Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë finales së “She’s on top”, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim romantik.
Brikena u befasua kur mori një buqetë të madhe me trëndafila të kuq, së bashku me një kartolinë ku shkruhej: “Për bionden që më ka vjedhur zemrën”.
Gjestit të Mateos iu bashkuan emocionet e çiftit, të cilët shkëmbyen përqafime dhe puthje para kamerave, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë në studio.
Surpriza u prit me duartrokitje dhe buzëqeshje nga të pranishmit, ndërsa Brikena falënderoi partnerin për këtë moment të veçantë.


