Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: “Green Coast” sjell në Shqipëri markën ndërkombëtarë të resorteve dhe hoteleve. Çfarë duhet të dini për “Nammos Hotels & Resorts”
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Vip world > Vip Travel > “Green Coast” sjell në Shqipëri markën ndërkombëtarë të resorteve dhe hoteleve. Çfarë duhet të dini për “Nammos Hotels & Resorts”
Vip Travel

“Green Coast” sjell në Shqipëri markën ndërkombëtarë të resorteve dhe hoteleve. Çfarë duhet të dini për “Nammos Hotels & Resorts”

Last updated: August 7, 2026 19:16
4 Min Read
SHARE

Green Coast, destinacioni bregdetar më përfaqësues i Shqipërisë, ka lidhur një partneritet strategjik me Nammos Hotels & Resorts, markën mesdhetare lifestyle me njohje ndërkombëtare, për zhvillimin e një destinacioni mikpritjeje dhe rezidenciale nën markën Nammos, brenda kompleksit Green Coast në Palasë. Ky njoftim shënon praninë e parë të Nammos në Shqipëri dhe konsolidon më tej pozicionin në rritje të Rivierës Shqiptare si një destinacion i preferuar për markat ndërkombëtare premium.

Partneriteti bashkon dy organizata që ndajnë të njëjtin përkushtim ndaj cilësisë, krijimit të destinacioneve me identitet dhe zhvillimit afatgjatë të eksperiencës së jetesës mesdhetare. Green Coast është pozicionuar si standardi i referencës për jetesën e integruar bregdetare në Shqipëri, duke ndërthurur komunitetet rezidenciale, mikpritjen, hapësirat tregtare dhe argëtimin në një mjedis të planifikuar me kujdes në bregdetin e Jonit.
Sakaq, me origjinë në Mykonos, Nammos është shndërruar në një platformë globale lifestyle që përfshin hotele, rezidenca të branduara, gastronomi karakteristike, hapësira tregtare dhe mirëqenie, me prani në Mykonos, Dubai, Cannes, Sardenjë, Londër dhe Limassol. Shqipëria bëhet vendi i shtatë në botë që mirëpret markën Nammos.

Destinacioni i planifikuar nën markën Nammos në Green Coast do të përfshijë një hotel boutique me rreth 29 njësi akomoduese, 12 rezidenca të branduara, restorantin karakteristik Nammos, koncepte të tjera të gastronomisë dhe pijeve, si dhe një hapësirë të kuruar retail, të gjitha në kuadër të një marrëveshjeje afatgjatë. Projekti do të konceptohet dhe operohet në përputhje me standardet e markës Nammos Hotels & Resorts, duke krijuar një destinacion lifestyle të integruar, që pasqyron si identitetin global të markës Nammos, ashtu edhe karakterin natyror të veçantë të Rivierës Shqiptare.
Petros Stathis, President i Nammos, u shpreh: “Jemi krenarë për partneritetin me Grupin BALFIN në këtë projekt emocionues, në një prej destinacioneve me rritjen më të shpejtë në Mesdhe. Nammos Resort Albania do të sjellë në Rivierën Shqiptare një eksperiencë ekskluzive të mikpritjes ultra-luksoze dhe do të vendosë një standard të ri për rajonin.”

Banner

Samir Mane, President i Grupit BALFIN, u shpreh: “Ky partneritet përfaqëson një moment të rëndësishëm në zhvillimin e Green Coast. Duke ndërthurur vizionin tonë afatgjatë për zhvillimin e destinacionit me ekspertizën e njohur globalisht të Nammos në fushën e lifestyle dhe mikpritjes, synojmë të krijojmë një hapësirë të veçantë që do të forcojë më tej tërheqjen ndërkombëtare të Rivierës Shqiptare. Së bashku, po krijojmë një destinacion që pasqyron pjekurinë dhe ambicien në rritje të sektorit të turizmit dhe mikpritjes në Shqipëri.”

Lexo edhe:

Big Brother VIP Albania 5, zbulohen 6 emrat që përfliten si banorë të rinj
Rrihet barbarisht Elton Tozaj, gazetari publikon pamjet e rënda
“Do ngre çdo ditë një dolli për ty”, Sara Karaj humb personin e shtrenjtë
Adi dhe Ola flasin për raportin pas “Ferma Vip”, tregojnë planet për martesë

Për Nammos Hotels & Resorts, partneriteti krijon mundësinë për t’u zgjeruar në një destinacion me pasuri të jashtëzakonshme natyrore, njohje ndërkombëtare gjithnjë e në rritje dhe potencial të fortë afatgjatë. Përmasat dhe infrastruktura e Green Coast, të zhvilluara përmes një investimi prej më shumë se 1 miliard eurosh, krijojnë bazën për një prani të integruar dhe të qëndrueshme të Nammos, të konceptuar për të krijuar vlerë afatgjatë për vizitorët, rezidentët dhe investitorët.
Ky njoftim pasqyron besimin e vazhdueshëm të markave ndërkombëtare të mikpritjes dhe lifestyle në sektorin e turizmit në Shqipëri dhe pritet të kontribuojë më tej në pozicionimin e Rivierës Shqiptare si një prej destinacioneve kryesore mesdhetare për turizmin, jetesën rezidenciale premium dhe investimet afatgjata.

A ka ndjenja mes saj dhe Drinit? Heidi flet për herë të parë për raportin e tyre
Arbër Hajdari konfirmon sërish pozicionin si opinionist, çfarë ndodh me Monika Kryemadhin
Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare regjisori Gjergj Mena!
“Kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës!” Arjola Demiri rrëfen për herë të parë në detaje dramën
Selin dhe Gimbo drejt altarit? Balerina zbulon datën që kanë vendosur për dasmën e tyre
TAGGED:Green CoastKryesoreNammos Hotels & ResortsSamir Mane

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Nënat harrojnë shpesh veten/ Këto zakone të vogla mund të ndryshojnë ditën tuaj
Next Article Influencer me diplomë, tashmë ky profesion është edhe degë studimi në Universitet

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Besniku, lideri i agrikulturës në tregun rajonal
Ekonomi
November 5, 2026
Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore
Ekonomi
November 5, 2026
Mot me diell dhe mesditë e ngrohtë, zbuloni parashikimin e motit për sot
Moti
November 5, 2026
Horoskopi 5 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
Horoskopi
November 5, 2026

Lexo edhe:

Profili i Vipave

Monika Lubonja bën reagimin e papritur në rrjetet sociale, ka një përgjigje për komentet negative

November 1, 2026
Tv Shows

“E putha në ballë, nuk më kishte harruar”, Fero rrëfen momentin emocionues të ritakimit me të bijën pas dy vitesh

October 31, 2026
Tv Shows

Elijona rikthehet në Big Brother VIP Kosova

October 30, 2026
Të famshëm

Ekskluzive/ Reperi Fero konkurrent në Big Brother Vip Albania

October 30, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?