Zhvillime të reja procedurale po shënohen lidhur me hetimin për rrjedhjen dhe shpërndarjen e paautorizuar të materialeve private filmike që përfshijnë figura të njohura të artit dhe shoqërisë civile.
Mësohet se një këngëtare nga Kosova, E. Ademi e cila shfaqet në disa prej videove intime të bëra publike, i është drejtuar zyrtarisht Policisë së Shtetit në Tiranë, duke depozituar një kallëzim.
Sipas burimeve, ajo ka kërkuar identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave që dyshohet se kanë shpërndarë në mënyrë të paautorizuar këto pamje. Gjatë depozitimit të kallëzimit, mësohet se ka paraqitur edhe të dhëna që mund të ndihmojnë në orientimin e mëtejshëm të hetimeve.
