Thursday, July 18, 2024

|

spot_img

Mjekët o privat, o shtet! Jo më agjent marketingu në spitale publike dhe operacione në spitalet private

po lexohet

Për një vend demokratik, e drejta për të marrë shërbim të denjë, pa hile, në përputhje me të gjithë protokollet shëndetësore, është një e drejtë e rëndësishme dhe e padiskutueshme. Ngjarja e fundit në Onkologjik, nuk është një rast i izoluar, por një gjë e njohur tashmë nga të gjithë, sepse në fakt kushdo që ka pasur rastin që të përballet në spitalet në Shqipëri, ka hasur probleme më funksionimin e sistemit.

Kjo gjendje e sistemit tonë shëndetësor është prej shumë kohësh, edhe pse po prej kaq kohësh të gjithë palët thonë se kanë bërë shumë për shëndetësinë.

Sistemi shëndetësor ka probleme nga të gjitha anët, qoftë nga menaxhimi, qoftë nga modeli që qeveritë kanë zgjedhur për të aplikuar sistemin në vendin tonë.

Edhe në publik edhe në privat apo vetëm në publik dhe vetëm në privat

Një nga diskutimet që është hapur kohët e fundit është nëse mjekët duhet të punësojnë edhe në privat edhe në publik apo kush punon në publik nuk duhet të punojë në privat. Një nga problematikat më të mëdha që ka rrënuar sistemin shëndetësor është pikërisht lejimi i mjekëve që të punojnë me kohë të plotë edhe në spitalet private dhe në spitalet publike.

Nëse shteti i lejon që mjekët të punojnë edhe në privat dhe në publik, pyetja është pse ata punojnë paradite në publik dhe pasdite në privat. Sepse kush ka bërë dy punë, e di shumë mirë sesa e papërballueshme është një gjë e tillë. Jo më për mjekë, të cilët pasi rrinë 8 orë në spitalin publik, kanë akoma qartësinë që duhet ta ketë një mjek për të kryer operacione pasdite në privat. Ka dy mundësi: Ose nuk punojnë në spitalet publike ose nuk punojnë në spitalet private. Gjasat janë në fakt që ata të mos punojnë në spitalet publike, por spitalet publike janë shumë të rëndësishme për të futur në rrjetë pacientë dhe më pas t’i dërgojnë tek klinikat dhe spitalet e tyre private.

Kush punon në shtet, duhet t’i dedikohet shtetit dhe t’ju shërbejë qytetarëve me vullnet dhe shumë dëshirë. Ata që mendojnë se privati është më mirë për ta, le të shkojnë në privat. Është kohë që edhe publikut edhe privatit t’i jepet rëndësia e vetë, madje pse jo të futet në një garë se kush i mban mjekët më të mirë. Sigurisht duke u krijuar mundësi që të paguhen në mënyrë dinjitoze. Sepse duhet kuptuar se nëse privati dhe publiku nuk shkojnë në standarde të larta për shërbim, të dyja palët janë të humbur.

Janë shumë të rrallë doktorët të cilët nuk punojnë në klinika private apo nuk kanë zyrat e veta private përballë QSUT. Dhe këtu nuk po flasim vetëm për doktorët në spitalet e mëdha, por edhe për doktorët në Qendrat Shëndetësore. Në asnjë vend të botës, nuk ndodh që çdo 100 metra të kesh o një laborator analizash ose një farmaci. Nisur nga numri i madh i farmacive në Tiranë, nuk mund të mos mendosh se ndoshta gati 80% e qytetarëve mund të jenë të sëmurë. Edhe në qytete dukshëm shumë herë më mëdha se Tiranë nuk qenë kaq shumë farmaci.

Arroganca e bluzave të bardha

Përvec sorollatjes që të bëhet në spitalet publike, nga mjekë që prioritet kanë spitalet private ku marrin lekë më shumë, ajo që të bie në sy është arroganca me të cilën t’i përballesh sapo futesh në dyert e spitalit. Nëse për infermierët, mjekët, etj, halli i një pacienti mund të duket i njëjtë si të gjithë, këtu kemi dështuar si sistem shëndetësor. Pacienti, në të gjitha rastet, përveç sëmundjes që i ka rënë, është i rënduar psikologjikisht dhe nëse mjekët nuk i kushtojnë rëndësi, dhe nuk i japin kujdesin që meriton, mund të rëndojnë gjendjen e pacientit.

Dhe këtu po flasim për sëmundje, që një e luhatur humori, të shpëton apo të merr jetën. Takimi i parë më spitalin, përshtypja e parë, q kur hyn të derë, është takimi me infermierë, mjekë e staf, për nga fytyra e ngrysur dhe mënyra si të flasin, vetëm që nuk e kanë të shkruar në ballë: Mos, erdhi dhe një tjetër! Që duhet të ishte në fakt, që nga takimi i parë, një vend shprese që me ndihmën e doktorëve ke shkuar për të luftuar për jetën, ashtu siç është në të gjithë botën.

/Editorial | Vip-magazine.al/

të fundit

Arilena Ara feston sot ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç mbush këngëtarja

Këngëtarja e njohur Arilena Ara feston sot 26 vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë për të, Ara...

të ngjashëm