila gjykatë mbi sigurinë përgjatë viteve 2023-2025.

Lexo edhe:

Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e karburanteve, rritet nafta dhe benzina
Kush është prokurori i SPAK që shfaqet në videot e Ergys Agasit
Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Fjalimi mes lotësh i Arbenit për të atin e ndjerë, Servet Pëllumbi: Na mësoi të jetojmë me ndershmëri!

Po ashtu, KLGJ thotë se do të analizojnë kushtet ekzistuese të sigurisë në gjykata dhe më pas do të adresojnë ndryshimet ligjore dhe nënligjore për marrjen e masave për garantimin e sigurisë në gjykata për gjyqtarët, personelin gjyqësor dhe çdo përdorues të gjykatës.

Plani i hartuar nga KLGJ parashikon edhe miratimin e protokolleve dhe procedurave standarde të sigurisë për secilën gjykatë.

Arrestimi i punonjësit të sigurisë në gjykatën e Apelit, pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, pasi nuk lëvizi për të kontrolluar autorin Elvis Shkambi për armën, ka bërë që KLGJ të shtojë në shtojë në plan edhe një pikë ku thekson se për çdo gjykatë do të garantojë punonjës sigurie të trajnuar, ose policë të Policisë së Shtetit.

Deklarata e plotë e KLGJ:

Këshilli i Lartë Gjyqësor, në mbledhjen e datës 10.10.2025, në vijim të përmbushjes së detyrimeve kushtetuese dhe ligjore, me qëllim adresimin e problematikave dhe nevojave të ngritura në takimin e zhvilluar nga gjyqtarët, vendosi të hartojë një plan masash që kanë të bëjnë me:

-Marrjen dhe analizimin e informacionit të detajuar, lidhur me masat e marra dhe kërkesat drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor nga secila gjykatë, nga Kryetari, Zëvendëskryetarët ose Këshillat e Gjykatës, gjatë viteve 2023, 2024, 2025, me objekt administrimin/menaxhimin e sigurisë në gjykatë;

-Marrjen e informacionit lidhur me kushtet ekzistuese të shërbimit dhe të infrastrukturës së sigurisë në gjykata, pajisjen me skanera, detektorë, kamera sigurie, pajisje të tjera sigurie, si dhe funksionimin e tyre, në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, me qëllim standardizimin e procedurave dhe trajnimin e personelit për menaxhimin e situatave që lidhen me sigurinë;

-Pas analizimit të informacionit të marrë dhe identifikimit të problematikave dhe nevojave konkrete, ngritjen e një grupi ndërinstitucional pune me qëllim:

i) adresimin e ndryshimeve ligjore dhe nënligjore për marrjen e masave për garantimin e sigurisë në gjykata për gjyqtarët, personelin gjyqësor dhe çdo përdorues të gjykatës;

ii) sigurimin e pranisë së punonjësve të sigurisë të trajnuar apo pjesë e Policisë së Shtetit;

iii) miratimin e protokolleve dhe procedurave standarde të sigurisë për secilën gjykatë;

-Ngritjen e një grupi ndërinstitucional pune, me përfaqësues nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, me qëllim hartimin e masave të përbashkëta për sigurinë në sistemin gjyqësor në tërësi;

-Përafrimin e kuadrit ligjor me praktikat më të mira ndërkombëtare, lidhur me sigurinë e gjyqtarëve, stafit mbështetës, si dhe përdoruesve të gjykatës;

-Duke mbajtur në vëmendje detyrimet ligjore dhe punën e nisur nga viti 2021 e në vijim, me qëllim sigurimin e një infrastrukture të përshtatshme për kushtet e punës dhe sigurisë në gjykata, në bashkërendim me këshillat e secilës gjykatë, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të marrë masa të menjëhershme lidhur me adresimin pranë pushtetit vendor dhe kërkimin e ndihmës për ndërtimin e 8 godinave të reja të gjykatave të shkallës së parë në rrethet gjyqësore, si dhe ndërtimit të godinave të reja për Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë;

-Gjithashtu Këshilli, nxit gjykatat që të marrin masa për zbatimin e projekteve, në mënyrë që fondet e akorduara të realizohen brenda vitit buxhetor;

-Në kuadër të pavarësisë institucionale, në bashkërendim me Ministrinë e Drejtësisë, të kërkojë kalimin në pronësi të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të godinave ekzistuese të gjykatave dhe atyre që do të ndërtohen;

-Analizën e të dhënave nga raportimet periodike të gjykatave, me qëllim rritjen e performancës dhe përkushtimit profesional dhe moral të secilit magjistrat;

-Ngritjen e grupeve të punës me qëllim hartimin e propozimeve për ndryshime ligjore në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ligjin nr. 98/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, të përbërë nga anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, gjyqtarë nga të tre shkallët e gjyqësorit, Gjykata e Lartë, Gjykatat e Apelit dhe Gjykatat e Shkallëve të Para, si dhe staf drejtues administrativ pranë Këshillit;

-Bashkëpunimin me AKEP dhe AMA, me qëllim marrjen e masave për ndalimin e gjuhës së papërshtatshme ndaj gjyqtarëve në rrjetet sociale, platformave online dhe media, informimin e këtyre institucioneve mbi situatën aktuale, si dhe duke kërkuar prej tyre marrjen e masave konkrete brenda kompetencave ligjore;

-Nisjen e procedurës për emërtimin e sallës së amfiteatrit në godinën “Poli i Drejtësisë” me emrin “Astrit Kalaja”, si dhe dërgimin e propozimit tek institucionet përkatëse, për dhënien e titullit “Dëshmor i Atdheut” gjyqtarit të rënë në krye të detyrës.

Këshilli i Lartë Gjyqësor mbetet i përkushtuar për garantimin e një sistemi drejtësie të sigurt, të pavarur dhe funksional, në shërbim të qytetarëve dhe shtetit të së drejtës.

Reagojnë fëmijët e 57-vjeçarit që i mori jetën dy të miturve me makinë
Aksident fatal në Shqipëri, humb jetën një nga figurat më të rëndësishme në botën e biznesit
“Gratë e mbuluara nga kampi MEK iu afruan fëmijëve”, Kumbaro qetëson prindërit: Jemi 100% të sigurt!
Euro dhe dollari ulen sërish, me sa shiten e blihen monedhat e tjera
“Pa fjalime, pa medie, pa lule, afër varrit të gruas sime Shpresës” – Testamenti i Rexhep Qosjes
TAGGED:Astrit Kalajaklgj

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Euro në rënie, ja me sa blihen e shiten monedhat e tjera
Next Article “Janë 2 burra dhe 1 grua”, Arjan Curri plas ‘bombën’: SPAK ka bllokuar dosjet për 3 politikanë, pritet të kemi…

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ndodh në Prime LIVE: Bujakës i bie dhëmbi (Video)
Të famshëm
May 9, 2026
Krizë në romancën e Jasir Asanit? Ylli i Kombëtares shqiptare zhduk fotot me partneren
Profili i Vipave
May 9, 2026
Brikena rrëfehet pas daljes nga Big Brother: Nuk dola si fituese, por si kryefjalë
Tv Shows
May 9, 2026
Greqia ndalon monopatinat elektrike për personat nën 18 vjeç, sigurim i detyrueshëm për ato me qira
Botë
May 9, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

Vijojnë lëvizjet në Policinë e Shtetit, Hita firmosi rreth 40 ndryshime!

April 23, 2026
Ekonomi

Telashe për “One”! Aksionet e 4iG në pikiatë, frikë për sekuestrimin e kompanive të lidhura me Orban

April 23, 2026
Sociale

Fondacioni Domi bën të mundur ndërhyrjen jetike për të moshuarën nga Laçi

April 22, 2026
Kulturë

Hapet Programi i Parë i Internshipeve për Kineastët e Rinj dhe do të ndërtohet zona e re e Studiove Filmike në Shqipëri

April 20, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?