Selin Bollati ka ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta pranë DJ Gimbos, duke treguar edhe një herë afërsinë që ruajnë pas përfundimit të aventurës së tyre në “Big Brother VIP Albania 5”.
Përmes disa postimeve në InstaStory, Selin ka publikuar fotografi me Gimbos, të shoqëruara me një dedikim të veçantë.
“Je shoku im i ngushtë”, shkroi ajo krahas një prej postimeve, duke nënvizuar raportin e afërt që kanë krijuar.

