Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Hirra/ Efektet e mrekullueshme për organizmin
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Shëndeti > Hirra/ Efektet e mrekullueshme për organizmin
Shëndeti

Hirra/ Efektet e mrekullueshme për organizmin

Last updated: October 22, 2021 08:02
4 Min Read
SHARE

Hirra njëkohësisht nuk përmban gluten dhe mund të përdoret edhe nga ata që janë intolerantë. Më kujtohet si tani mërzitja që pësonte nona ime, kur ajo shishe qumështi për të cilën kishte mbajtur rradhë që në 5 të mëngjesit, teksa zjente, pritej. Pasi e linte të ftohej, e kullonte, dhe lëngun e tejdukshëm na e jepte ta pinim ne. Ndërsa ajo që mbetej një grusht, një tip salce, i hidhte dy kokrra kripë dhe thoshte se duhej ta hanim me bukë.

“Hirra të bën mirë, të pastron mëlçinë”, më thoshte mua si më të madhes ndër fëmijët, për të më bindur ta pija. Por në fakt unë s’isha e sëmurë dhe, këtë përgjigje i jepja, sa herë ma thoshte. Sot pas 30 vitesh shkoj në dyqan enkas për të blerë hirrën dhe sa herë e pi mendoj se si nuk i dija më parë vlerat e saj, e të mos i shtoja më shumë mërziti gjyshes time.

Vlera dhe Shije
Për të bërë një kilogram djathë duhen 10 litra qumësht, 9 prej të cilave janë hirrë. Është pikërisht ky lëng që kur kullon qartësohet dhe që e quajnë magjik. Sipas të dhënave, hirrën e krahasojnë me qumështin e gjirit për vlerat e jashtëzakonshme që ka dhe studimet e para për të janë bërë në fillim të shekullit 20.

Lexo edhe:

Përtej diagnozës së mjekut …
Pse vapa e natës po na rrezikon shëndetin?
Hyn në dhomë dhe harron pse? Ja çfarë po ndodh me trurin tënd sipas shkencës
Kafeja sot do ju shijojë ndryshe pasi të lexoni këtë studim!

Pionieri i kërkimeve për sistemin imunitar, Élie Metchnikoff, njëkohësisht fitues i çmimit Nobel në Psikologji e Mjekësi më 1908, e ka vlerësuar së tepërmi futjen në dietën e përditëshme të hirrës. I quajtur ndryshe “Babai i imunitetit mes natyrales”, Metchnikoff ka thënë se hirra ka një efekt të pakrahasueshëm në sistemin gastrik. Jetëgjatësia dhe mosprekja e banorëve të Kaukazit nga turberkulozi dhe tumoret, i atribuohen pikërisht konsumimit të hirrës nga kjo popullsi.

Hirra mund të përdoret si nga të rriturit ashtu edhe nga fëmijët.
Të vegjëlve, për t’i mbuluar atë efektin që më krijonte dhe mua për së vogli i përzjehet me lëngje frutash. Një shishe 1 litroshe me hirrë kushton 50 lekë. Por mund ta bësh edhe vetë në shtëpi, me stilin e prerjes së qumështit. Në bazë të leximeve unë konsumoj një litër në dy ditë, por sasia edhe mund të shtohet deri në një litër. Sigurisht që hirra nuk ka as yndyrën që ka qumështi dhe është zëvendësues i mirë i tij për sa i përket vlerave ushqimore.

Nga studimet dhe burimet e konsultuara, rezulton se hirra përman 16 lloje proteinash. Po ashtu tetë minerale, vitamina krysisht ato të grupit B, aminoacide, enzima dhe shumë elemente të tjera të shëndetshme. Është pikërisht kjo përmbajtje që e ka bërë të krahasueshme me qumështin e gjirit. Pija magjike ndihmon edhe në periudhën e prekjes nga problemet e kockave dhe osteoporoza pasi furnizon kockat me ushqim.

Ndërsa atyre që i pëlqen sporti, në vend të kokrrave energjike që marrin, mund të përdorin pikërisht këtë pije. Kjo pasi fakti që ajo përmban shumë proteina i jep energji muskujve dhe gjithë trupit. Ndërkaq, siç e thoshte dhe gjyshja ime, hirra pastron mëlçinë dhe është detoksifikues për trupin.

Përgatitja në shtëpi
Zjeni një litër qumësht, e kur të jetë në vlim e sipër hidhini një pikë limon që të pritet. Lëreni të ftohet dhe ndani veç lëngun e tejdukshëm që ngjitet sipër, pra hirrën. Hidheni në një shishe qelqi e konsumojeni fillimisht nga një gotë në ditë. Pjesa që mbetet si salcë vlen po aq sa lëngu. Një lugë e saj po të tretet në ujë dhe të konsumohet jep të njëjtin efekt pozitiv në organizëm./AgroWeb

Studimi: Jetëgjatësia e grave varet edhe nga numri i fëmijëve që lindin
Nga vezët te peshku, zbuloni cilat janë ushqimet që mbrojnë shëndetin e syve tuaj
Ja gabimet më të mëdha që bëjmë gjatë sezonit të gripit
Studimi: Ecja e shpejtë mund të ngadalësojë procesin biologjik të plakjes
4 arsyet pse i keni buzët e plasaritura sidomos gjatë dimrit
TAGGED:hirre

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Test personaliteti: Dritarja që ju tërheq më shumë zbulon se… Ja anët negative të karakterit tuaj
Next Article Vishuni mirë, dita nis me vranësira, si ndryshojnë temperaturat

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mimoza Ahmeti zbulon planet muzikore pas suksesit në Ferma VIP
Të famshëm
July 1, 2026
Horoskopi javor: Një javë e fuqishme qiellore mbi këto shenja të zodiakut
Horoskopi
June 30, 2026
Nje muaj nga nisja e protestave në Tiranë, personazhet e njohur udhëtojnë drejt Nartës
Të famshëm
June 29, 2026
Zgjedhja e Juliana Nurës për t’u bërë nënë pa partner, vjen reagimi i ashpër i Xheneta Fetahut
Profili i Vipave
June 29, 2026

Lexo edhe:

Shëndeti

Ja cilat janë benefitet e çajit për këtë periudhë

December 7, 2025
Shëndeti

Edhe një kafe në ditë ul rrezikun e aritmisë

November 19, 2025
Shëndeti

Hapat konkretë për një zemër të shëndetshme! Ja çfarë duhet të dini

November 7, 2025
Shëndeti

Të stinës/ Frutat dhe perimet, që duhet t’i keni në tryezë gjatë muajit nëntor!

November 6, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?