Moderatorja e njohur, Elita Rudi, ka ndarë me ndjekësit një dedikim të veçantë për partnerin e saj, reperin Gjiko, me rastin e 10-vjetorit të lidhjes së tyre.
Përmes një postimi në Instagram, Elita ka publikuar disa fotografi dhe video të realizuara ndër vite, ku shfaqet së bashku me Gjikon në momente të ndryshme të marrëdhënies së tyre.
Krahas postimit, ajo ka zgjedhur një mesazh të shkurtër, por domethënës për partnerin e saj.
“10 vite më vonë, akoma personi im i preferuar”, shkroi Elita.

