Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: ‘Ishim 7 veta, dikush na u afrua dhe ofendoi njërin nga nëna’, dëshmia e shokut të portugezit të vrarë në Ksamil
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > ‘Ishim 7 veta, dikush na u afrua dhe ofendoi njërin nga nëna’, dëshmia e shokut të portugezit të vrarë në Ksamil
Aktualitet

‘Ishim 7 veta, dikush na u afrua dhe ofendoi njërin nga nëna’, dëshmia e shokut të portugezit të vrarë në Ksamil

Last updated: August 22, 2026 12:16
3 Min Read
SHARE
Banner

Dëshmia e njërit prej francezëve i cili ndodhej me Luis Miguel Varela Mendes, portugezin që mbeti i vrarë në Ksamil më 18 gusht. Sipas Adib Ghanmi, djemtë po qëndronin në plazh kur u është afruar dikush që fliste frëngjisht dhe ka sharë nga nëna një prej shokëve të tij.

Aty ka nisur sherri dhe më pas ka ardhur një tjetër që nga përshkrimi duket të bëhet fjalë për Sokrat Vatën, i cili mbante thikë në dorë. Vata ka goditur njërin prej djemve në këmbë, ndërsa me mjetin prerës i ka marrë jetën Mendesit duke ia ngulur në zemër.

David Heurtevent, i cili raportohet të ketë qëlluar 20-vjeçarin me kokë, e ka shtyrë Ghanmi kur ky i fundit është përpjekur ta kapë, por ka rënë në ujë.

“Ne ishim shtatë shokë. Po festonim në klub ‘Principote’. Pasi mbaroi festa po qëndronim në plazh. Aty ka ardhur një person, i cili ishte veshur me rroba të shkurtra me ngjyrë jeshile, i moshës 25-30 vjeç, trup normal, flokë të shkurtra. Ishte shqiptar, por fliste frëngjisht dhe ofendoi nga nëna një shokun tim, i cili i thotë që: Pse shan? Nëna është e shenjtë.

Lexo edhe:

“Na kanë vjedhur lekët”, Raiffeisen Bank pranon incidentin masive të llogarive: Ishte e përkohshme
Alarm i madh në llogaritë e Raiffeisen Bank, shqiptarët vidhen masivisht! Qindra ankesa
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën
Zhvillohet në Tiranë Kongresi i Forza Italia për Ballkanin

Ai më pas e goditi me kokë shokun tonë dhe, ne u futëm të gjithë në konflikt.

Më pas erdhi një person, i veshur me rroba të bardha, me flokë të gjata, i cili mbante një thikë në dorë dhe fillimisht ka goditur një shokun tim i quajtur Tourpal me thikë në këmbë dhe më pas ka goditur dhe shokun tjetër, i cili u vra me thikë në zemër.

Në këtë moment, njerëzit nisnin të bërtisnin, dhe drejt nesh kanë ardhur rreth 10-15 veta security, të cilët nuk jam i sigurt nëse u futën në konflikt. Personin që qëlloi me kokë, unë e kapa nga duart, por ai më shtyu dhe unë kam rënë në ujë”, ka thënë shoku i Mendes.
Versioni i Ghanmi bie në kundërshtim me atë të dhënë një ditë më parë nga Sokrat Vata në gjykatë, i cili pretendoi se është sulmuar nga turistët. Sipas Vatës, sherri me ta nisi për shkak të zhurmës që po bënin brenda lokalit dhe turistët i sulmuan kur iu kërkuan të mbanin qetësi.

Më tej, autori tha se kishin dalë jashtë gjatë përleshjes, moment kur ka parë se njëri nga turistët kishte thikë. Ai pretendoi se nuk e mban mend si e ka goditur pasi ishte në shok për shkak të agresionit të tyre, por gjithçka ka ndodhur instinktivisht dhe në përpjekje për t’u vetëmbrojtur.

Dalin të tjera video intime të Hilës, shfaqet me këngëtarin e njohur në skena…
Videot intime, kompozitori Adrian Hila procedohet në gjendje të lirë
Rossmann & Lala vijon me uljet e çmimeve: këtë herë në fokus kozmetika
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Dy gratë ishin te videot erotike, Olti Curri tregon vendimin e rëndë! Thirrja urgjente
TAGGED:Luis Miguel

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article U godit nga helika e gomones, përcillet sot për në banesën e fundit 22-vjeçari shkodran
Next Article Katër shenjat e zodiakut që universi do iu sjellë dhurata të papritura deri më 10 shtator

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

14 vite kërkim, 50 qendra në botë/ Dr. Elvin Kedhi: Po shohim pllakat, do ulim numrin e infarkteve
Shëndeti
October 6, 2026
Blerina Matraku reagon sërish: Unë nuk kërcënoj njeri, autoritetet të zbulojnë kush i ka regjistruar dhe shpërndarë videot
Të famshëm
October 6, 2026
Fati troket në derën e këtyre 3 shenjave të zodiakut duke nisur nga 10 tetori
Horoskopi
October 6, 2026
Arrestohet nipi i Hashim Thaçit në Prishtinë
Rajon
October 6, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

Pas vetëvrasjes së Xhuana Nikollit, ish-bashkëshorti dorëzohet në polici

September 30, 2026
Aktualitet

Përplasja me Edi Kuçin, gjykata merr tjetër vendim për Jozin

September 29, 2026
Aktualitet

Zjarri shkrumbon dy banesa në Laprakë, nëna me katër fëmijë mbetet në qiell të hapur

September 28, 2026
Aktualitet

Albatros Rexhaj befason me deklaratën: Bela do ta fitojë gjyqin

September 27, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?