Sunday, November 10, 2024

FOTOT/ Njihuni me deputetin shqiptar që lëviz me biçikletë rozë

Me kufizimin transportit urban, deputeti 80-vjeçar Selami Jenisheri ka zgjedhur si mjet lëvizës në kryeqytet biçikletën e tij ngjyrë rozë.

Ai tregon se do të votonte me kënaqësi listat e hapura e jo ato që thotë Rama dhe Basha.

“Unë jam i lumtur që arrita të bëhem deputet në moshën 78-vjeccare. Jam njeri me fat. Zoti më ka dhënë energji që të shëtis me biçikletë nga Shkodra në Tiranë në kohë të mirë. Kur bie shi udhëtoj me autobus. Takoj miq e shokë të cilët më japin kurajo për të qenë i fortë. Po do më pëlqente që deputetët të zgjidheshin nga populli. Bie fjala Tirana ka 24 njësi.

 Çdo njësi të përzgjidhte me të drejtë vote dy veta. Të futen në garë me njëri-tjetrin dhe kushdo që fiton të ishte kandidat potencial për forcën e vet politike. Kështu të bëjë PS-ja , PD-ja , LSI etj. Kjo do ishte një mrekulli e vërtetë. Si deputeti më i vjetër në moshë në Kuvendin e Shqipërisë dua të kontribuoj sadopak për këtë vend. 

Vij nga radhët e pensionistëve që kemi kontribuar gjithë jetën për këtë vend, por nuk duhet të na paragjykoni. Aq ditëm,kaq bëmë. E ardhmja u përket të rinjve. Ata duhet të jenë në Kuvendin e ardhshëm…”, perfundon bisedën deputeti Selami Jenisheri”.

Te fundit

112,000FansLike
189,000FollowersFollow
18,000FollowersFollow
66,000SubscribersSubscribe
spot_imgspot_img

Related articles

Komento

Komentoni këtu
Vendosni emrin këtu!

spot_imgspot_img