Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Garda Mbretërore e Norvegjisë performon në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, Veliaj: “Paqja asnjëherë nuk duhet marrë si e mirëqenë”
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Garda Mbretërore e Norvegjisë performon në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, Veliaj: “Paqja asnjëherë nuk duhet marrë si e mirëqenë”
Aktualitet

Garda Mbretërore e Norvegjisë performon në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, Veliaj: “Paqja asnjëherë nuk duhet marrë si e mirëqenë”

Last updated: June 2, 2022 17:05
5 Min Read
SHARE

Garda Mbretërore e Norvegjisë, në bashkëpunim me Orkestrën Frymore të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, performuan dje në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. E konsideruar si një nga më të mirat në botë, performanca e tyre u ndoq nga qindra qytetarë në rrugët e kryeqytetit.

Së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe ambasadorë të akredituar në vendin tonë, i pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai theksoi se prezenca e Gardës së Norvegjisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërmjet 1000 eventeve që po zhvillohen në kuadër të Tiranës Kryeqytet Europian i Rinisë.

“Ky është një privilegj për qytetin tonë. Turi i Madhërisë së Tij, Mbretit Haraldi i V, në Shkup, Podgoricë, Zagreb dhe po ashtu në Tiranë, është një manifestim i solidaritetit të Norvegjisë me europianët juglindorë, aleatë, miq, vende anëtare të NATO-s, mbart një simbolikë dhe jep një mesazh të rëndësishëm. Sikurse ka thënë edhe Presidenti Kenedi: Gjeografia na ka bërë fqinjë, historia na ka bërë miq, ekonomia na ka bërë partnerë dhe domosdoshmëria na ka bërë aleatë. Ata që natyra i ka bërë bashkë, mos pastë njeri që t’i ndajë”, tha Veliaj.

Lexo edhe:

Matura Shtetërore/ Publikohen notat e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë
Publikohet lista e dëshmitarëve në gjyqin e Ilir Metës, Samir Mane dhe Theodhori Çami në mesin e 28 prej tyre
Protestat në Tiranë, Parlamenti Europian: Ndaloni investimet në zonat e mbrojtura
Dosja “Aruba”: Hetimi i SPAK ngre dyshime për pastrim parash në Green Coast

Kreu i Bashkisë shfrytëzoi rastin për të dhënë mesazhin se paqja nuk është e mirëqenë, ndaj duhet punuar shumë për ta ruajtur atë. “Është një bekim për vendet tona që gjenden në Europë e që të gjendemi mes vendesh që e dinë që nëpërmjet NATO-s, që është aleanca më e madhe mbrojtëse, një sistem mbrojtës epik, ku të gjithë shtetet janë të gatshme për t’u bashkuar dhe për të mbrojtur njëri-tjetrin. Kjo histori që po ndodh gjatë kësaj kohe në Ukrainë, është përshkallëzuar në një mënyrë dramatike, duke parë botën në anën tjetër të Europës, do na bënte të thoshim që asnjë vend nuk është i aftë të shohë dhe vlerësojë vlerat e fqinjësisë së mirë”, tha Veliaj.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi e konsideroi këtë aktivitet vijimin e një raporti shumë të mirë që Shqipëria dhe Norvegjia kanë në fushën e mbrojtjes si aleatë të NATO-s. “Norvegjia ka qenë një mbështetëse e vendosur e procesit tonë të integrimit në NATO dhe një kontribues dinamik në projekte të ndryshme të lidhura me sigurinë dhe mbrojtjen dhe më gjerë”, u shpreh ministri Peleshi. Ai veçoi mbështetjen në përpjekjet për çmilitarizimin përmes fondeve të mirëbesimit të NATO-s PFP, ku Norvegjia ka kontribuar gjerësisht, projektin hidrografik të Shqipërisë në përmirësimin e lundrimit të sigurt brenda ujërave territoriale shqiptare, etj. Po ashtu ministri vlerësoi edhe ndihmën financiare të premtuar nga Norvegjia në Konferencën e donatorëve në Bruksel për rimëkëmbjen e vendit pas tërmetit të nëntorit 2019.

Ambasadori i Norvegjisë, Jens Erik Grondahl, u shpreh i lumtur për partneritetin në shumë fusha mes dy vendeve, teksa veçoi edhe faktin se Shqipëria është kthyer në një destinacion të preferuar për turistët norvegjezë. “Ne po festojmë sonte miqësinë e fortë mes Norvegjisë dhe Shqipërisë. Shqipëria ka bërë shumë transformim, shumë shpejt dhe shumë fort. Është kthyer sot në një partner shumë të mirë për ne, një aleat i fortë po ashtu. Së bashku me Shqipërinë, ne jemi partnerë të fortë gjithashtu në sektorin e energjisë, në atë detar dhe në sektorin e marinës, duke përfshirë disa zona me zhvillim të shpejtë. Shqipëria është gjithashtu një destinacion në rritje për turistët norvegjezë mes vendeve të ndryshme të botës. Nuk është sekret që këta turistë vijnë në Shqipëri për të shijuar vendin. Raportet tregojnë se këta turistë vlerësojnë mikpritjen e njerëzve në Shqipëri, detin e bukur dhe hapësirat e tjera. Gjithashtu ata pëlqejnë ushqimet tradicionale dhe pijet tuaja,” tha Grondahl.

Temperaturat e larta, ndryshon orari i protestës
Doktor Edi, mjeku që shëronte zemrat e prindërve
Publikohet intinerari dhe rregullat e marshimit të protestuesve, ja rrugët që do përshkohen sot
BKH kontroll në vilën dhe zyrat e biznesmenit Samir Mane, i sekuestrohet celulari
Krenar Dunga, një profil i ri në përfaqësimin dhe angazhimin e të rinjve në Shqipëri
TAGGED:Tirane

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Kujdes! Kjo shenjë sot do të jetë e ngarkuar emocionalisht, mësoni parashikimin e yjeve
Next Article E tradhtoi bashkëshorten me nënën e kolegut të tij, çifti i njohur shkon drejt ndarjes, prindër të dy fëmijëve

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Pas 20 vitesh, banorët hapin rrugën drejt plazhit të Kakomesë: Kalvari i gjatë i konflikteve për aksesin në det
Vip Travel
June 22, 2026
Pas daljes nga “Ferma Vip”, Mimoza Ahmeti shfaqet në protestë me vajzën e saj
Të famshëm
June 22, 2026
Selin i jep fund aludimeve për prishjen e raportit me Gjestin? Veprimi i fundit tregon shumë
Profili i Vipave
June 22, 2026
Vijon vala e të nxehtit! Termometri shënon 39°C këtë të diel
Moti
June 21, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

Goditja e SPAK ndaj grupit të dyshuar për trafik kokaine nxjerr në skenë emrin e Samir Manes, dyshime për negociata miliona euro për një projekt në Palasë

June 12, 2026
Politikë

A ka lobuar për heqjen e non-gratës? Ja çfarë thotë Berisha

June 12, 2026
Sociale

Pse ja vlen të blesh në Rossmann & Lala?

June 11, 2026
Politikë

Çfarë po paralajmëron? Rama: Protestuesit i pres deri më 12 qershor

June 10, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?