Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: E rrëmbyen në Milot me qese në kokë, “Qoti” u vra me 11 plumba në Kolumbi
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > E rrëmbyen në Milot me qese në kokë, “Qoti” u vra me 11 plumba në Kolumbi
Aktualitet

E rrëmbyen në Milot me qese në kokë, “Qoti” u vra me 11 plumba në Kolumbi

Last updated: October 8, 2025 10:53
2 Min Read
SHARE
Banner

Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth vrasjes së Artur Tushit, 44-vjeçarit shqiptar që u ekzekutua pak metra larg banesës së tij në qytetin Medelin të Kolumbisë.

Sipas autoriteteve kolumbiane, Tushi u qëllua me 11 plumba, duke gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa autori i dyshuar, një 35-vjeçar me shtetësi venezueliane, u arrestua rreth 19 kilometra larg vendit të ngjarjes. Hetimet paraprake tregojnë se autori ishte vrasës me pagesë, i paguar në dollarë, çka ka ngritur dyshime serioze se bëhet fjalë për një përplasje të rrjeteve kriminale ndërkombëtare, të lidhura me trafikun e drogës.

Artur Tushi, i njohur në Shqipëri me nofkën “Qoti”, ishte me origjinë nga fshati Raboshtë në Lezhë. Ai kishte një të kaluar misterioze, ndërsa në vitin 2017, gjatë kohës që jetonte dhe punonte në Itali, u rrëmbye në Shqipëri, në zonën mes Fushë-Milotit dhe rrugës kombëtare Milot–Burrel. Gjatë atij incidenti, sipas Policisë Shqiptare, disa persona i prenë rrugën, i vendosën një qese në kokë dhe e mbajtën peng për disa orë, duke i vjedhur 200.000 lekë.

Lexo edhe:

Mos i lini në prizë gjatë natës! Pajisjet që kërkojnë kujdes të veçantë
Albatros Rexhaj/ Kush ka frikë nga shtriga?
Miratohet me 85 vota pro Reforma Territoriale, shkrihen 15 bashki. Voton pro edhe Braçe
Jared Kushner reagon për investimin në Zvërnec

Në atë kohë, Tushi nuk rezultonte me precedent penal as në Shqipëri, as në Itali. Megjithatë, hetimet ndërkombëtare që pasuan vrasjen e tij në Kolumbi, përmes Interpol-it, kanë zbuluar se Ekuadori dhe Spanja e kishin nën hetim për vepra penale si dhunë fizike dhe posedim droge.

Dyshohet se Tushi mund të ketë qenë i përfshirë në rrjete narkotrafiku ndërkombëtar, si një lidhje evropiane në zinxhirin e trafikut të drogës nga Amerika Latine drejt Europës. Vrasja e tij, e kryer në mënyrë profesionale dhe me gjakftohtësi, ka tronditur autoritetet dhe ka rikthyer vëmendjen mbi aktivitetet e mafies shqiptare në Amerikën Latine, ku vitet e fundit janë raportuar disa raste të ngjashme.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë, ndërsa autoritetet kolumbiane janë në kontakt me partnerët ndërkombëtarë për të ndërtuar një profil të plotë kriminal të viktimës dhe për të identifikuar porositësit e vrasjes.

Krimi i rëndë/ Zbulohen 320 tonë pluhur toksik, si Albchrome helmoi Elbasanin me mbetje të rrezikshme
Vallja e Osman Takës shpallet pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale
Gruaja më e vjetër në botë, qeveria pension të posaçëm për nënë Qamilen
Pas skandalit të vjedhjes së llogarive, Banka e Shqipërisë vendim urgjent ndaj Raiffeisen Bank!
“Gjykata e Lartë kreu vepër penale” – Avokati i gjyqtarit Luan Daci: Gjykata Evropiane ka konstatuar shkeljen e nenit 7 të Konventës Evropiane
TAGGED:Artur Tushi

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article “Kam frikë ta rris vajzën në Shqipëri”, ish-banorja e BBV reagon pas vrasjes së gjyqtarit
Next Article “Bëri një vit burg, sapo doli filloi sërish”, Rozana Radi rrëfen tmerrin me personin që e përndiqte: Sa hapja ashensorin e gjeja aty…

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Luiz Ejlli i kërkon falje Beatrix Ramosajt përmes tezes: Përqafoje nga unë dhe Kiara
Tv Shows
October 9, 2026
5 shenja që tregojnë se dikush ju pëlqen, edhe nëse përpiqet ta fshehë
Kuriozitete
October 9, 2026
Vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës, lexoni parashikimin e motit për sot
Moti
October 9, 2026
Horoskopi 9 tetor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
Horoskopi
October 9, 2026

Lexo edhe:

Sociale

Gruaja lind fëmijën e 11-të në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ja emri i veçantë

October 6, 2026
Ekonomi

“Na kanë vjedhur lekët”, Raiffeisen Bank pranon incidentin masive të llogarive: Ishte e përkohshme

October 5, 2026
Ekonomi

Alarm i madh në llogaritë e Raiffeisen Bank, shqiptarët vidhen masivisht! Qindra ankesa

October 4, 2026
Aktualitet

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

October 3, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?