Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Akuzohet për trafik armësh dhe rrezikon 7-15 vite burg, gjykata pranon kërkesën e këngëtares Fjolla Morina
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Akuzohet për trafik armësh dhe rrezikon 7-15 vite burg, gjykata pranon kërkesën e këngëtares Fjolla Morina
Aktualitet

Akuzohet për trafik armësh dhe rrezikon 7-15 vite burg, gjykata pranon kërkesën e këngëtares Fjolla Morina

Last updated: March 11, 2021 20:35
4 Min Read
SHARE
Banner
Gjykata e Kukësit zhvilloi të enjten seancën e parë ndaj këngëtares Fjolla Morina, e akuzuar nga prokuroria për “trafik armësh”, pasi u kap me një pistoletë në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Çështja do të shqyrtohet nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Alma Ahmeti, me anëtarë gjyqtares Enkeleda Dalipi dhe Sami Ujkashi të gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë.

Në fillim të seancës, gjyqtarja Alma Ahmeti ka deklaruar mungesën e të akuzuarës Fjolla Morina, e cila ishte me masë sigurie arresti në shtëpi, por u largua nga vendi ku duhej të qëndronte dhe me gjasë ndodhet në Kosovë.

Morina, që rrezikon mbi bazë të akuzës nga 7 deri në 15 vjet burg, nuk u gjet nga policia në shtëpinë ku mbahej në ruajtje me masën e sigurisë arrest shtëpie më 20 janar të këtij viti. Vetë këngëtarja ka postuar në faqen e saj në Instagram video nga festa e ditëlindjes së të fejuarit të saj në 16 janar.

Pas arratisjes gjykata ndryshoi masën e sigurisë ndaj Morinës duke e caktuar atë me “arrest në burg”. Ndërkohë që policia e ka shpallur në kërkim pa mundur që ta ndalojë.
Në seancën e së enjtes është paraqitur avokatja e Fjolla Morines, Aurora Guska e cila ka paraqitur prokurën që e akuzuara e kishte pajisur për ta mbrojtur.

Prokurori i çështjes Edmond Kariqi ka lexuar para trupit gjykues rrethanat e ndalimit dhe më pas arrestimit të Fjolla Morines dhe dy personave që e shoqëronin, me 19 shtator të vitit kaluar. Pas leximit të akuzës, avokatja Aurora Guska ka kërkuar nga trupi gjykues që ndaj klientes saj të aplikohej gjykim i shkurtuar, pasi një kërkesë e tillë ishte bërë nga vetë e pandehura në seancën e gjyqit paraprak.

Trupi gjykues është tërhequr për të marrë vendimin dhe pas një konsultimi të shkurtër ka vendosur që të pranojë kërkesën e të akuzuarës për gjykim të shkurtuar. Ndërkohe pas këtij vendimi, prokurori Edmond Kariqi kërkoi kohë për t’u përgatitur për konkluzionet me shkrim, ku trupi gjykues vendosi që të shtyjë seancën me 19 mars për t’i dhënë kohë përfaqësuesit të akuzës për konkluzionet.

Këngëtarja nga Kosova u arrestua me 19 shtator të vitit kaluar bashkë më dy persona të tjerë, me të cilët po udhëtonte. Fitim Muji shoferi personal dhe miku i saj dhe tashmë bashkëshorti i Fjolla Morinës , biznesmeni nga Gjilani, Fisnik Syla. Sipas vendimit të ndërmjetëm të gjykatës së Kukësit të dhënë me 1 dhjetorit 2020, në të cilin u shqyrtua paraprakisht kërkesa për gjykimin e çështjes nga prokurori, Morina ka pranuar se arma dhe fishekët kanë qenë të sajat, duke shfajësuar të fejuarin Fisnik Sylaj dhe shoferin Fitim Muji.

Çështja ndaj Morinës mori kthesë serioze pasi gjykatësi, Florin Demollari që shqyrtoi paraprakisht dosjen ndaj saj, në të cilën Morina akuzohej fillimisht vetëm për “armëmbajtje pa leje”, ia ktheu atë prokurorisë duke arsyetuar se fakti ishte “cilësuar gabim”. Demollari, në vendimin për kthimin pas të akteve, arsyetoi se Morina duhej të ngarkohej me akuzën “trafikim të armëve dhe municioneve”.  /Birn/

Zjarri “rrethoi” Krujën, përmirësohet situata! Vetëm 2 vatra aktive
Sherr për një VAJZË! Zbardhet DËSHMIA e Kristjan Sterjos për vrasjen e 20-vjeçarit në Korçë
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Ish-deputeti socialist bëhet babai i një djali, pas dy vajzave
Influencer me diplomë, tashmë ky profesion është edhe degë studimi në Universitet
TAGGED:fjolla morina

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Shpërthimi në Tiranë, kush është prokurori që i vendosen tritol në makinë (Emri)
Next Article U tha që u pezullua nga “Përputhen”, Atdheu reagon ashpër dhe hedh poshtë pretendimet e produksionit: Ja çfarë ka ndodhur
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ekspertët e kuptojnë se lidhja juaj ka marrë fund vetëm nga ky veprim
Kuriozitete
August 12, 2026
Deri në fund të verës, këto 4 shenja do të kenë gjetur dashurinë e vërtetë
Horoskopi
August 12, 2026
Alaudin Hamiti nxjerr detaje për një nga banorët e edicionit të ri të Big Brother Vip Kosova
Tv Shows
August 12, 2026
“Nuk e di si do vazhdoj pa ty”, Messi thyen heshtjen pas humbjes së babait: Do i rris fëmijët siç bëre ti me mua, të dua!
Të famshëm
August 12, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

“Nuk pëlqejnë t’i lënë gjërat në dorë të fatit” – Këto dy shenja të zodiakut mendojnë gjithmonë disa hapa përpara

August 7, 2026
Aktualitet

Del foto e nënë e bir me origjinë shqiptare, që u aksidentuan për vdekje në Greqi. Ishin duke shkuar në punë

August 7, 2026
Aktualitet

The son of the Brunes Group Owner and three others allegedly fire gunshots from a Yacht in Palasë; Apprehended after a two-hour pursuit at sea

August 7, 2026
Ekonomi

Hakeruesi i Raiffeisen Bank, Eglind Mançja punonte tek Kredo.al, vuri në Linkedin foto të një personi tjetër

August 6, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?