Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Kredo.al 11-fishoi brenda vitit shpenzimet për TIK, dyshime për një skemë të ngjashme me rastet Bankers dhe AKSHI
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Ekonomi > Kredo.al 11-fishoi brenda vitit shpenzimet për TIK, dyshime për një skemë të ngjashme me rastet Bankers dhe AKSHI
Ekonomi

Kredo.al 11-fishoi brenda vitit shpenzimet për TIK, dyshime për një skemë të ngjashme me rastet Bankers dhe AKSHI

Last updated: August 22, 2026 09:43
7 Min Read
SHARE
Banner

Pikëpyetje për një skemë të ngjashme me atë që po hetohet në rastin e Bankers Petroleum, ku rritja e shpenzimeve dyshohet se është përdorur për të ulur artificialisht fitimin dhe rrjedhimisht detyrimet tatimore duke transferuar pagesa në shuma të mëdha te kompania mëmë, ngrihen tashmë edhe në sektorin e mikrofinancës në Shqipëri.

Në qendër të problematikës në fjalë është Kredo.al, pasqyrat financiare të së cilës tregojnë një rritje të pazakontë të shpenzimeve gjatë vitit 2025.

Vetëm shpenzimet për zërin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit u rritën nga 21.3 milionë lekë në 229.4 milionë lekë brenda një viti, pra pothuajse 11 herë, ndërsa shpenzimet administrative dhe operative në total u rritën me afro 75%.

Kredo.al 11-fishoi brenda vitit shpenzimet për TIK, dyshime për

Lexo edhe:

Qytetari denoncon: Çfarë më bëri fsheurazi IUTE Credit, pse nuk veprojnë institucionet?
Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit, 12 shtator 2026
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Siç konstatohet në bilancin e kompanisë për vitin 2025, të cilin e ka analizuar skyweb.al, rritja e fortë e shpenzimeve nuk kufizohet vetëm te teknologjia. Kategoria e përgjithshme “shpenzime administrative dhe shpenzime të tjera operative” u rrit nga 460.9 milionë lekë në 2024 në 805.4 milionë lekë në 2025.

Një tjetër zë që pësoi rritje të fortë është marketingu. Kredo.al shpenzoi 123.7 milionë lekë për reklamim dhe marketing gjatë vitit 2025, kundrejt 46.3 milionë lekëve një vit më parë. Rritja është mbi 167%, ose rreth 2.7 herë. Ky duket të jetë edhe shkaku se përse problematikat e mikrofinancës nuk gjejnë zakonisht hapësirë në media.

Ndërkohë, rritja e fortë e shpenzimeve përkon me një rënie të ndjeshme të rezultatit financiar të kompanisë, siç konstaton skyweb.al në bilancin e kompanisë.

Fitimi para tatimit zbriti nga rreth 1.34 miliardë lekë në vitin 2024 në 712.5 milionë lekë në 2025, ose me afro 47%. Fitimi neto ra nga 1.13 miliardë në 593.3 milionë lekë. Edhe shpenzimi neto për tatimin mbi fitimin zbriti nga rreth 209.7 milionë lekë në 119.3 milionë lekë.

Mungesa në pasqyrat financiare e një shpjegimi të detajuar se çfarë investimesh apo shërbimesh konkrete e çuan zërin e TIK-ut nga 21 milionë në 229 milionë lekë është ajo që ngre dyshime të forta për shkakun e kryerjes së këtyre pagesave duke parë edhe se kujt i janë paguar paratë.

ECFA sh.a (Pra Kredo.al sh.r), është në masën 95.4% në pronësi të AS Eleving Consumer Finance Holding, kompania kontrolluese e saj në Letoni. Vetë raportimet e grupit Eleving e klasifikojnë “Eleving Consumer Finance Holding, AS” si një shoqëri me aktivitet “management services”, pra shërbime menaxhimi.

Vetë Kredo.al deklaron se varet nga entitete të tjera brenda grupit si për financimin, ashtu edhe për ofrimin e disa shërbimeve të përbashkëta, përfshirë IT-në.

Pra, vetë dokumentacioni i grupit konfirmon se një pjesë e shërbimeve teknologjike të kompanisë shqiptare ofrohen në nivel grupi. Në të njëjtën kohë, pasqyrat financiare të Kredo.al tregojnë një volum të konsiderueshëm transaksionesh me palët e lidhura, ç’ka konfirmon se sasia e madhë e parave të paguara për blerjen e shërbimeve të TIK i janë paguar kompanive të grupit në Letoni.

Ngjashmëria me Bankers

Një skemë engjashme u zbulua edhe te Bankers Petroleum, ku shuma kolosale parash i paguheshin jo kompanive të grupit, por atyre me të cilat ishin lidhur politikanë dhe biznesmenë, pagesa që ofroheshin si rryshfet. Destinacioni i parave është i ndryshëm, por skema është e njëjtë: Fryhen shpenzimet për të mos paguar detyrime tatimore! Në rastin konkret, dëmi duket dyfish: Fryrja e shpenzimeve është bërë në formë pagesash për kompanitë e grupit duke ulur nga ana tjetër detyrimet ndaj shtetit shqiptar.

Skyweb.al iu drejtua Kredo.al për një koment mbi arsyet që çuan në rritjen gati 11-fish të shpenzimeve për TIK gjatë vitit 2025, investimet apo shërbimet konkrete që janë realizuar, si dhe subjektet që i kanë ofruar ato, por redaksia nuk mori një përgjigje deri në publiimin e këtij shkrimi. Çdo reagim apo sqarim i Kredo.al do të publikohet sapo të mbërrijë dhe redaksia mbetet e hapur për qëndrimin e kompanisë.

Shërbimet TIK dhe skandali AKSHI

Rasti Bankers është i rëndësishëm pikërisht sepse tregon se një kompani nuk ka nevojë domosdoshmërisht të fshehë të ardhurat që realizon për të ulur rezultatin e tatueshëm. Nëse shpenzimet e njohura në kontabilitet rriten, fitimi bie dhe bashkë me të mund të bjerë edhe tatimi mbi fitimin. Pikërisht për këtë arsye, në marrëdhëniet mes kompanive të të njëjtit grup si në rastin e Kredo.al merr rëndësi jo vetëm ekzistenca formale e faturës, por edhe natyra e shërbimit dhe mënyra se si është përcaktuar çmimi i tij.

Kjo çështje bëhet edhe më delikate kur bëhet fjalë për shërbime të teknologjisë, software, konsulencë apo shërbime të përbashkëta menaxhimi. Ndryshe nga blerja e një pajisjeje standarde që mund të krahasohet relativisht lehtë në treg, vlera ekonomike e zhvillimit të një software-i, një licence, një integrimi apo një shërbimi konsulence është shumë më e vështirë për t’u vlerësuar nga jashtë pa pasur kontratat, specifikimet, orët e punës dhe dokumentacionin e realizimit.

Rëndësinë e këtij kontrolli e tregoi edhe hetimi i SPAK për tenderat e AKSHI-t. Prokuroria e Posaçme ka deklaruar zyrtarisht se administratorë të disa kompanive të përfshira në çështje dyshohet se kanë lëshuar fatura tatimore fiktive dhe kanë realizuar transaksione me kompani që nuk ishin pjesë e proceseve të tenderimit.

Shifrat e mësipërm nuk provojnë në vetvete se Kredo.al ka ndërtuar një skemë për shmangien e tatimeve, por përmasat galopante të rritjes së shpenzimeve, mungesa e një shpjegimi të detajuar në pasqyrat financiare dhe transaksionet e konsiderueshme të kompanisë me shoqëri të grupit Eleving ngrenë pikëpyetje serioze mbi natyrën e këtyre kostove, mënyrën se si janë përcaktuar dhe se kush ka përfituar prej tyre dhe sigurisht janë rasti tipik që kërkon verifikime të metejshme. /skyweb.al

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? “Hidhini një sy” këmbimit valutor për sot
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Hidhini një sy këmbimit valutor për sot
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Mbi 31% interesi i kredisë, por IUTE ankohet se mediat po i largojnë klientët
TAGGED:Kredo.al

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Malbora Gurra rikthehet në ekran, emisioni që do të drejtojë
Next Article “Do takoj dikë dhe do kthehem”, trupi i influenceres gjendet i djegur në vreshta

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

PAMJET/ E shau në shkallët e avionit, Rama kap për qafe të riun dhe ia dorëzon policisë italiane
Aktualitet
September 14, 2026
Një javë me surpriza për këto shenja të horoskopit, por me disa paralajmërime: Data kur duhet treguar kujdes
Horoskopi
September 14, 2026
Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!
Aktualitet
September 14, 2026
Parashikimi i motit për sot, 13 shtator 2026/ Rikthehen temperaturat deri në 31°C
Moti
September 14, 2026

Lexo edhe:

Ekonomi

Nafta shkon në 219 lekë, tensionet globale rrisin çmimet në bursa

August 19, 2026
Ekonomi

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

August 18, 2026
Ekonomi

Euro në rënie të lirë, zbret sërish drejt rekordit historik, luhatje edhe në monedhat e tjera

August 13, 2026
Ekonomi

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

August 13, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?