Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: “BURG për këdo që i ka shpërndarë videot!” Personazhe të njohura PLASIN keq për rastin e Adrian Hilës
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > “BURG për këdo që i ka shpërndarë videot!” Personazhe të njohura PLASIN keq për rastin e Adrian Hilës
Të famshëm

“BURG për këdo që i ka shpërndarë videot!” Personazhe të njohura PLASIN keq për rastin e Adrian Hilës

Last updated: September 30, 2026 15:28
6 Min Read
SHARE
Banner

Publikimi i disa videove intime në rrjet, në qendër të të cilave qëndron kompozitori Adrian Hila, ka shkaktuar reagime të shumta nga personazhe të njohura. Në mesin e reagimeve që dënojnë hapur shpërndarjen masive të videove intime të cilat haptazi cënojnë privatësinë e personave të përfshirë, renditen gazetari Blendi Salaj dhe ish-deputetja e PD-së Ori Nebiaj.

Në postime të bëra ditën e sotme në rrjet, dyshja e sipërpërmendur përveçse dënon shpërndarjen e pamjeve në fjalë, kundërshton dhe “kënaqësinë” e njerëzve për t’i kushtuar vëmendje ngjarjeve të tilla që lidhen ngushtësisht me jetën personale të personave të përfshirë në këtë mes.

Blendi Salaj thekson në reagimin e tij se kënaqësia për të poshtëruar persona të tjerë, nuk na bën neve njerëz më të mirë, ndërsa shton se asnjë prej nesh nuk do të donte të përjetonte një histori të tillë, ndaj nuk duhet ta trajtojmë tjetrin siç ne nuk do donim të trajtoheshim.

Lexo edhe:

Don Xhoni i jep fund beqarisë? Reperi së shpejti drejt altarit
Videot intime, Monika Lubonja dorëzon padi ndaj Adi Hilës
Protestuesit i zunë pritë dhe e qëlluan me vezë, reagon gazetari Bledi Mane: Ishin 30 vetë, por unë nuk ia mbatha dhe u përballa!
Blerina Matraku reagon sërish: Unë nuk kërcënoj njeri, autoritetet të zbulojnë kush i ka regjistruar dhe shpërndarë videot

“Mua nuk më ka mbërritur ndonjë video në WhastApp, kjo për shkak se kam miq të mirë që nuk e panë të nevojshme që t’i shpërndajnë tek unë videot që u kishin ardhur. Jam mirënjohës për këtë. Por dua të them dy fjalë rreth këtij fenomeni të poshtërimit kolektiv të njerëzve. Çfarëdolloj gabimi paçin bërë këta njerëz, askush nuk e meriton që të poshtërohet, t’i asgjësohet dinjiteti dhe personaliteti, e aq më keq sepse kjo nuk na bën neve njerëz më të mirë. Nuk e bën shoqërinë më të shëndetshme, përkundrazi nëse ky kthehet në një sport kombëtar dhe ne marrim kënaqësi nga poshtërimi, shkelja, dhunimi i gjithçkaje te një person apo nga shkërmoqja e tyre.

Çfarë thotë kjo për ne? Çfarë na bën kjo ne të jemi? Sepse, mund të thotë dikush e meritojnë. Po kush është ai që e vendos se kush meriton dhe çfarë?! Dhe e kthejmë dinjitetin e njeriut në një monedhë pastaj që ne japim apo marrim siç na do qejfi. Jo, kjo nuk e bën shoqërinë më të mirë. Në qoftë se drejtësia kthehet në mizori, në mospasjen e mëshirës, atëherë kjo thotë se jemi duke shkuar drejt një shoqërie monstruoze që është e gatshme që ta përtypë e ta pështyjë çdo njeri, e që kënaqet kur njerëzit bien. Dhe kjo nuk është as shoqëria, e as bota ku duam të jetojmë. Duhet ta trajtojmë tjetrin ashtu siç duam të na trajtojnë të tjerët. Kaq!”, thekson Blendi Salaj.

Në të njëjtën linjë qëndron dhe Ori Nebiaj, e cila përgjatë reagimit të saj përveçse dënon shpërndarjen e pamjeve thekson se personi që e ka bërë i pari videon dhe të tjerët që e kanë shpërndarë gjerësisht duhet të dënohen me burg.

“NGA SKANDALI NE SPEKTAKEL

Që ne jemi një popull i frustruar seksualisht, kjo s’ka diskutim! Sa herë del një «skandal» me video intime, etja për t’i parë na zjen gjakun. Në fakt, skandali nuk është jeta intime e njerëzve. Skandali është thyerja e privatësisë së tyre dhe mënyra si ne i presim, i kërkojmë e i shpërndajmë ato pamje. Neveritëse.

Gra që mund të jenë filmuar në intimitet pa dëshirën e tyre. Burra ordinerë, fekale të shoqërisë, që realizojnë skenarë të tillë. Duhet të ketë përgjegjësi të qartë penale për këdo që provohet se filmon intimitetin e dikujt pa pëlqimin e tij dhe për këdo që i shpërndan ato pamje pa pëlqim. Ky është abuzim, jo argëtim.

Qejf i madh, histeri nëpër telefona, ndërsa videot kalojnë nga njëri te tjetri. Akoma na bën çudi që njerëzit kanë jetë intime.

Dalin çështje që ngrenë pyetje për abuzimin me pushtetin, shtetin dhe taksat tona, e megjithatë vëmendjen e harxhojmë te historitë rozë: me kë shkonte, kë kishte dashnore.

Dhe, si gjithmonë, fatura e turpit i shkon gruas së pari. Burri mund të jetë pjesë e së njëjtës histori, por ajo bëhet titulli, objekti i gjykimit dhe shënjestra e komenteve. Ky është morali ynë me dy standarde: kur duhet të kërkojmë llogari, bëhemi spektatorë; kur duhet të respektojmë privatësinë, bëhemi prokurorë.

Po e mbyll duke përmendur një emër, ADRIAN HILA. Çfarë perversiteti ordiner. Burg për këdo i ka shpërndarë videot, si dorë e parë e e si dorë e dytë.”, thekson në fjalën e saj Nebiaj.

Një tjetër reagim ka ardhur nga bota e showbizit shqiptar. ka qenë Luiz Ejlli ai që nuk e ka lënë p komentuar situatën në fjalë të cilën tërthorazi e ka ironizuar.

“Bie telefoni në mëngjes “Alo, Luiz Ejlli?”. Filani tha jam kompozitor, kam bërë një këngë fiks për ty! A po kalon pak te studioja ime dhe te shtëpia që ta dëgjosh?! A e lëmë te kafja poshtë i thashë se…. hë e kupton vetë ti… Prit e Zot.”, shprehet Luiz Ejlli në videon e postuar ditën e sotme në rrjet.

Blerina Matraku thyen heshtjen: Adi më tha se ishte i divorcuar, i kërkoj falje gruas dhe vajzave!
Shfaqet në videot e skandalit Hila, këngëtarja nga Kosova dorëzon kallzim në Policinë e Tiranës
Videot intime të personazheve publike, Agron Llakaj: Është jashtë çdo imagjinate, shumë e rëndë
Modelja Endi Demneri dhe Krenar Çoçaj bëhen prindër për herë të parë
Biseda me Monika Lubonjën, Ema Andrea zbulon gjendjen e aktores pas videove intime!
TAGGED:ADRIAN HILA

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Pse burrat nuk i gjejnë kurrë gjërat që kërkojnë?
Next Article Skandali i videove në showbiz, Luiz Ejlli bën reagimin e beftë

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruaja më e vjetër në botë, qeveria pension të posaçëm për nënë Qamilen
Sociale
October 7, 2026
Pas skandalit të vjedhjes së llogarive, Banka e Shqipërisë vendim urgjent ndaj Raiffeisen Bank!
Ekonomi
October 7, 2026
“Gjykata e Lartë kreu vepër penale” – Avokati i gjyqtarit Luan Daci: Gjykata Evropiane ka konstatuar shkeljen e nenit 7 të Konventës Evropiane
Aktualitet
October 7, 2026
Njihuni me parashikimin e motit për sot, sa do të jenë temperaturat
Moti
October 7, 2026

Lexo edhe:

Të famshëm

Agron Llakaj reagon për videot intime të Adi Hilës, zbulon detajin e çuditshëm

October 4, 2026
Tv Shows

Emri i emisionit të Luiz Ejllit ndez debat në rrjet: Live, por jo live?

October 3, 2026
Profili i Vipave

Eli Fara reagon për herë të parë për videot intime që u shpërndanë në rrjet

October 3, 2026
Të famshëm

Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm në një dasmë: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

October 3, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?