Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: “Indrit Dokle se çfarë ka, fut hundët tek punët e mia”/ Gazetari i njohur zbërthen bisedat në SKY mes Martinajt dhe Dumanit
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > “Indrit Dokle se çfarë ka, fut hundët tek punët e mia”/ Gazetari i njohur zbërthen bisedat në SKY mes Martinajt dhe Dumanit
Aktualitet

“Indrit Dokle se çfarë ka, fut hundët tek punët e mia”/ Gazetari i njohur zbërthen bisedat në SKY mes Martinajt dhe Dumanit

Last updated: November 7, 2023 09:40
7 Min Read
SHARE
Banner

Mes shumë ngjarjeve kriminale të treguara dhe jo të treguara nga bashkëpunëtori i SPAK-ut, Nuredin Dumani, jepet dhe një moment kur Dumani ka biseduar direkt me biznesmenin e lojrave të fatit, Ervis Martinaj.

Sipas gazetarit Elton Qyno, të dy personat flasin në telelfona të kriptuar, pasi Martinaj ndodhet në Shqipëri, ndërsa Nuredin Dumani ndodhet në zonën e Prizrenit në Kosovë.

Lidhja e tyre është pikërisht Fredi Xhixha, vëllai i Besian Xhixhës, i cili i ka thënë Dumanit se donte ta takonte “V” që nënkuptonte Vis Martinaj.

Lexo edhe:

VIDEO/ Shehaj viziton protestuesin që policia e rrahu me shkop gome: Është artist, e lanë të shtrirë në rrugë si të ishte kriminel
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Protestat do të vijojnë, studentët njoftojnë grumbullimin sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit
Shqipëria kalon në orën dimërore, ja çfarë ndodh me akrepat

Pasi Dumani i ka thënë “Ok” ftesës së dërguar nga Martinaj, në drejtim të Kosovës me një automjet “Hamer”, kanë udhëtuar Eli që besohet së është Elvin Mërlika, Fredi Xhixha dhe dy persona të tjerë.

Në bisedë e sipër që kanë zhvilluar me Dumanin brenda makinës “Hammer”, ky i fundit lidhet direkt në telefon me Ervis Martinaj, i cili i propozon vrasjen e Indrit Dokles, pasi sipas tij, Dokle po i fuste hundët tek punët e tija.

Dumani ka treguar se Martinaj i ka premtuar se do e ndihmonte për çështjen e gjyqeve që kishte me shtetin dhe operacionet e policisë që organizoheshin për kapjen e tij.

Por njëherësh Martinaj i ka treguar se gjërat janë ndërlikuar, pasi kishte bërë shumë zhurmë.

“…Përmes Besianit, kam njohur edhe vëllanë e tij Fredi Xhixha, i cili është i moshës rreth 40 vjec. Pasi Besiani kishte rënë në burg më ka kontaktuar Fredi në telefon në “Sky” dhe më tha se donte të më takonte “V” ge nënkuptonte shtetasin Vis Martinaj. Unë isha në Kosovë dhe i thashë: …kur të duash e takoj…”. Nuk e mbaj mend por pas pak kohe Fredi më tha se do të vinte. Nuk e mbaj mend mirë, mund të ketë qenë dhjetor 2020 ose janar i 2021 por në darkë pasi ishte errësuar, ka ardhur në Kosovë Fredi, i cili ishte në një automjet tip “Hummer”. Bashkë me Fredin në këtë automjet ishin edhe tre persona të tjerë ku njeri thirrej “Eli” (emrin e plotë nuk ja di, Eli është diku tek 45-50 vjeç, ka flokë kuqalosh i shëndoshë, bark madh), i cili ashtë krahu i djathtë i Ervis Martinaj. Një person tjetër geros me trup të mbushur i cili mund të punonte në doganë dhe për të cilin Fredi më tha që është djali i xhajës së Ervis Martinajt, si dhe ujë person tjetër gë ishte një djalë i ri…”, ka pohuar.

Më tej Dumani tregon se: “…Me Fredin dhe personat që e shoqëronin jam takuar në dalje të autostrades Prizren-Prishtinë. Unë kam vajtur në takim me një automjet tip “Audi A6” me targa serbe që i përkiste një serbi që thirret Nikolla. Targa e “Audit” nuk më kujtohet, por unë zbrita nga makina e Nikollës dhe hyra direkt në “Hummerin” që ishte parkuar para një marketi të madh në të djathtë të rreth rrotullimit kur shkon për Prishtinë. Në momentin që hyra në makinë u prezantuam siç e sqarova më lart. Unë i thashë se: “…kush është për të qëndruar le të rrijë, kush nuk është të zbresë…”. Zbritën personi që unë e përshkrova si geros dhe ai djali i ri. Pasi ata zbritën nga makina ne së bashku me Elin dhe Fredin, bëmë një xhiro në një rrugë që të çon për në Gjilan. Drejtues i “Hammerit” ishte Eli, kurse unë isha ulur në sedilje të pare, ndërsa Fredi pas makinës. Kemi udhëtuar 2 km dhe kemi hapur krahun diku dhe aty kemi diskutuar. Eli më tha se: “…Visi donte që të fliste me mua…” dhe më kaloi telefonin e tij i cili ishte “Sky” Chat i koduar gjë që me bëri të kuptoj se ishte Vis Martinaj. U përshëndetëm fillimisht dhe me tha se:”…nëse kisha nevojë për ndonjë gjë t’i drejtohesha atij…”. Unë i thashë: ”…që të më ndihmonte me shtetin, ku unë kisha parasysh që të mbyllte çështjen time…”. Më premtoi se do të merrej me këtë punë dhe më tha që të ruhesha dhe të mos më kapnin pasi, kisha bërë shumë zhurmë. Visi më tha se: “…çunat do të jepnin informacion në lidhje me aksionet që mund të bëheshin për kapjen time…. Nëse do të merrte vesh diçka për mua do të më informonte direkt…”.

Më tej Dumani ka treguar se Ervis Martinaj ka hyrë në temë të bisedës duke i pohuar se:

“…Ervisi më tha se:

”…ai rob…q… Indrit Dokle se çfarë ka, fut hundët tek punët e mia…?

I thashë se:”…po futi hundët tek punët e tua ti thyeja hundët…”.

Më tha se:”…për këtë gjë donte të fliste me mua…”.

Unë thashë se:“…e kuptoja, nuk ishte gjë që nuk arrihej por ishte e vështirë…”.

Ervisi me tha se:”…prandaj erdha tek ti, se e di se është e vështirë se është zona jote…”.

I thashë se:“…nuk i thoja as po as jo, por do ta shikoja dhe ta mendoja…”.

Për çmimin me tha: “…Vendose vetë. Me tha që për do gjë të trija në kontakt me çunat. Për çfarë do halli që të kesh më ço haber…”.

Pas kësaj bisede Eli me Fredin më quan tek “Audi” ku më priste serbi, ndërsa ata morën njerëzit e tyre dhe hipën në “Hummer” dhe ikën….”

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës, shi në të gjithë territorin
Lajmi se rruga e Kombit bëhet 8 euro, reagon menjëherë qeveria! Zbulohet e vërteta
Urdhri i Ramës për dorëheqjet e drejtorëve, ja 134 institucionet që preken
Detajet e furtunës në administratë, ja kush jep dorëheqjen deri të hënën (EMRAT)
“One” heq internetin gjatë protestës, merr hak për thyerjen e dyqaneve
TAGGED:ervis martinaj

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Çfarë do të thotë kur shihni ylberin në qiell? Mund të merrni një lajm të mirë që keni pritur prej kohësh ose fillime të reja
Next Article “Dashuria në kohën e luftës”, mes debateve në studio, konkurentja rrëmben puthjen e shumëpritur

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Selin e pyet a do jetë në Big Brother Vip? Ja si përgjigjet Monika Kryemadhi
Tv Shows
October 25, 2026
Horoskopi 25 tetor 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Horoskopi
October 25, 2026
E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 25-vjeçare artistja Rinesa Qeriqi
Të famshëm
October 23, 2026
Neda Balluku bën postimin prekës për djemtë e saj: Jam në pritje, pa shpresë
Profili i Vipave
October 23, 2026

Lexo edhe:

Ekonomi

Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë konspiracione në rrjet, reagon aeroporti i Rinasit

October 16, 2026
Politikë

“Afat sot, ora 13:00”/ Protestuesit ultimatum Ramës: Nëse s’jep dorëheqjen, presidenti të shpërndajë parlamentin

October 15, 2026
Politikë

Protesta/ Rama reagon nga godina e dëmtuar e Kolegjit të Europës: Këto nuk janë duart e studentëve!

October 15, 2026
Aktualitet

Air Transat rikthehet më 8 maj 2027, shtohen fluturimet direkte Tiranë–Toronto

October 12, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?