Prej ditësh në rrjetet sociale kanë qarkulluar aludime se Kiara Tito dhe Luiz Ejlli mund të jenë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Dyshimet u shtuan pas disa postimeve të çiftit, duke bërë që ndjekësit të ngrenë pikëpyetje për një shtatzëni të mundshme.
Por Kiara ka vendosur t’u japë fund aludimeve. Gjatë një “Ask” në Instagram, një prej ndjekësve e ka pyetur drejtpërdrejt për lajmet që po qarkullojnë, duke kërkuar të dijë nëse moderatorja është shtatzënë.
Përgjigjja e Kiarës ka qenë e shkurtër dhe e qartë: “Jo, nuk jam.”
Kështu, moderatorja ka mohuar publikisht zërat për një shtatzëni të dytë, duke lënë të kuptohet se për momentin familja e saj me Luizin dhe vajzën e tyre, Luna Mari, nuk po zgjerohet.
