Çdo vit, më 19 gusht, kremtohet Dita Botërore e Fotografisë për të nderuar artin, mjeshtërinë, shkencën dhe historinë e fotografisë.
Kjo ditë inkurajon fotografët nga e gjithë bota të publikojnë një fotografi të vetme që përmbledh botën e tyre.
Lloji i fotografisë që njohim sot e ka zanafillën në vitin 1839. Në atë kohë, Akademia Franceze e Shkencave njoftoi për procesin e dagerotipisë. Ndërsa më 19 gusht 1839 qeveria franceze bleu patentën për procesin e dagerotipisë. Qeveria franceze e quajti shpikjen e procesit të dagerotipisë një dhuratë falas për botën.
Më shumë se 40 vjet më vonë, në vitin 1884, George Eastman nga Rochester, Nju-Jork, e përmirësoi procesin e dagerotipisë. Ai e zëvendësoi pllakën e bakrit me një shtresë xhelatine të thatë mbi letër, të cilën e quajti film. Ky shpikje eliminoi nevojën që fotografët të mbanin me vete pllaka të rënda bakri dhe kimikate toksike. Në vitin 1888, Eastman krijoi kamerën Kodak. Kjo shpikje i mundësoi praktikisht kujtdo të bënte fotografi.
Me hovin e madh të fotografisë dixhitale, shumë njerëz nuk përdorin më filma në kamerat e tyre. Megjithatë, disa fotografë preferojnë të përdorin filmin në vend të fotografisë dixhitale.
