Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Parandalimi i diabetit, ja si ndikon ngrënia e mëngjesit çdo ditë
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Shëndeti > Parandalimi i diabetit, ja si ndikon ngrënia e mëngjesit çdo ditë
Shëndeti

Parandalimi i diabetit, ja si ndikon ngrënia e mëngjesit çdo ditë

Last updated: December 7, 2024 08:51
3 Min Read
SHARE
Banner

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Të mirat e ushqyerjes së shëndetshme që në orët e para të ditës janë të larmishme.

Një prej tyre konfirmohet nga ekspertët gjermanë sipas të cilëve, heqja dorë nga mëngjesi edhe në raste të rralla, rrit rrezikun e diabetit të tipit 2.

Për arritjen e këtij konkluzioni, ekspertët analizuan të dhënat e mbi 96,000 personave.

Lexo edhe:

Ethet e Nilit Perëndimor/ Si transmetohet, simptomat dhe kush rrezikon më shumë
Sa kafe është mirë për shëndetin? Çfarë tregojnë studimet e reja
Ngjitja e shkallëve mund të jetë më e mirë për zemrën tuaj nga sa mendoni
Ajri i kondicionuar dhe muskujt e këmbëve: çfarë ndodh gjatë gjumit?

Këto të dhëna treguan se heqja dorë nga mëngjesi një herë në javë rrit rrezikun e diabetit të tipit 2 me 6 përqind.

Kjo shifër rritet deri në 55 përqind nëse njeriu heq dorë nga mëngjesi 4-5 herë në javë.

Diabeti, një sëmundje që rrezikon edhe fëmijët

Mjekët në vendin tonë kanë vënë re një numër në rritje të rasteve të diabetit.

Vetëm në mesin e fëmijëve vërehen 25-30 raste të reja të diabetit të tipit 1 në vit.

Ndonëse statistikat nuk janë të plota, specialistët thonë se shkaku kryesor në shtimin e rasteve të diabetit është ushqyerja e keqe.

Sipas shoqatës fëmijët dhe të rinjtë me diabet, në vendin tonë është alarmant fakti se diabeti po prek edhe fëmijët e vegjël nën 7 vjeç.

Rrit flokët në çdo moshë nëse bën këtë para gjumit!

Roli i mëngjesit në parandalimin e diabetit

Po të marrësh në konsideratë lidhjen mes diabetit të tipit 2, sheqernave në gjak dhe insulinës, nuk është habi që ekspertët thonë se heqja dorë nga mëngjesi rrit rrezikun e sëmundjes.

Në fakt, besohet se heqja dorë nga mëngjesi nxit rezistencën ndaj insulinës.

Kur rezistenca ndaj insulinës bëhet kronike, kthehet në fakt rreziku për diabetin e tipit 2.

Nga ana tjetër heqja dorë nga mëngjesi rrit nivelin e sheqerit në gjak që vazhdon edhe në vaktet e mëtejshme.

Kësisoj, trupi është në kthetrat e stresit të vazhdueshëm që bëhet faktor në përzgjedhjen e ushqimeve të pashëndetshme.

Dy justifikimet më të përsëritura nga njerëzit që nuk hanë mëngjes janë: mungesa e urisë dhe e kohës.

Por pavarësisht tyre, askush nuk duhet t’i thojë ‘jo’ një mëngjesi që përmban vezë, kos dhe fruta.

Një mëngjes i tillë ofron proteinë, fibër e karbohidrate, të mjaftueshme për një ditë plot me energji./AgroWeb.org

Këto ushqime mund t’i forcojnë flokët dhe të ndihmojnë në rritjen e tyre
Çaji mund të përmirësojë shëndetin dhe jetëgjatësinë tuaj, por mënyra se si e pini ka rëndësi
Ja 9 mëngjese që ndihmojnë kundër kapsllëkut dhe përmirësojnë tretjen në mënyrë natyrale
Nuk është thjesht lodhje/ Ankthi i zgjatur mund t’ju marrë kënaqësinë nga gjërat që dikur donit
Vetëm 9 ditë pa sheqer/ Studimi zbulon përmirësime të shpejta në shëndetin e mëlçisë
TAGGED:Mengjesi

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article I tha të gjitha në intervistën me Arbanën, pas komenteve në rrjet, reagon Xhensila
Next Article Me këtë foto, Olsi Bylyku dhe Denada Lura konfirmojnë lidhjen e tyre të dashurisë

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kthesa e papritur, policia shqiptare merr vendimin ekstrem edhe për Eduart Kuçin! Zbardhet dëshmia
Aktualitet
September 8, 2026
Këto 7 sjellje të pronarit qeni i mban mend për një kohë shumë të gjatë
Kuriozitete
September 8, 2026
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Ekonomi
September 8, 2026
Diell dhe kthjellime në të gjithë territorin, si parashikohet moti për sot
Moti
September 8, 2026

Lexo edhe:

Shëndeti

Përtej diagnozës së mjekut …

July 1, 2026
Shëndeti

Pse vapa e natës po na rrezikon shëndetin?

June 30, 2026
Shëndeti

Hyn në dhomë dhe harron pse? Ja çfarë po ndodh me trurin tënd sipas shkencës

April 29, 2026
Shëndeti

Kafeja sot do ju shijojë ndryshe pasi të lexoni këtë studim!

April 19, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?