Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Heqja e tarifave roaming rrit komunikimin e shqiptarëve në vendet e rajonit
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Ekonomi > Heqja e tarifave roaming rrit komunikimin e shqiptarëve në vendet e rajonit
AktualitetEkonomi

Heqja e tarifave roaming rrit komunikimin e shqiptarëve në vendet e rajonit

Last updated: May 23, 2022 12:47
5 Min Read
SHARE
Banner

Heqja e plotë tarifave roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor ka sjellë një rritje të ndjeshme të komunikimit të shqiptarëve vendet fqinje në gjysmën e dytë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), gjatë tremujorit të tretë 2021 numri i pajtimtarëve që kanë përdorur shërbimet roaming në Ballkanin Perëndimor është rritur më pesë herë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas AKEP, numri i përdoruesve të rrjeteve shqiptare që përdorën roaming në rajon arriti në 350 mijë në tremujorin e tretë 2021, ndërsa në tremujorin e katër arriti në pothuajse 400 mijë.

Lexo edhe:

‘Ishim 7 veta, dikush na u afrua dhe ofendoi njërin nga nëna’, dëshmia e shokut të portugezit të vrarë në Ksamil
U godit nga helika e gomones, përcillet sot për në banesën e fundit 22-vjeçari shkodran
Kredo.al 11-fishoi brenda vitit shpenzimet për TIK, dyshime për një skemë të ngjashme me rastet Bankers dhe AKSHI
“03:47” kalon në tregun botëror, Aldo Sulollari shënon një sukses të ri për letërsinë shqiptare

Ndërkohë, volumi total i thirrjeve të përdoruesve shqiptarë në roaming, në vendet e Ballkanit Perëndimor, arriti në rreth 4.5 milionë minuta për tremujorin e tretë 2021, shifër kjo pesë herë më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në veçanti, thirrjet dalëse arritën në gati 2.4 milionë minuta, gati 10 herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Efektet pozitive të reduktimit të tarifave të shërbimeve roaming janë pasqyruar edhe në rritjen e përdorimit të shërbimit të internetit gjatë qëndrimit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Konkretisht, gjatë tremujorit të tretë 2021, volumi i internetit të përdorur në roaming e ka kaluar shifrën prej 103 mijë GB (gigabyte) internet, që përbën një rritje me 14 herë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 dhe 11 herë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Procesi i uljes së tarifave roaming nisi në mesin e vitit 2019, me uljen e përshkallëzuar, deri në heqjen e plotë të tyre, duke filluar nga 1 korriku 2021. Heqja e tarifave roaming synon të lehtësojë komunikimin në lëvizjet e punës dhe turizmit të shtetasve brenda rajonit.

Procesi u mundësua falë një marrëveshjeje rajonale të nënshkruar nga vendet e rajonit në vitin 2019, me ndërmjetësimin e komisioneres së Bashkimit Europian për ekonominë dhe shoqërinë dixhitale. Heqja e tarifave roaming u bë në modelin e ndjekur më parë nga Bashkimi Europian, që prej qershorit të vitit 2017.

Prej vitit të kaluar, Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit kanë nisur përpjekje që një marrëveshje e ngjashme të arrihet për heqjen e tarifave roaming me hapësirën e Bashkimit Europian.

Prej vitit të kaluar, ka nisur një kounikim me Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal dhe me Komisionin Europian dhe ministritë përkatëse për komunkimet elektronike në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Procesi ka filluar, me qëllim për të përgatitur një udhërrëfyes apo roadmap sesi mund të realizohet që shtetet e Ballkanit Perëndimor të reduktojnë tarifat roaming me vendet e BE-së, deri në heqjen e plotë të tyre. Megjithatë, hollësitë e këtij procesi dhe rruga që do të ndiqet ngelet për t’u detajuar, në nivel politik, ligjor dhe teknik.

Dokumenti paraprak i përgatitur në Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal për reduktimin e tarifave të roamingut midis vendeve të BP dhe BE, është hartuar duke u mbështetur në 4 shtylla kryesore të cilat synojnë të krijojnë kushtet e nevojshme edhe për reduktimin e tarifave të shërbimeve roaming BP-BE: Zbatimi i vazhdueshëm efikas i Marrëveshjes Rajonale Roaming (RRA); Rritja e transparencës dhe e monitorimit; Përafrim me acquis tё BE për komunikimet elektronike; Përmirësim të mjedisit të investimeve.

Disa nga masat dhe reformat politikbërëse të propozuara nga udhërrëfyesi, pjesë e katër shtyllave të mësipërme, parashikohen të realizohen në një afat kohor përgjatë 2022-2024.

Sipas AKEP, në këto masa përfshihen transpozimi i Kodit Evropian të Komunikimeve Elektronike në legjislacionin kombëtar të vendeve të Ballkanit Perëndimor brenda vitit 2023; hartimi dhe zbatimi i Planeve Kombëtare të Broadband nga ana e vendeve të BP brenda vitit 2023; ngritja e Zyrave Kompetente Broadband (BCO) për investimet në broadband dhe 5G nga secili vend i Ballkanit Perëndimor brenda vitit 2022; thjeshtimi i procedurave të dhënies së lejeve nga autoritetet kompetente vendase për rrjetet brenda vitit 2023; tarifa të përshtatshme për lejet dhe të drejtat e kalimit brenda vitit 2023; sigurim i aksesit në infrastrukturën fizike në pronësi të institucioneve publike; sigurim i aksesit në kohë për spektrin 5G; sigurim i një qasje miqësore për investime në spektrin 5G; sigurimi i fondeve financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor si një ndihmë shtesë për të nxitur investime./ Monitor

Nafta shkon në 219 lekë, tensionet globale rrisin çmimet në bursa
‘Principotes’ nën emrin e 70-vjeçares, pronari ‘në hije’ i biri Bekim Bulica, i përmendur për trafik droge në Francë!
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Fluks rekord në Rinas! 1.65 milionë pasagjerë në korrik, mbi 58 mijë vetëm brenda një dite
Qeveria hungareze vë zyrtarisht nën hetim pronarin e One Albania
TAGGED:rajonroaming

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Dy ditë para finales së madhe/ Mbërrin në portin e Durrësit autobusi zyrtar i skuadrës së Romës
Next Article Parku kombëtar i Shebenikut! Shtohen vizitorët, destinacioni kërkon më shumë bujtina

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mos u ngrini menjëherë pas uljes së aeroplanit! Ja pse duhet të prisni në vendin tuaj
Vip Travel
August 22, 2026
Katër shenjat e zodiakut që universi do iu sjellë dhurata të papritura deri më 10 shtator
Horoskopi
August 22, 2026
“Do takoj dikë dhe do kthehem”, trupi i influenceres gjendet i djegur në vreshta
Botë
August 22, 2026
Malbora Gurra rikthehet në ekran, emisioni që do të drejtojë
Të famshëm
August 21, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

Si kaloi një ish-zyrtar i Hipotekës në ndërtues kullash dhjetëra milionë Euro?!

August 16, 2026
Aktualitet

“I gjithë kati i parë ishte në flakë”, zjarrfikësi rrëfen momentet e tmerrit në hotelin e Vlorës: Pushuesit u detyruan të hidhen nga ballkoni

August 16, 2026
Aktualitet

“Shikimi që më vodhi zemrën…”/Mateo poston foton me dedikimin romantik për Brikenën

August 16, 2026
Aktualitet

Çfarë ndodhi te Orange Club në Sarandë? Bodigardët qëllojnë oficerët e policisë, plasin arrestimet

August 16, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?