Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Pasojat e mungesës së jodit në organizëm, zbuloni produktet ku gjendet dhe shqetësimet që shfaqen
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Shëndeti > Pasojat e mungesës së jodit në organizëm, zbuloni produktet ku gjendet dhe shqetësimet që shfaqen
Shëndeti

Pasojat e mungesës së jodit në organizëm, zbuloni produktet ku gjendet dhe shqetësimet që shfaqen

Last updated: July 3, 2024 09:08
5 Min Read
SHARE
Banner

Zhvillimi i vazhdueshëm global duket se ka patur një ndikim të fortë në mungesat e mineraleve tek produktet e natyrës.Një prej tyre është pamjaftueshmëria e jodit, që sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë prek deri në 2 miliardë njerëz në të gjithë planetin. Sipas OBSH, 5 milionë njerëz janë duke vuajtur nga simptoma shumë serioze siç është edhe dëmtimi në tru. Një nga efektet e pamjaftueshmërisë së jodit në organizëm, është prodhimi jo normal i hormoneve nga gjëndra tiroide. Duke qenë se kjo gjëndër përpunon dhe prodhon hormone që kontrollojnë metabolizmin, problemet shëndetësore që mund të lindin si pasojë e tiroides problematike janë të mëdha.

Fillimisht mund të mos ketë tregues nga i cili mund të mësoni se po vuani nga pamjaftueshmëria e jodit. Tiroidja do të arrijë të kompensojë këtë mungesë duke prodhuar më shumë hormone, një veprim që do të çojë në zmadhimin e saj. Rrjedhimisht, mosmarrja e mjaftueshme e jodit nga ushqimi do të shkaktojë një sërë problemesh siç janë pesha, ngadalësimi i funksioneve të trurit, depresioni, lodhja dhe një sistem i dobësuar imunitar. Për më tepër, komplikacionet që vijnë nga defiçenca e jodit kanë nevojë për kundërveprim të menjëhershëm mjekësor. Komplikacionet mund të variojnë nga humbja e kontrollit, konfuzioni, deliri, halucinacionet, dhimbjet në kraharor ose vështirësitë në frymëmarrje.

Femrat shtatzënë që nuk arrijnë të marrin sasi të mjaftueshme të jodit mund të përjetojnë hemoragji. Përfshirja e ushqimeve të pasura me jod në ushqimin tuaj mund t’ju ndihmojë të mbani larg problemet që shkakton mungesa e këtij minerali të rëndësishëm. Por, përpara se të diskutojmë për këto probleme, lexoni më poshtë disa prej shenjave ndaj të cilave duhet të tregoni kujdes.

Lexo edhe:

14 vite kërkim, 50 qendra në botë/ Dr. Elvin Kedhi: Po shohim pllakat, do ulim numrin e infarkteve
Ethet e Nilit Perëndimor/ Si transmetohet, simptomat dhe kush rrezikon më shumë
Sa kafe është mirë për shëndetin? Çfarë tregojnë studimet e reja
Ngjitja e shkallëve mund të jetë më e mirë për zemrën tuaj nga sa mendoni

Po shtoni peshë të padëshiruar

Një nga efektet e të pasurit probleme me tiroiden është dobësimi i metabolizmit që shkakton shtimin në peshë. Mund të jeni duke u lodhur shumë për të humbur kilogramët e tepërta, duke ngrënë shëndetshëm ose duke u stërvitur mjaftueshëm. Por ritmi metabolik mund të rimëkëmbet vetëm duke e rivendosur tiroiden në rrugën e duhur.

Jeni vazhdimisht të lodhur dhe pa gjallëri

Një metabolizëm i ngadaltë ju bën të shtoni në peshë, por gjithashtu ju bën të ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës. Kjo është një gjë që pritet nëse gjendra e tiroides nuk është në gjendjen e duhur, sepse kthimi i karbohidrateve dhe yndyrnave në energji në shërbim të qelizave tuaja, është i ngadalësuar.

Ndiheni në depresion

Është normale që herë pas here, të ndiheni të këputur e të rënë përtokë. Por nëse kjo gjendje nuk largohet shpejt, dhe nëse shoqërohet me ndryshime në fjetje, mungesë oreksi dhe dobësi, atëherë situata nuk është aspak normale. Nëse vini re që ndiheni të depresionuar për shumë kohë, mundohuni të hani ushqime të pasura me jod.

Vuani gjithmonë nga alergjitë dhe infeksionet

Një nga efektet e mungesës së jodit është dobësia e sistemit imunitar. Nëse nuk jeni duke marrë mjaftueshëm jod nga dieta juaj, atëherë do të vuani vazhdimisht nga i ftohti, kolla, gripi dhe virozat. Me çorientimin e gjendrës tiroide, ju do të jeni më të brishtë ndaj dëmeve të shkaktuara nga radikalet e lira dhe mikrobet pushtuese.

Keni lëkurë të thatë dhe ju bien flokët

Nëse jeni të kujdesshëm për pamjen tuaj, atëherë sigurohuni që në tryezën tuaj nuk mungojnë ushqime të pasura me jod .Në të kundërt, do të keni një lëkurë shumë të thatë dhe do t’ju bien flokët. Nëse flokët janë një nga karakteristikat më të mira fizike që keni, atëherë duhet të kujdeseni për to, dhe të konsumoni ushqime të pasura me jod. Këto janë disa prej shenjave që tregojnë se ju keni shumë nevojë për ushqime të pasura me jod. Por cilat janë këto ushqime? Lexoni më poshtë listën:

Qumështi
Kosi
Djathi Cheddar (i verdhë)
Patatet
Merluci
Peshku ton
Karkalecat
Aragosta
Alga deti të thata
Gjoks gjeldeti
Bishtaja
Kumbulla të thata
Boronica të kuqe
Banane
Luleshtrydhe

Nëse vuani nga mungesa e jodit, kujdesuni që këto ushqime t’i keni në ushqimin tuaj të përditshmëm.

Ajri i kondicionuar dhe muskujt e këmbëve: çfarë ndodh gjatë gjumit?
Këto ushqime mund t’i forcojnë flokët dhe të ndihmojnë në rritjen e tyre
Çaji mund të përmirësojë shëndetin dhe jetëgjatësinë tuaj, por mënyra se si e pini ka rëndësi
Ja 9 mëngjese që ndihmojnë kundër kapsllëkut dhe përmirësojnë tretjen në mënyrë natyrale
Nuk është thjesht lodhje/ Ankthi i zgjatur mund t’ju marrë kënaqësinë nga gjërat që dikur donit
TAGGED:Jodi ne organizem

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, temperaturat pësojnë rënie
Next Article Elhaida Dani është shtatëzanë? Këngëtarja shuan dyshimet

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 25-vjeçare artistja Rinesa Qeriqi
Të famshëm
October 23, 2026
Neda Balluku bën postimin prekës për djemtë e saj: Jam në pritje, pa shpresë
Profili i Vipave
October 23, 2026
Urdhri i Ramës për dorëheqjet e drejtorëve, ja 134 institucionet që preken
Politikë
October 23, 2026
Detajet e furtunës në administratë, ja kush jep dorëheqjen deri të hënën (EMRAT)
Aktualitet
October 22, 2026

Lexo edhe:

Shëndeti

Vetëm 9 ditë pa sheqer/ Studimi zbulon përmirësime të shpejta në shëndetin e mëlçisë

July 20, 2026
Shëndeti

Përtej diagnozës së mjekut …

July 1, 2026
Shëndeti

Pse vapa e natës po na rrezikon shëndetin?

June 30, 2026
Shëndeti

Hyn në dhomë dhe harron pse? Ja çfarë po ndodh me trurin tënd sipas shkencës

April 29, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?