Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Iute Albania fitime kolosale në Shqipëri, nuk do i besoni shifrat
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Iute Albania fitime kolosale në Shqipëri, nuk do i besoni shifrat
Aktualitet

Iute Albania fitime kolosale në Shqipëri, nuk do i besoni shifrat

Last updated: August 23, 2026 11:51
3 Min Read
SHARE
Banner

Ndonëse ndërhyrjet kufizuese të Bankës së Shqipërisë kanë sjellë uljen e interesave që aplikojnë kompanitë e mikrokredive, ato mbeten sërish në nivele rrënuese.

Iute, kompania më e madhe e mikrofinancës në Shqipëri, raportoi se norma mesatare e interesit për kreditë e reja që u disbursuan gjatë tremujorit të parë të këtij viti ishte 31.7 për qind mbi bazë vjetore, nga 36.5 për qind që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të dhënat e konsoliduara në rang grupi, tregojnë se Shqipëria vazhdon të mbetet hambari kryesor dhe tregu me fitimin më të madh të Iutes, një kompani e cila ka aktivitet në katër vende.

Lexo edhe:

‘Ishim 7 veta, dikush na u afrua dhe ofendoi njërin nga nëna’, dëshmia e shokut të portugezit të vrarë në Ksamil
U godit nga helika e gomones, përcillet sot për në banesën e fundit 22-vjeçari shkodran
Kredo.al 11-fishoi brenda vitit shpenzimet për TIK, dyshime për një skemë të ngjashme me rastet Bankers dhe AKSHI
“03:47” kalon në tregun botëror, Aldo Sulollari shënon një sukses të ri për letërsinë shqiptare

Në fund të vitit të kaluar, Iute kishte një portofol kredie prej 104 milionë eurosh në Shqipëri.

Sipas të dhënave, ky portofol kredish i gjeneroi më shumë se 37 milionë euro të ardhura nga interesat dhe komisionet duke e vendosur Shqipërinë si burimin kryesor të fitimeve, ndërkohë që në vend të dytë u rendit Moldavia ku Iute gjeneroi 23.5 milionë euro të ardhura.

Iute, krehja vazhdon/ Interesi mesatar i kredive të reja arrin në 31.7

Te ardhurat nga interesi, Iute

Ndërkohë për tremuajt e parë të këtij viti, Iute raportoi se të ardhurat nga interesi në Shqipëri ishin 9.25 milionë euro me rritje prej 3.3 për qind krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Krehja vazhdon

Iute dhe Kredo janë dy kompanitë huadhënëse me kreditë me të shtenjta të interesit në Shqipëri. Aktualisht norma mesatare e interesit për kreditë e dhëna nga këto dy kompani qëndron mbi 31 për qind në vit, ose 5 herë mbi interesin mesatar të kredive bankare.

Për shkak të interesave të lartë, një numër i madh qytetarësh që marrin kredi nga institucionet e mikrofinancës nuk arrijnë t’i shlyejnë dot në kohë duke hyrë më pas në ciklin e borxheve rrënuese. Një pjesë e tyre kalojnë në proçedura ekzekutimi përmbarimor, ndërsa të tjerë rinovojnë borxhin me borxh të ri.

Skandali i mikrokredive në Shqipëri kulmoi dy vjet më parë me shpërthimin e skemës MCA, e cila çoi në tjetërsimin e pronave të mijëra familjeve shqiptare, shumica në mënyrë të fshehtë. Por pavarësisht dramës së madhe sociale, biznesi i mikrokredive të shtrenjta vazhdon të rritet me ritme agresive.

Sipas të dhënave nga bilancet, Iute dhe Kredo raportuan se vitin e kaluar regjistruan më shumë se 350 mijë aplikime për kredi të reja, duke miratuar 262 mijë prej tyre. /Kapital.al/

*Titulli është i redaksisë Vip Magazine

Nafta shkon në 219 lekë, tensionet globale rrisin çmimet në bursa
‘Principotes’ nën emrin e 70-vjeçares, pronari ‘në hije’ i biri Bekim Bulica, i përmendur për trafik droge në Francë!
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Fluks rekord në Rinas! 1.65 milionë pasagjerë në korrik, mbi 58 mijë vetëm brenda një dite
Qeveria hungareze vë zyrtarisht nën hetim pronarin e One Albania
TAGGED:Iute

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article A do të kthehet në ekran? Fjoralba Ponari jep përgjigjen për ndjekësit
Next Article Hati kapet mat me partnerin e ri? Pamjet bëhen virale(FOTO)

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Momente tensioni në koncert! Gjestit i shpërthen efekti skenik në fytyrë (VIDEO)
Të famshëm
August 23, 2026
Hati kapet mat me partnerin e ri? Pamjet bëhen virale(FOTO)
Të famshëm
August 23, 2026
A do të kthehet në ekran? Fjoralba Ponari jep përgjigjen për ndjekësit
Tv Shows
August 23, 2026
Parashikimi i motit për sot, 23 gusht 2026
Moti
August 23, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

Si kaloi një ish-zyrtar i Hipotekës në ndërtues kullash dhjetëra milionë Euro?!

August 16, 2026
Aktualitet

“I gjithë kati i parë ishte në flakë”, zjarrfikësi rrëfen momentet e tmerrit në hotelin e Vlorës: Pushuesit u detyruan të hidhen nga ballkoni

August 16, 2026
Aktualitet

“Shikimi që më vodhi zemrën…”/Mateo poston foton me dedikimin romantik për Brikenën

August 16, 2026
Aktualitet

Çfarë ndodhi te Orange Club në Sarandë? Bodigardët qëllojnë oficerët e policisë, plasin arrestimet

August 16, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?