Sunday, September 15, 2024

|

spot_img

Gjenden pa jetë në minierën e Selishtës, inxhinieri dhe dy minatorët/ Emrat

po lexohet

Policia e Shtetit njoftoi se janë nxjerrë pa jetë nga miniera e Selishtës në Dibër, trupat e tre punonjësve që mbetën të bllokuar. Viktimat janë Ismail Hoxha, 64 vjeç me detyrë inxhinier minierë dhe dy punëtorët Fatos Çesku 55 vjeç dhe Rruzhdi Rrushiti 33 vjeç.

Policia tha:

“Në vijim të informacionit të dhënë, ku tre shtetas që punonin në minierën e “Balgjaj”, Selishtë, kishin humbur kontaktet me familjen, ju informojmë se rreth orës 3:00 datë 29.10 2020 në thellësi të minierës në Selishtë, nga ana e grupit avari- shpëtimit, u gjetën trupat e pajetë të shtetasve, I. H., 64 vjeç, banues në Peshkopi; F.Ç, 55 vjeç, banues në Bulqizë dhe R.R, 33 vjeç, banues në Bulqizë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga gazrat e minierës. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

të fundit

E thotë PUBLIKISHT/ Moderatorha e njohur na habit të gjithëve, flet për drejtorin e televizionit që e ka ngacmuar...

Moderatorja e njohur Kostana Morava, një nga zërat më të fortë dhe të drejtpërdrejtë në ekranin shqiptar, ka treguar...

të ngjashëm