Nga studiot e Top Channel, teksa përgatitet për sezonin e ri televiziv, Grida Duma ka mohuar akuzat se do të jetë pjesë e qeverisë Rama ne shtator.
“Ka ca ditë që më përflitet emri se do të jem pjesë e qeverisë Rama. Më kanë caktuar edhe pozicionin. Flini të qetë. Nuk kam ndërmend t’i marr vendin askujt”, shprehet Grida.
Reagimi i saj vjen pas lajmeve se Duma do të ishte pjesë e qeverisë Rama në pozicionin e zv/kryeministres.
Ajo mohon kategorikisht këtë fakt, duke theksuar se nëse ndonjehere do te rikthehet ne politike do te jete permes portes se saj, dhe askujt tjeter.
